6/30/2022

paskrupullt

Nje konstatim logjik qe kohe pas kohe e nxjer kur mendoj ne raste te caktuara per suksesin e disa individeve qe ia arrine ne kariere apo qe bejn pasuri, vije ne perfundim se personi i caktuar atributin kryesor qe e dallon prej shumices eshte fakti se ai eshte i paskrupullt ne rugetimin e arritjes se qellimit.

PASKRUPULLT, llogaritet ai qe nuk ndalet para asnje veprimi te padrejte apo te pamoralshem, qe nuk nguron te beje gjithcka pa e vrare ndergjegjja; i paturpshem. Ai qe shkel hapur çdo te drejte e norme morale, i ulet e i pandershem; i paturpshem. Ai qe jep deklarate e pa skrupull. Ai qe bene grabitje e paskrupull. Lufte e paskrupull. Shkelje e paskrupull, njeri i paskrupull. Fashist i paskrupull. Tiran i paskrupull, etj.

Pertej tentimit per elaborim te termit, me trishtues eshte realiteti eventual qe ndodhen ne proces, pra ai realiteti kur duhet te ia hash hakun puntorit nese je pundhenes, ai momenti kur duhet te tradhetojsh shokun, ortakun, klientin vetem e vetem se deshiron te mbash per vete profitin.

Ai realiteti kur nuk nguron te shpifish per moral me qellim te demntojsh familjen e rivalit, oponentit, konkurencen,  qe te diskreditojsh ata, me qellim te menjanimit te tyre nga rruga.

Ai realiteti i dhimbshem, kur ne proces merret vendim qe te eliminohet edhe fizikisht dikush, vetem e vetem pse deshirohet te pervetsohet teritori i arij, tregu i atij, publiku i atij, pasurija e atij, pozicioni i atij, etj.

Besoj se cdo kush nga neve ka degjuar minimum nga nje tregim i ndonje ngjarje qe paqyron kete konstatim. Kur dikush ka vrà edhe mysafirin per tia grabit pasurin. Ka shpif per shokun per te ia marr gruan. Ka trdhetuar vllaun per te ia marr hisen. Ka shpiunuar bashkeveprimtarin per tu vardis tek pushteti e sa e sa raste!

Per funde, paradoksalisht te njejti persona qe edhe nese e dime qe jane te paskrupullt, ndac nga friga ndac nga hatri, neve, vetit e tilla ua njohim si vyrtyte duke perfunduar kurdo kur do si kuraban i tyre.

6/29/2022

qibritash

Nuk e di a e keni edhe ju pershtypjen se disa edhe qibritashin kur e bojn e bojn me stil!? Me kujtohet para disa diteve qarkullonte nje video ku diku ne France policia kishte ndaluar e me pastaj i arstoj disa shqiptar dhe nje "viktime" qe luanin me kuti qibrtiti, ku kishin herre njonin per disa qinda euro!

Ganksta, perderisa i merrte ne pyetje polici frances, qibritashet me shume stil, te mbeshtetun per gardhi, shanin per robt dhe mijet e shpise policin frances, shqip! Sigurisht te motivuat per te marre hakun ndaj padretesise qe Franca i bene Maqedonise se Vériut dhe Shqiperise ne rrugen e integrimit Europjan, duke vendosur kushte extra!

Me siguri kesi lloj motivesh kane patur te gjithe qibritashet e shekullut te kaluar qe ne te gjithe metropolat e Jugosllavijës, po edhe lokallno, neper ploshtade, parqe, ura, bulevare, ka tre a kater rrotull, si mjeshter te tradites se lojes se filxhanit neper oda, duke thirre: "vara, dara, mara, kó nadze zara dopice para", kane luftuar per kauzen kunder padrejtesive qe populli yne ka vuajtur ne Jugosllavi.

Dikush undercover si qibritash aso kohe ka qene kodosh i UDB-se, dikusht i KOS-it e dikush si Robin Hood ka "vjedhe nga i pasuari qe ti jepe te varferit", ne kete raste ka marre nga "armiku" qe te financoj Levizjen!

Ka ndodh shpesh qe kane perfunduar ne burg, ku edhe kane kenduar si bilbil, edhe pas nje kohe jane rikthyer fuqishem me detyre, tani me me kravat dhe katllëk! ...vith stajll!

6/28/2022

vyrtyte

Te perpectojsh dhe te gjykojsh drejt, te kuptojsh dhe te vlersojsh si duhet, te veprojsh, te reagojsh dhe mos reagojsh si duhet, te gjitha keto realisht jane dhunti apo aftesi!

Mungesa e njeres apo edhe me shume, me automatizem nuk te bene te pa afte, apo edhe posedimi i te gjithave eventualisht, nuk te bene super te afte, por te dallojn!

Sic po ngjane shpesh, gjindemi ne situata ku duhet aplikuar njerin nga keto vyrtyte, ku duhet reaguar, gjykuar, vlersuar etj. Por reagimi pa vlersim te drejt, bene qe gjykimi te jete i gabuar, vlersim pa gjykim i drejt te bene qesharak, vlersimi qesharak te vendos ne dyshim aftesit e perceptimit te drejte dhe keshtu ne kete forme vendosesh nen rrethim te injorances, epshit, mendjemathsise apo inferioritetit, dhe gradualisht me kohen te pushtohet kalaja, apo thjesht te shembet integrieti.

Ne qoftese nuk jeni i vetedishem per kete, apo me keq, mendon se je i "afte" edhe pse je ne munges te vyrtyteve elementare te permendura me larte, ateher je rast ne vete, qe mund mos jesh vetem, ku thuajse askush nuk mund te te ndihmoj pervec se duke u larguar nga ti, sepse do te aplikoj detyrimisht gjykimin e drejt, duke te respektuat dhe duke te "lene i qete" ne injorancen tende.

Tinglon e gjeneralizuat kjo por aty jemi te gjithe, sepse keshtu thuajse jetojm cdo dite, ku detyrohemi te reagojm, dhe gjykohemi apo gjykojm per ate reagim. Rjedhimisht vlersojm dhe vlersohemi, dhe keshtu me radhe behemi hallke e nje zinxhiri i cili here mund te na jete i dobishem e here mund te lidhemi me ate duke na roberuar dhe ngujuar ne vend.

6/27/2022

llumpovanje

Rruges, ne vetur degjoj radio, ashtu spontanisht, ndrroj kanalet dhe qellon "radio" shqip! E lash te zhurmoj, kishte kenge shqipe! Per pak caste i zhutur ne mendime nuk i kushtoja vemendje kengeve, por ne nje moment ma terhoqi vemendjen refreni: "une e ti dy hapa ngat sa dy mije metra large" mbi 10 here e perseritur!

Fillova te mendoj, sa pa lidhje, vazhdoj teksti dhe degjoja edhe me tej dhe vije ne perfundim se eshte tekst i shkruar me shume gjase nga adoleshent!?

Pason kenga tjeter, e kendon nje kengetare, tingllon me ze serioz, llau-llou, pas pak e kuptoj se eshte duet, ze mashkulli, op, edhe kjo kenge dashurie, keng vuajtje, ndarje, edhe tap-rap, erdhen te kryesorja, ...si ta harrojn njeri tjetrin!?

Propozimi i vajzes, "ejani shok, te píme sonte, ta harroj"!!! Edhe ktu krisi mendimi, thash me vete, edhe kte keta tani, demek kengetaret, e kane marre prej kengeve serbe, te ashtuquajtura, kafanse pjesme, ku jane inspiruar nga Mile Kitici, Xhej Ramadanovski, apo deni tjeter, te cilet kendojn ashtu, kenge kurvaresh, kur qajne per grate apo burrat e huje, duke ngrit gotat me raki dhe duke llumpuvat tavolinat te ngushlluar nga konobaricat!

Tash ngelen ne imagjinaten e juaj ta kuptoji sa kopje e zbeht te jane keta kengetaret dhe piandurat tane qe modelin me te mire mund ta kene nje seljak i Shumadijës!?

6/26/2022

rruga

Ne ecjen apo ngjitjen e sotme deri tek Proj Telle rruges ne nje moment reflektoja per konceptin e "rruges"! Sa e thjesht por sa e rendesishme per njerzine.

Egzistimi i rruges te shkelur para nesh sa demethenese qe ishte, ndjekja e saj ishte vitale, devijumi nga rruga mund te ishte fatal.

Edhe pse i egzagjeruar ky konstatim por nuk eshte large realitetit. Kete ne caste konkrete e dine shume mire ata qe jane ne rrugen e duhur edhe me keq ata qe e humbin reugen.

Kete e dina ata qe ecin apo ngasin makinen ne nje rruge te rregulluar edhe me keq e dine edhe ata qe edhe sote e kesaj dite i kane rruget me gropa.

Kete e dine edhe ata qe deshirojn kur percjellin dikend me "rruge te mbare" po edhe ata qe urojn me "mire metçi"! 

Kete koncept e larteson edhe vete Zoti, kur na keshillon te qendrojm ne rrugen e hajrit, edhe kur na qorton se rruga e gabuar na çone ne humbje!

6/25/2022

trik i vjete

Kur vejn dikush edhe e vertiten muhabetin dhe disi done te me tregoj, apo te me binden se une "jame njeri i mire", menjeher e diktoj se done te ma boj deni trik!

Kjo metode eshte e sofistikume, ku tjetrin e merr me te mire edhe disi deshiron ta perfitojsh besimin e ati, qe me pastaj ta kindapojsh ne proces dhe kur me ne funde ta bejsh "per vete" e vendon per muri edhe fillon edhe i kerkon dicka apo i vendon kushte! Trik i vjeter!

Apo edhe nje trik tjeter e perdorin, kur mundojn te te injorojn qe te te nxisin qe instiktivisht "tu vardisesh" apo te tentojsh te ua terhjekish vemendej, qe me pastaj kur te kene situaten ne favor te tyre ateher fillojn "invazionin" dhe implementojn strategjin e dominimit dhe potencialisht bulizmin qe te te nenshtrojn.

Pra, ka shume trika, qasje ne raportet ndepersonale, qe edhe pse mund te shoqerohen me fjale te mira, me buzeqeshje, fjale dashamiresije, qellimin e fundit mund ta kene jo edhe aq te mire dhe besnik sa qe mund te duken.

6/24/2022

stoik

Filozofia e adaptimit te nje menyre te te jetuarit kù mirqenja dhe lumturia arrihen nga manifestimi i etikes tek vyrtytet qe posedojm, do te siguronte nje qendres dinjitoze ndaj sfidave te jestes nga njera ane ndersa nga ana tjeter i gjithe procesi edhe mund te te siguronte nje ndjene kenaqesie qe rrjedhimisht edhe do te na bente te lumtur edhe me te forte.

Ne esenc kjo eshte edhe baza e mesimit qe e meson stoicizmi! Nga ku edhe derivojn nocionet e rezistences stoike, qendrimit stoik etj.

Gjithe kjo njeriun e meson qe vyrtytet e veta qe i posedon ti harmonizon me natyren, apo ajo qe quhet "logjet e natyres" apo sjellje te natyrshme, duku adoptuar qasje fer apo sjellje adekuate ndaj natyrshmerise duke e shkri veten ne situat, ku konform ambientit adapton vyrytin, sjelljen!

Aty ku eshte situata e ashper, adapton ashpersin, aty ku shtyhesh, shtyn, aty ku pranohesh, pranon, aty ku goditesh, godite, e te tjera skenar. Kjo nenkupton qe mrojtja eshte pergjigje etike ndaj sulmit, injorimi do te ishte pergjigje etike kur injorohesh, buzeqeshja do te ishte sjellje etike daj ati qe para teje buzeqesh etj.

Por, praktika e deshmon shpesh here te kunderten. Mungesa e qendreses stoike prodhon, dhe arsyeton servilizmin, shkakton dorzim, stimulon shtypje dhe epsh per dominim, stimulon tradheti principesh dhe munges etike ne raportet njerzore dhe gjate kominikimit nderpersonale etj.

 

6/23/2022

ngecje

Balkani i Hapur, Balkan Perendimor, lufa, integrimi, fillimi i biseneimeve, negociata, viza, Kosova, pro ruse,, Kovacevski, veto, Bulgaria, Nato, kindapim, Edi Rama, propozimi, frances, ndryshimi i emrit, Maqedonia, Albania, liberalizin, diskriminim, fiasko!

Do te ishin keto keywords-at e dites se sotme ne edicionet e lajmeve! Deklarata e Edi Rames gjithashtu beni bujen kur tha: "Eshte e turpshme kur shikon se si nje antare e NATO-s ka kindapiar dy shtete tjera antareve te NATO-s, e si shtete tjera shikojn sehir"!?

Katastrof, negecje! Frustrime.

Por sidoqoft, me poshte e kene fjalimin e plote, integral te Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani te bere ne sote, 23 qershor, ne takimin e liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ne Bruksel:

"Shkëlqesi,
Të nderuar kolegë,

Kontinenti ynë është në një gjendje të jashtëzakonshme, kështu që nuk do të humbas shumë kohë për të arritur te pika kryesore. Ukraina është nën rrethim, me vlerat, liritë dhe mënyrën e saj të jetesës nën sulm. Ky është një sulm edhe ndaj nesh.

Dhe nëse dikush mendon se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Evropë është i mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, më duhet t’u them, si dikush që e ka përjetuar anën më të errët të luftës dhe shkatërrimit, se kjo nuk është e mundur.

Nuk kam ardhur këtu për deklarata boshe politike, por me qëllimet më të mira për të folur për pasojat për të gjithë kontinentin tonë poqëse integrimi i Ballkanit Perëndimor do të vonohej më tej.

Lufta në Ukrainë shënon më shumë se një pikë kthese për kontinentin tonë. Ajo ka ripërcaktuar të ardhmen tonë. Ajo duhet të jetë një shtysë për veprim të përshpejtuar nga BE-ja, ndaj atyre shteteve që synojnë të anëtarësohen, dhe më e rëndësishmja, atyre shteteve që përkasin këtu.

Ka shumë dimensione të asaj që po ndodh në Ukrainë që ndryshojnë nga rasti i Kosovës, por në fund të fundit, mendoj se janë dy gjëra që vërtet nxjerrin në pah ngjashmëritë e përvojave tona. Së pari dhe më kryesorja është vuajtja e jashtëzakonshme njerëzore, përballë një lufte brutale gjenocidale kundër një populli liridashës. Dhe e dyta është mbështetja nga bashkësia ndërkombëtare. Uniteti juaj sot më kujton vendosmërinë e komunitetit ndërkombëtar për të ardhur në shpëtimin tonë në vitin 1999.

Populli i Kosovës e di se si është të luftosh edhe kur fitorja mund të duket e pamundur, ndaj për këtë arsye ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës sot, si ndër vendet e para që u bashkuan me sanksione kundër Rusisë dhe ofruam mbështetjen tonë për refugjatët.

Ka një rrugë për në Moskë dhe një rrugë për në Bruksel - këto rrugë nuk kryqëzohen dhe janë më larg se kurrë. Nga ky këndvështrim, satelitët rusë në rajonin tonë nuk duhet të tolerohen e aq më pak të akomodohen.

23- vjet pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, Kosova është një demokraci dinamike dhe që kur institucionet tona të reja morën detyrën pranverën e kaluar, ne kemi forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike.

Të nderuar kolegë,

Politika fillon dhe mbaron tek njerëzit. Prandaj edhe jam e vendosur që jo vetëm ta përfaqësoj më së miri zërin e qytetarëve të mi këtu sot, por edhe të siguroj që ne ta përmirësojmë jetën e tyre për më mirë.

Pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm, populli i Kosovës dëshiron më shumë mundësi dhe përparim. Ata dëshirojnë një regjim pa viza, për të parë, ndjerë dhe përjetuar Evropën.

Dua të flas sërish këtu për rëndësinë e jashtëzakonshme të liberalizimit të vizave, me shpresën se këtë herë vërtetë, do të na dëgjoni. 

Kjo thjesht ka shkuar shumë larg. Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë.

Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit.

Për t'i vënë gjërat në perspektivë, ka liberalizim të vizave për vendet e largëta si Venezuela, por qytetarët e Kosovës që jetojnë në një distancë të shkurtër me makinë, që jetojnë në fqinjësinë tuaj, nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Kjo është një padrejtësi e madhe. Kosova ka bërë pjesën e saj, tani është radha juaj.

Vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme. Por vlerat në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, jo vetëm rezultojnë të jenë politikisht të paqëndrueshme dhe të pambrojtura, por edhe vetë këto vlera rrezikojnë të zhvleftësohen.

Mosintegrimi i vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur ndaj akterëve dhe kërcënimeve malinje.
 
Besoj se të gjithë që janë ulur këtu e mbajnë mend qartë dhe pajtohen se anëtarësimi i Kroacisë dhe Sllovenisë në BE vetëm sa e forcoi pozitën e BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë në NATO vetëm sa e forcoi paqen dhe stabilitetin rajonal, nuk e dobësoi atë.

Kosova nuk është vetëm në cep të Evropës. Ajo është dhe do të jetë gjithmonë në zemër të Evropës. Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës - dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë.

Pavendosmëria e Bashkimit Evropian ndaj rajonit tonë do të krijonte mundësi për Rusinë, diçka që asnjë lider i arsyeshëm në këtë sallë nuk duhet ta dëshironte. Kjo pavendosmëri gjithashtu do të çonte në zhgënjimin e qytetarëve, gjë që do t’i lejonte Rusisë të përforcojë narrativën e saj.

Ne llogarisim në udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj.  Ne kurrë nuk do të largohemi nga rruga jonë euro-atlantike.  Ne kurrë nuk kemi shikuar në drejtim tjetër dhe kurrë nuk do ta bëjmë.

Është koha për vendime të guximshme, e jo për gjysmë hapa, për sa i përket integrimit. Kosova dhe vendet demokratike të Ballkanit Perëndimor meritojnë më mirë. Ne jemi këtu përkrah jush dhe jemi pjesë e kësaj familjeje. Na leni të hyjmë brenda!

Ju faleminderit!"

Nese arrite ta lexojsh deri ne fund, halla u qofte.


6/22/2022

praptim i teorive

Nikolo Makiaveli ka thone, parafrazoj ne interpretim i lire: "gjithmon kur hyne ne garen politike bene koalicione, nese fiton do te ndajsh fitoren me aleatin, nese humb nuk do te jeshe i vetmuar si humbes"!

Ne politikberjen e kohes moderne, teorit e Makiavelit thuajse i gjene ne cdo veprim te aktoreve politik ne vend. Edhe pse dyshoj se te gjithe veprimet behen si efekt i ndonje studimi te Makiavelit prap se prape zabatimi i metodave dhe intrigave behet sipas teorive te Makiavelit, madje ndoshta si koincidenc.

Si per shembull, teori qe me kujtohen tash per tash e qe i identifikojm ne perditshmeri se si zbatohen nga autoriteti : "... te te frigohen eshte me mire se te te duan!", "... ai qe deshiron te udheheq, duhet te dije te jep urdhra!", "...ai qe ka pushtet gjithmon eshte ne te drejt, ai qe eshte i dobet gjithmon eshte gabim", "... eshte me mire te jesh me vyrtite se sa me fate"! Pra kur shikon rreth e rrotull dhe nese ngjane qe te keshe pune me autoritetin i hasen keto veprime, thuajse si me manula i dalur nga ndonje studim i Makiavelit.

Apo dhe vete Makiaveli ne shekullin 15 i ka hasur keto veprime dhe me vone eshte ulur edhe i ka shkruajtur ne kruevepren e atij "il Principe", apo sic perkthehet tek neve "Sundimtari", ku detalisht pershkruam se si "duhet" te sillet "sundimtari" qe te jete i sukseseshme gjate sundimit te tije.

Per fund, shume nga teorite qe i njohi dhe i pranoj si "formula" te sukseseshme ne politikberje, gjykoj se nuk duhet zbatuar te gjitha pershkak se si te tilla te ofrojen suksese ne terme afat shkurte dhe rezultojn te te siguroj vend ne histori, por vetem si shembull i keqe. E kunderta do te ishte me e mire dhe me e shendosh si per "sundimtarin" ashtu edhe per "qytetarin": 

Te te duan eshte me mire se te te frigohen!
Duhet te japesh urdhra per te zbatuar drejtsi!
Vyrtytet duhet konsideruar fate i madhe!
Nese nuk jeni i drejt edhe pse je ne pushte, je gabim!

Ishte ky nje tentim te praptoj teorit e Makiavelit at hoc, me qellim te nenkuptohet se mjafton te vendosish qellimin e mire te veprimit, nijetin, atehere teoretizimi apo formulimi formal behet i pa rendesishem, ndersa veprimi behet fisnik e Ty Zoti te sjell rrotull plot shoke besnik, dhe ke gjasa te medha te jeshe sundimtar i drjet i pasuar dhe i dashur!

6/21/2022

mindset

Ajo thenja "trajnoje vetene qe ne cdo situat te shikojsh dicka te mire" mund edhe te na sherbej nese me te vertet e bejm, apo trajnojm veten.

E besoj se cdo situat ne vete e permban edhe anen e mire, veteme se duhet ta gjejm aty. Kjo duhet te jete dicka e ngjame me ato fotografit misterioze (iluzione) ku na sugjerojet se ne te njejten fotografi mund te shikojsh dy motive te ndryshme, varsisht si fokusohesh.

Ka nje fotografi qe qarkullon ne internet, ku munde te shikojsh nje vajze te re dhe nese ndryshon fokusin mund te shikojn nje plak tek e njejta fotografi. Eshte kjo nje fotografi e popullarizuar, me te cilen sfidon vezhguesin me pyetjen, "cka shikon me pare, vajzen a plaken!?"

Edhe eshte shume interesant momenti apo ndjenja kur me te vertet pasi qe ndryshon perpeceptimin, tek e njejta pamje shikon dicka tjeter nga ajo qe me te paren ke verejtur.

Besoj keshtu duhet te jete edhe me situatat tjera. Ndoshta nese ndryshojm qasjen te situata qe na duket se qendron problemi, ndoshta aty eshte zgjidhja.

6/20/2022

admirim, shijim, bukuri

Dje nje dite e mrekullueshme, shetitje ne natyre, ngjitje, zbritje, pushim, admirim, shijim, bukuri! Nje organizim i shkelqyeshem nga Shoqata e Bjeshkatareve "Nivishta" e Gostivarit! Perplot vizitor, mysafire dhe shoqata tjera si motra! 

Nje shteg ideal per shetitje verore, vecmas per kete periudhe kohore, kur lulezimi i luleve dhe barnave eshte ne kulmin e vete, kur freskia e pranveres se vonshme shperndan gjithandej aromen e çajrave dhe barnave tjere duke te "perbi" miresia, shendeti dhe energjia e paster burimore.

Skishte se si mund te ishte me mire se sa te vizitohet Verbgjani ne kete periudhe kohore! Nje shteg ideal, i cilesuar i mesatar per nga "veshtersia" e terenit, idela per nga pamjet dhe optimal per nga kushtet qe ofrohen, i rahatshen per ujin qe eshte prezent gjate gjith shtegut ne distance optimale qe vizitori mos ngele pa uje si dhe aq per terenin e hapur i nevojshen per ekspozumin ne diell dhe hapsirat e pyllezuara qe sherbejn per ngjitje dhe fresikm nen hijet e drujve qe shkarkojn nga larte vetem shendet per vizitoret.

Sic e thash, mrekulli ne kuptimin e plote te fjales! Nuk mungonte hareja ne fytyrtat e atyre qe me vetedije ishin aty per tu kenaqur as e atyre qe per te paren here vizitonin kete shtege edhe pse pak te lodhur.

Duke mos harruar te permendi shoqerimon me njerez te mire per gjate gjith shtegut, sic edhe bene vaki, duke bashkebiseduar her me njerin e here me tjetein, duke percu energji pozitive, entuziazem dhe harmoni mes veti, qe behej nje vlere e shtuar e gjithe keti evenimenti.

Falenderime pa funde shkojn per organizatorin, ne fakte per gjithe ekipin qe u perkujdes qe gjithcka te shkojn si me mire, si per guiden, per rendin, per sherbimin e ushqimit pas kthimit per mysafiret, per te gjitha. FALIMENDERIT!

6/19/2022

vendim

Disa pune kerkojn pergaditje per sfida maratonike, e disa tjera kerkojn sprint. Disa kerkojn durim, urtesi, shkathtesi, strategji, e disa tjera kerkojn vendimarje aty per aty, instant, flash.

Ne asnje rast thuajse nuk eshte e paralajmeruar se si duhet vepruar, por thjesht duhet urtesi, intelegjenc qe gjykimi te jete i drejt, kur te veprojsh me durim dhe maturi e kur me prerje konkrete.

Kjo nuk eshte e leht, kerkon dije, guxim, besim dhe meshire Hyjnore! Kerkon qellimi te jete i paster, veprimi te jete i denje, kerkon bindje dhe ideal qe fundi apo rezultati te jete i hajrit.

Tamam si maratonisti i cili me hapin e pare te thjesh e fillon vrapin 42 kilometra me qellim qe te arrin tek caku, por edhe sprinteri qe cakun e ka larg 100 metra me qellim te arrin i parai dhe mundsisht nen 10 sekonda! 

Te dy kategori, por edhe te gjithe te tjerat ndermjet, nje jete te tere pergaditen qe te ia dalin, luftojn me veten qe te marrin vendime dhe veprime te duhura edhe i dalin me sukses, disa, e disa te tjere nuk ia dalin, dhe te gjith nuk ndalen, vazhdojn!


6/18/2022

Huti!

Legjenda thot se Huti dikur eshte llogaritur nga shpendet me fisnik, bile me fisniku, per nga karakteri, heroizmi, fisnikria!

Per te gjithe atributet e larta qe ka poseduar edhe te njejtat i ka manifestuat, ati i eshte njoh statusi i me i larte nder te gjithe shpezet, bile edhe jane urdheruat te gjithe shpendlzet tjere ti bejn nderim atij.

Hutit i jane caktuar nga nje lloj i zogjeve qe te jene sherbetor te atij. Huti per nje kohe kà shijuar privilegjionet, e ka shfrytezuar sherbimin e zogjeve, eshte rahatuar sa qe eshte humbur ne luksin, me ate dhe ka haruar fisnikrin.

I bezdisur, Huti i hutuar nga privilegjet, nje dite kur zogu i ka ardhur ti sherbej si zakonisht, Huti zogun e ka dhunuar, e ka abuzuar seksulaisht, eshte turperuar, eshte korit, ka humbur fisnikrin Huti, pas ckahit ç'nderohet, dhe mallkohet.

Hutit i eshte marre fytyra, eshte mallkuar qe diten ai mos kete fytyr te del, ka humbur cdo gje kur ka humbur moralin, kur ka humbur fisnikrin. Qe ateher soji i ati vetem naten shfaqet duke thurue ku-ku, ku-ku vaje.

Pas qe Huti peson ç'nderimin vendine atij e mere Shqiponja krenare, fisnike, e pa trembur, me dinjitet, pa kompromis ne moral, e vetmuar diku larte, afer vlerave, ...duke iu trembur edhe çakejet

6/17/2022

Fort Ontario

Ka kohe qe mendohem te shkruaj per Fort Ontario, fortesa e Ujqive te Ontarios, te udhehequr nga Komandanti Mark! Mund te paragjykoj se shume pak veta mund menjehere me te permendur Komandantin Mark, apo Ontarion te iu shkoj mendja drejt tek Fortesa Ontario. 

Edhe ti qe lexon, dyshoj se e ke ndonje ide per cka e kam fjalen deri tani. Jo se ke faj ti, por me gjas je nga ata qe nuk ke lexuar stripa, aq ne ma pak se ke lexuar stripat e Komandantit Mark!?

Per mos e zgjat, behet fjal per nje Fortifikat e imagjinuar qe eshte e ngritur ne nje ishull i vogel ne liqenin Ontario qe shtrihet ne teritoret veriore te Amerikes apo ne anen jugore te Kanadas, ku eshte ngritur e gjith legjenda e veprimtarise se Komandantit Mark me Ujqit e tij ne luften per lirimin e Amerikes nga Kolonizimi Anglez gjate Revolucionit Amerikan ne dekaden e 8 te shekullit 18.

Nje fortifikat simpatike ku per gjate gjithe sages te Komandantit Mark kane nodhur plote incidente, batuta, rezistence, urejtje dhe dashuri, grindje dhe harmoni ne mese te Mister Bluf, Hutit Mjeran qenushit Flok, zonjushes Bettibdhe Markut si dhe shume intriga ne mes te miqeve dhe armiqeve apo besnikri e krenari  dhe heroizem te pa fund nga Ujqit!

Per gajt gjith sages me 281 numra apo tregime dhe dhjetra edicione speciale, Forti Ontario eshte vizatuar nga thuajse te gjithe kendet e mundeshme, nga brenda dhe nga jashte. Edhe eshte pershkruar me detale obori, ndertesat, dhe cdo i apasionuar ne koke thuajse e ka te kompletuar ne 3D dhe me siguri ne imagjinatet e tij shetit dhe e viziton sa here i kujtohet kete vend sa i imagjinuar ne realitet aq real ne imagjinate.

6/16/2022

n'terezi

"I ka punet n'terezi", "per peni i shkojn punet", "e ka sell", "i ka bó drute" e te tjera shprehje perdoren kur vlersojm se dikush ia del me mejeshtri ti organizoj punet, apo ka sukses ne menaxhimin e puneve, sfidave dhe problemeve te veta.

Kesi lloj metaforash nuk jane edhe aq te rastesishme. Shumica edhe nuk e dine si ta sellin nivelin, nuk dine ta perdorin vagresin, as allafatin, bile nuk dine as penin ta hekin nga pika te pika. Pra kush din ta mbaj nivelin, ta hjek penin, ai ne fak mire e siell dyshemen edhe tavanin.

Tani, do thonit ju, "po sot llaseri kryn pune", "metra digjitale ndihmon", edhe une do pajtohesha ama ne te njejten kohe edhe do kerkoja edhe ti te pajtohesh se kjo i bie te "mendojsh me mendjen e tjeterkujt", te vrapojsh tjeterkush te ti sjell pune ty n'terezi, duke mos harruar se ai tjetri prioritet e ka veten e ti duhet ta pagujsh, edhe pastej hec e merre vesh se kush kujt ia sjell punet n'terezi edhe kush kujt i shkon per peni!?

Gjith kjo do te nenkuptonte, qe nese nuk i posedojm disa nga shkathtesit elementare, qe do te konsideroheshin njohuri bazkie per te gjet nivelin, per te mate distancen, per te ndjek penin, zor se sillen punet ashtu sic duam.

Per fund, me ja vú penin keti muhabeti, edhe me e pá me bish te synit, ashtu duke e shtrembu koken prej te qoshi, pale si del! Prandaj e lejm me kaq, se "ketu do vine komodina, edhe do ta mbuloj, nuk duket"! 

6/15/2022

inspirejshen

Ndonjehere nder mend me shkon, mos vall kam ndonje hobi, apo pasion i cili edhe mund te jete i kot, i pa arsyeshem, i pa dobishem, madje edhe i demshen, mos vall!?

Sepse e di vete se dalldisi ndonjehere mbas ndenje gjeje tek e cila ndoshta e investoj kohen me shume se sa qe duhet, ndoshta edhe matrialisht harxhohem me teper, ndoshta edhe u mare nga e drejta qe do tu takonte te tjereve e qe do ta meritonin me shume kohen dhe dedikimin, ndoshta!?

Sidoqoft, konsideroj se gjith kohen mundohem te jeme i balansuar edhe pse e di se kjo nuk ndodhe ne cdo moment, e di se ne shume raste teprohet dhe per ironi gjinden nje mije e nje arsyje per ta arsyetuar veprimin edhe pse ashiqare mund te shihet se eshte e tepert, se eshte ndoshta gabim.  

Ja edhe ketu mund ta theme se edhe perskaj shume hobi-ve dhe pasioneve jane shume me shume hobi dhe pasione qe nuk i kame ne listen e atyre qe i bej as qe do ti beja. Por ka nga ata qe do doja ti bej por qe nuk jame aty, se nuk mund te ia ofroj vetes as fizikisht as matrialisht.

Por ajo qe kohe pas kohe me relakson dhe me shkarkon nga "faji" eventual eshte kur shikoj burra te medhej se si shetitin qen te vegjel, apo me sakt kur shikoj se si nje qeni i vogel si zevzek vrapon perpara me gjuhen jasht perpara e ky burri i madhe detyrohet te vrapoj pas qenit,  thuajse sun e mbane!?

Edhe, per paradoks keta burra me behen inspirim qe te vazhdoj ters edhe une me tutje me pasionet e mia, duke i then vetes "ka edhe me n'zor", "hallall hé burre" dhe filloj ta zbuti, "per shije nuk diskutohet", "pasion e ká", "e kuptoj", "vazhdojm"!  

6/14/2022

burgi zi

Degjoj te Lajmet: "... prokuroria ka kerkuar nga organet e rendit, te bastisin qelite e burgut ne Shkup, nen dyshimin se te burgosurit posedojn matriale te kundeligjeshme!"

Nen urdherin e Prokurorise, Organet e Rendit kishin bastisur qelite e burgut, 25 sosh, dhe tek te burgosurit kishine gjetur, "para (me teper se sa eshte e lejuar), telefona cellular, kompjuter, droge dhe substanca te tjera nakotike"!

E para gje qe me shkoj ndermend eshte se, valle si kjo praktike eshte toleruar me heret dhe cila munde te jete arsyja qe ky akcion tani te realizohet!?

E dyta, ku eshte problemi nese i burgosuri posedon me teper para, edhe pse mund ta kuptoje qe regullorja mund te kete vendosur limite te arsyeshem per kete çeshtje!?

E treta, vall si eshte kontrabanduar droga ne qelit e burgurt, edhe pse per kete dilem pergjigjen e gjej tek shume filma qe kam shikuar ne te kaluaren!?

E katerta, kur ua kane gjete te burgosurve keto "gjesende" kundervajtese si kane reaguar, cilen gje te paren kane tentuar ta fshehin, e qe e kane kosideruar te rendesishme te vazhdojn ta posedojn, gjegjesisht te mos u konfiskohet! Apo me konkret para ckahit organet e rendit kane mbyll syte si akt human!?

E pesta dhe e fundit, sa mund te kene qeshur te burgosurt, kur u kane thone "za ova ke odite u zatvor" ("per kete mund te shkoni ne burg") pasi qe e kane konstatura se kane kryer veper penale, posedim te substancave narkotike, dhe gjesendeve ne kundeshtim me ligjin, duke qene tani me veç ne burg!?

6/13/2022

matje

Keto dite qarkullojn ne publik rezultatet te sondazheve te ndryshme te ndonje ankete qe mund te jete bere dikund nga dikush! Konkretisht nuk do te isha ndal ne ndonje matje, por do te doja te shprehi piKpamjen mbi sondazhet, statistikat, anketat etj.

Sidoqoft qe ta quajm, anketat jane vegel matese e mire per te mate opinionin per nje çeshtje te caktuar ne nje kohe te caktuar. Rezultatet qe dali nga tao matje dhe staristikat qe ndertohen mund dhe duhet te jene te dobishme, sidomos nese ata rezultate jane reale dhe nese matja eshte bere objektive.

Besoj shumica e dine se egzistojn disa metodat per realizimin e matjes te opinionit dhe se per keto egzistojn edhe ekipe expertesh te cilet pershtatin metodat dhe mjetet per te realizuar nje matje objektive dhe reale qe ne funde te jete edhe e dobishme.

Anketat mund te jene edhe te porosituar nga subjekte te ndryshme per qellime te ndryshme, varesisht objekrivit, synimit dhe target grupit qe eshte i rendesishem, qoft si opinon apo si objekt studimi.

Matjet sic e thame mund te jene shume reale dhe objektive por mund te jene edhe te ndreqme dhe fiktive! Prandaj kredibiliteti i realizuesit eshte gjithmon faktori i pare i cili mate besueshmerin e rezultateve.

Qellimi eventuel i nje ankete fiktive mund te jete per efekt propagandistik dhe per qellim te nxitjes se debatit dhe reagimit te opinionit qe me pastaj te mobilizohet opinioni publik dhe eventualisht ti neshtrohet nje ankete te re e cila do jete me masovike, me reale dhe perfundimisht me e dobishme per palen e interesuar!

Por gjith keto teknika edhe metoda edhe mund te vlejn ne nje shoqeri ku orientimi dhe veprimi jane ne rrjedhe te vazhdueshme, por jo edhe aq ne nje shoqeri (individ) e cile mendon me mendjen e tjeterkujt dhe opinionin e ndrron apone orienton varsisht interesit.

6/12/2022

qendro

E lexova nje thene qe realisht vetedison dhe duhet te ngre moralin e gjithesecilit qe gjendet ne situat kur i vetem duhet te shty perpara procese, projekte apo cfardolloj angazhimi, ku thuhet: "Qendor vetem deri atehere kur Allahu do te dergoj dikend te qendroj me ty"!

Ne kesi lloj situata gjindet ai i cili ka bindje te caktur per nje ideal te cktuar, ne kesi situate gjindet ai i cili barten mbi supe pergjegjesin e familjes, pavarsisht moshen ose rethant! Ne kesi situate gjindet ai i cili ne proces e siper eshte zhgenjy apo me keqe eshte tradhetuar nga ata qe u ka besuar.

Cfar mund ta bej njeriun te perfundoj i vetmuar, apo sic e tham, te qendroj vetem!? Kjo mund te ndodhe si sprove ne raste te cktuara, thjesht "nuk i shkon" te gjeje bashkeudhetar, bashkemendimtar apo bashkeveprimtare. Ka raste edhe te kunderta, e fillon veprimin me shume shoke, por ne nederkohe, dikund e gabon, ndoshta nuk vepron, apo vepron keq. Ne kete dy raste pendimi, durimi dhe lutja do duhej te ishin masat qe duhet marre, ndersa ne rastin kur mund padrejtesisht te jeshe i nenvlersuar apo i keqekupruar, dhe sic permendem i shmangur, zhgenjyer apo tradhetuar, ateher vjen ne shprehje keshilla e permendura me larte dhe do funksionoj pa dyshim, ateher duhet ta dime kur duhet duruar, kur duhet qendruar, edhe pse i vetem, pra duhet qendruar deri sa Allahu i Lartesuar te dergoj dikend qe te qendroj me Ty, e kjo nuk ka mundesi mos ndodhe nese jemi te e verteta, te e drejta, jasht hiles. 

Pra duhet qendruar, duhet pranur ndihemen per me fitu! Atehere duhet ndar frutat e suksesit dhe duhet dhene mirenjohje mikut dhe falemenderim Zotit.

6/11/2022

batuta

Batura e Edi Rames ne momentin kur Kancelarit te Gjermanise i prezentohen nga ana e shoqeruesit qe para vetes ka Kryeministin e Maqedonise se Veriut dhe Kryeministrin e Shqiperise, kur nderhyne Edi Rama duke teguar me gisht tek Kovacevski dhe me sarkazem shton duke thene "...future West Bulgaria!" (ne te ardhmen Bulgaria Perendimore!), ishte nje batut e tharet, te cilen opinioni maqedonas e mori si te idhet, ne fakt!

Po lexoj gjetiu se si iu trazuan shpirtat nacionalisteve maqedonas, te cilet cuditrisht nuk merren me Ramen qe beri batuten, ndoshta edhe pse e kuptuan humorin edhe pse cinik, por merren me Kryeministrin e Maqedonis se Veriut Dimitar Kovacevski, i cile me te qeshura e morri batuten, por komentatoret nuk ndalin te sharat dhe ofendimet, duke shpallur 'tradhetar" dhe "jeshil"!

Ajo qe me beri qe per nje cast te reflektoj ishte fakti se si nje shaka e tille per qarqe diplomatike dhe efekt protokolar nuk do te tolerohej kurre, por nonshalanca e Edi Rames, si rrufe shperfaqi nje "bindje" te thelle qe te gjithe ndoshta e mendojn pa zë!

A eshte kjo "dekonspirim" i nje "komploti" qe po i kurdiset Maqedonise, do te pyeten tani me tane kohen nacionalistet Maqedonas. A e tha Edi Rama ate qe e di ose ate qe e dó!? Dilema e dilema! 

Opozita me siguri do ta ekspolatoj kete moment deri ne skajshmeri per per ta godituar Kovacevskin dhe LSDM-ne. Do te akuzoj shqiptaret per vec pse jane gjall, a mes veti me meze dhe raki do ta zgjedhin ceshtjen!

6/10/2022

lidhja

Sot para 144 viteve ne Prizren me 10 qershor vitin 1878 filloj punimet ajo qe me pastaj njihet si Beslidhja Shqiptare ose Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Konteksti historik korespondon me ngjarjet e asokoheshne kur Perandoria Osmane humbiste luftrat dhe teritori i saj ne Balkan synohej te pushtohet nga elemeti sllavo-ortodok, serbo-malazez dhe grek, ku si pasoj pupulli i cili do ta pesonte me se shumiti ishin shqiptaret.

Si rrjedhoj e ngjarjeve, shqiptaret te gjetur para ketyre aspiratave hegjenoniste dhe shoviniste u detyruan te mobilizohen per te ndermare veprim konkret qe te mbrojn tokat nga agresori i cili vec me kishte ndermar akcione konkrete per te pushtuat tokat shqiptare ne zona te ndryshme ne Mal te Zi, ne Kosove dhe ne Shqiptarin jugore.

Shqipetar, delegat nga krahina te ndryshme dhe kategori te ndryshme u mblodhen ne Prizren, ne Xhamin e Gazi Mehmed Pashes apo ne ate qe sot njihet si Bajrakli Xhimia dhe fillun punimet, dhane besen dhe moren per obligim te bejne rezistence per mbrojtjen e tokave shqiptare.

Ajo qe konsiderohet histori zyrtare temen e Lidhjes se Prizrenit e ka elaboruar gjer e gjate duke i dhene peshen historike thuajse me prioritetin me te larte, por ama, po verehet nje tendence qe te neglizhohen disa fakte qe koha i ka nxjer vazhdimisht ne siperfaqe por asesesi nuk plotesojn tekstet historike dhe nuk e azhurojn interpretimin edhe formal edhe faktik te idealit dhe motivit real te patriote e te atehershem.

Shkurt, ne historine zyrtare, nuk qendron se Lidhjen e ka mbeshtet edhe vete Porta e Larte, por tentohet te paraqitet se objektivi ka qene kunder Portes se Larte. Nuk qendron askuned se lufta eshte zhvilluar kryesisht kunder serbeve, malazezeve dhe grekeve por tentohet te paraqitet se lufta eshte zhvilluar kunder Perandoris Osmane. Thuajse nuk permendet askund se kuvendimi eshte bere ne Xhami por jashte Xhamise ne ate qe sot eshte Shtepia e Lidhjes qe dikur ka qene pjes e komplekist  te Xhamise dhe detale tjera.

Kjo nga distanca kohore ndoshta edhe mund mos kete relevance historike, por ama kur me tendenc, pavarsisht motiveve, po tentohet te neglizhohen detale dhe fakte lehte te vertetueshme, kam drojen se konsiderohet shtrebmerim, mos me keq, falaifikim i fakteve. E, kur kjo edhe mund te ndodhe, ateher edhe historia edhe identitimeti i atij populli humbin ne peshe dhe rendesi afat mesem dhe afat gjate. Per momentin me duket se jemi ne afatin "e mesem"!

6/09/2022

kontraverse

Para nje jave ne kinemat dhe ne streaming platformat online ka filluar te shfaqet nje nga filmat me kontravers te koheve te fundit qe ka trazuar muslimanet ne bote, ne vecanti ata qe jane ngatrruar ne interpretime sektare edhe konservatore te historise islame.

Flimi quhet "The Lady of Heaven", produksioni eshte bere ne vitin e kaluar dhe ka perfunduar ne dhjetor te vitit 2021 ndersa shaqja ka filluar ne fillim te qershorit 2022. Per filmin eshte investuar nje buxhet maramendes prej 15 million dollar.

Eshte investuar nga drejtues te sektit Rafida, grupacion i Shiave dhe aty "portreton" vajzen e Profetit Muahamed, Fatimen r.a.! Ne fakte portretimi i saj ne kete raste nuk behet me figur por me siluet, duke e paraqitur si viktim e ngjarjeve pas vdekjes se Profetit a.s. Por per paradoks, ne kete film kane marr guximin te portretojn me figur vete Profretin a.s dhe Aliu a.s. dhe kete me imazh imagjinar i gjeneruar nga komjuteri ose CGI (computer generated image).

Nuk do te doja te ndalem ne elaborimin e permbajtjes, pershkakse per ata qe e njohin historin e islamit duhet te jete tani me e ditur si eshte zhvilluar ngjarja post vdekjes se Profetit e per te tjeret eshte e pamundur ne nje tekst te shkurt te elaborohet e tera. Do te duheshin disa leksione te cilit quditrishte nuk behen sa duhet!

Por shkurt do te permendi disa nga elementet kontravese qe trazuan opinionin boteror musliman dhe shkaktuan demostrata qe nga dita e pare e shaqes.

- E para eshte tentimi per ta paraqitur Profetin Muhamed a.s. me figure.
- E dyta, paraqitja e Aishes r.a. si zezake dhe intrigante, duke tallur statusin e saj sipas Hadithit si Nena e Muslimanve!
- Me pastaj, paraqitja e shokeve te Profetit a.s. Ebu Bekrit r.a. dhe Omerit r.a. si zezak, arogant, intrigant, dhunuse dhe mashtues. 
- Paraqitja me tendenc dhe subjektivisht e incidentit qe ndodhen gjate trazirave pas vdekjes se Profetit ne procesin e zgjedhjes se Halifes.
- Pastaj, shfaqja e tendences se ka dy versione te Kuranit, nje version qe e ka kompiluar Aliu dhe nje version qe e kane konpiluar Sahabet etj.

Reagimet jane te shumta, ne vecanti ne Angli nga komuniteti musliman te cilet para ndertesave te autoriteteve qe qendrojn pas kompanive qe kane realizuar filmin kerkon terhekjen e filmit duke e denuar si propagandistik, ofendues per muslimanet e botes dhe si tendecioz dhe racist qe te shkaktoj thellimin e percarjeve dhe pehapjen e urejtjes nder sektare dhe nder njerzore ne pergjithsi.

Filmi tani me qarkullon online, dhe pse mund te kete kufizime dhe ndoshta terhekje formale, demi eshte shkaktuar dhe efektet e keti demi me sigur do te manifestohen ne forma te ndryshme dhe ne rethana te ndryshme, dicka e ngjashme si rasti me "karikaturat" per Profetin. 

Dicka per mos ta deshiruar pa dyshim, por kjo tani me eshte e njohur ne vecanti kur i referohemi historive te ngjajshme nga e kaluara. Kur protagonistet dhe elemente konservatore dhe fanatike dhe mentaliteti sektara kane ardhe ne shprehje, veprimi racional ka munguar dhe pasojat kane qene te pashmangeshme. Vetem e vetem per veprimin e disa kokave te semuara "atje diku".

6/08/2022

meze

E lexova nje vic keto dite, serbisht, per "mezen". Titulli ishte "najveci balkanski izum" apo "zbulimi me i madhe i Balkanit", mezja! Shkonte k'shtu:
"E hane ama nuk hane, nuk hane ama ngopesh, je ngop ama mundesh hala"! Haj tash!?

Pà, me shkoj mendja te gjith ata qe e kane life style, apo menyr e te jetuarit ate qe e quajn "jete bohemi, me meze dhe raki", e per mos me lone noksan e shtojn, edhe "vuaj per dashni"!

Ne kohete e fundit nuk njoh njerez qe e bejn kete jete sepse nuk shoqerohem, as nuk rethohem nga kjo kategori e "don Juan"-ve qe hyne ne kesi filma, sepse edhe nese ka akoma, ata jane ose me deni funkci, ose kane vdek prej deni tumori ose jane miskin qe kane deshtuar ne jete, mu si pasoj e synimit te jetojn jeten me meze dhe raki! 

Kjo me rikujton kohen e rinise kur "elita" e shoqerise tone e kultivonte kete stil jete, me kujtohen ato lokalet me "konobarica" kur te moshuarit, gospodinat, me kravat e me musteqe rrinin lokaleve dhe me keng serbisht vuanin per "kralijca trotoara" e me pastaj me barkun jasht e majcen mbi stomak te shpia me shlivovic, djath e arpaxhik me komshiun çukatnin gotat duke ndjekur ne radio utakmicen Zheleznicar-Partizan apo Crvena Zvezda - Dinamo Vinkovci, dhe ne mbremje prap ne lokal bashke me shoket zatekeshin edhe beni politik dhe kur u nxihej atmosvera kendonin dhe vajtonin per Kosoven!

Ky stil jete pastaj ne cdo katund ndertonte nga tre a kater individ qe shok e kishin Stoimirin ose deni tjeter. Keta ishin qe ta nxjerin pasaporten per dy dite te policija kur pritej me radhe nga dy jave ose muaj. Keta ishin faktori, keta kishin iformata, keta jepnin informata, keta e digjnin edhe flamurin e Jugosllavise ndersa e vuanin vetem ata qe kane shikuar rastesisht pse kane qellu aty. 

Kete stil jete, me meze dhe raki, e kishte edhe profesori edhe doktori mos harrojm, e kishte edhe ofiqari qe per nje "izvdod" katudarit i kerkonte ose nje thesh kompira ose grosh, nese ishte "vençanic" kerkohej edhe nje kant djath! E kishte profesori qe ne fund te vitit djalit te gurbetciut i kerkonte nje pale Levi's-ka ose adidas-ka "pi gjermanije"! 

Tani e di se ndoshta dikuj qe mund te jete me i ri kjo edhe mos i kujtohet, po keshtu ishte! Kjo sorte, nuk agjeronin, shfalerateshin, jetonin jeten e shfrenuar, e hani korucionin dhe turpin me meze dhe i qanin hallet e popullit me raki. Sort pianecash!

6/07/2022

pergojimi

Anegdota me dialogun e Sokretit dhe personit qe ka ardhur ti tregoj sa cka ka fol dikush per Sokratin eshte vazhdimisht aktuale dhe per ta pas ne konsiderat gjithe kohen.

Besoj e keni te njohur ose me se paku e keni degjuar ndonjehere rastin kur nje person duke e cmuar dhe respektuat Sokratin per urtesin e atij, e sheh te arsyeshme ti drejtohet duke i thene: "Me duhet te ju tregoj se cka ka fol shoku juaj per juve"! Sokrati pak i befasuar por me shume i irituar e nderpret duke i thene: "Me lejo te ju pyes dicka para se te me tregoni"! Personi i gjetur ne situat te tille"...si urdhron", i thot.

"Me lejo te ju pyes!" vazhdon Sokrati: 

- Ate qe degjove nga shoku im, a e vertetove se eshte e vertet ose jo!?
- Jo!
- Ajo qe tha shoki im per mua, a eshte e mire apo e keqe!?
- E keqe!
- A do te me bej dobi nese une e di ate cka eshte folur!?
- Jo, nuk e besoj! ...pergjigjet personi!

Ateher Sokrati konstaton: "Ate qe do me tregoni, nuk eshte as e vertet, as e mire as e dobishme. Nuk kam nevoj ta di atehere, po ti cfar dobije ke te ma tregojsh"!? ... personi i turperuar ulen koken duke degjuar keshillen e fundit te Sokratit: "Pergojimi ne fillim mund edhe te duket si argetim dhe shaka, por me pastaj shkakton hidherim dhe na i helmon zemrat te gjithve"! ...pas se ciles personi largohet, te nuk i dihet emri, ndersa Sokrati rron sot e kete dite.

Kjo duhet te jete perkujtim i perditeshem i yni meqe cdo dite jemi ne situata te ngjajshme, ku ose degjojm pergojim, ose na pergojojne ose pergojojme! 

Mund te paramendohet sa hidherim shkaktojm dhe sa zemra helmojm! Nese nuk e dime se eshte e vertet, nese e dime se nuk eshte e mire dhe nese e dime se ska dobi aty, le te mos e themi, amani!

6/06/2022

qetsohu

Trupin duhet konsideruar si tempull, duhet mirbajt te paqte dhe te paster, qe shpirti te gjej rahati aty! Mos e kontaminojm ate me ndotje te ndryshme toksike, me mbetje te cilat origjinen e kane te dyshimt.

Perkujdesja per trupin duhet te jete prioritet, ne fakt perkujdesja per gjymtyret, organet ne vecanti duhet te jete e madhe. Nuk duhet ndotur ato. Nuk duhet flliqur syrin me pamje koti, nuk duhet ndotur gojen me muhabet palidhje, nuk duhet prish zemren me xhelozi e mendjen me zili etj.

Cdo nje cregullim me automatizem sjell disbalans. Pra, nese mos kujdesi, edhe pa vetedije, e shkakton cregullimin tek vetja edhe tek tjerit, pasojat e te cilit kur te japin efekt do te na shkaktojn edhe cregullim me te madhe, dhe keshtu ne qark lidhim veten ne nje kurth nga i cili nuk mund te dalim pa demtuat veten dhe te tjeret rreth nesh.

Keshtu ndodh me aktifitetin tone ditor, e ne vecanti me ate qe llogaritet diskurs publik e politik, ku po verehet dita dites, sa energji, sa mendime, sa disponimin negative po plasohet ne opinion, po edhe privat. Sa te shara, sa insinuata, sa vener po shperndahet ne mase, dhe ate nga po ata qe ofrojn veten qe neser te jene shpresa e popullit.

Nuk korespondon, nuk me duhesh ti mua te me jesh lider, prijes, kur qe tani e di se sa me vner jé, sa inat ké, sa i pa skrupull jé! Ai te cilin e kritikon ti, e shan ti, mund te jete edhe me i keq se sa qe ti arrin ta pershkruajsh, po ate e di, po ti!? Ti kur me ofron shpres me ate mllef, ti ne fakt ma vret shpresen, me zhgenjen, me frigon, me bene te dyshoj se mos behet me keq me ty se sa qe jame tani! 

Pastroje veten vlla, merre me te mire veteveten, qetsoje shpirtin, rahatoju, pastaj ndoshta e gjene shpirtin binjak, bashkepuntorin e bashkeveprimtarin. Deri atehere na lere rahat.

6/05/2022

sorry Johnny

Me qe shkrujta me heret per procesin gjyqesor te Johnny Depp i cili akuzonte ish gruan e atij per shpifje! Vec per vazhdimsi te rikujtoj per ate qe te gjithe tani jemi deshmitar se gjygjin e fitoj Deep duke deshmuar para jurise ne gjykate se akuzat e me hershme ndaj atij kane qene jo te sakta me cka shpifja qe i shkatoj atij ç'nderim bije posht. Dhe sic e konstuan avokatet e Deep dhe vet ai se "tani me i kthehet prap jeta" te cilen e "humbi" per disa vite.

Per procesin dhe per konkluzionet sot dhe gjate gjithe kohes mund te gjindet thuajse gjithcka ne internet, keshtu qe cdo nje tentim per te shtuar dicka, ne fakt vetem mund ti merrte nga gjithe ajo qe u elaborua gjate gjithe kohes.

Ajo qe me beni pershtypje pas se gjithave eshte nje MEME (mím) qe qarkullon pas procesit, ku thuhet se "Johnny Depp eshte i vetmi person ne histori qe ka fituar argumentin me gruan"!

Sa sarkastike aq ironike kjo, por kush ka rast te jete ne lidhje me grua, mund te qeshe per pak sekonda por ne cast ndalet sepse i kujtohet sa here ka humbe argumentin me gruan, sa here e ka frenu veten, sa here ka vendú "bishtin nder shale" dhe ia ka mbathe, etj.

Nuk fitohet argumenti me gruan, Jo!
As Johnny Depp nuk e fitonte dot, po mos ishte avokatja Camille Vasquez, nje grua qe i erdhe nje gruaje tjeter hakut, qe ne fakt Amber Herd sillej si burre, qe i bie se prap me ne fund argumentin e fitoj gruja! Sorry Johnny!

6/04/2022

mistrija

Para disa viteve ka qarkulluar nje anegdot, ne te cilen tregohet se si nje mjeshter muri, ustah, ka luajtur loto, shoket e kane dite pasionin e atij, qe ne fakt ka qene perpjekje per te dale prej krize, dhe nje dite prej diteve, njeri prej shokeve e zbulon kombinimin qe e kish pas luajtur per ate jave ustai, dhe vendosin ti kurdisin nje shaka.

Me qe ustai njoftimin per numrat e zgjedhur a ka marre nga gazetat, te nesermen, shoku qe ka dite numrat e luajtur nga ustai, vendosen qe ai te ia lexoj numrat nga gazeta, por kur i lexon, lexon numrat qe ka luajtur ustai, dhe per pasoj i bie qe ustait i kane  numrat e luajtur nga ai. Ashtu sic lexohen numrat nje nga nje, ashtu eshte rrit gezimi, deri tek numri i fundit, kur ustai shperthen nga gezimi: "fitova", dhe te paren gje qe hudhe eshte mistrijen, veglen e punes, me te cilen ká fituar gjithe kohen, hudhen mjetin me te cilen eshte furnizuar, perbuz ate qe ka qene ne ate tane kohen. 

Por fitorja ka qene e rrejshme, jo e vertet, ka qene shaka, mirepo reagimi i ustait ka qene i vertete, perbuzja dhe nencmimi i te vetes ka qene gje e pare qe ka bë!

Si pasoj, shakaj perfundon jo edhe aq mire, shoku tregohet jo besnik, ustai tregohet mos mirenjohes dhe ne realitet nuk fiton asgje, pervec qe manifeston hipokrizine, mistirja perfundon e hudhur por prap e dobishme, dhe ustai i kthehet prap asaj qe gjithmon ka qene besnike ndaj ati.

Keshtu fatekeqesisht ndodhe zakonshem me njerezit, sa po mendojn se po fitojn, gjejen e pare qe harrojn eshte ajo qe me ata ka qene tane kohen, ate qe i ka qene besnik, ate qe e ka ndihmuar te arrine deri aty. Te gjithe meriten e fitores ia pershkruaj vetes, i gjithe suksesi, fati dhe  bota rrotullohet rreth tyre ne cast, edhe me bindje konstatojn se "mistrija" ka qene vetem ne sherbim te atij. Ama, jo nuk eshte gjithe ashtu!

Nuk eshte ashtu, jo! Jeta luan lojen e vete, bota eshte e dizajnuar te funksionoj mire vetem nese zbatohet drejtesi, nese jemi mirenjohes, nese e cmojm te veten dhe jemi falemenderues per ate qe kemi dhe me hallall qendrojm principit dhe besnik shokut, ne te kunderten, heret a vone, bijen maskat dhe gjithesecili perfundon aty ku realisht e ka vendin, por kesaj radhe i turperuar.


6/03/2022

bote e erret

Vrasje me pages, sa i eger si formulim, do me thene, paguan "njerin" edhe ai vret njeri vetem pse e ke pagujt, do me then pa motive tjeter, i ke dhene para, i ke tregu emrin apo personin, ai shkon, i bene priten edhe e vret njerin!?

Kemi degjuar plot histori qe ngerthejn kesi lloj permbajtje. Si fenomen si duket ndodhen ka e mos ne bote, ka ndodhur ne te gjitha kohrat si duket ndodhen edhe sot.

Para disa diteve degjova ne nje interviste nje gazetare ne Shqiperi, ne televizion, e cila kishte intervistuar nje vrases i penduar i cili i ishte dorzuar Organeve te Drejtesise, i cili ka folur haptas per prapaseknen, per boten e erret qe zhvillohet ne prapaskene, per porosite, per porositesit, per viktimat, per bashkepuntoret, per rivalet, per motivet, per lekun, etj.

Pra, nje bote ne vete, nje bote aktive, plot tradheti, plot urejtje, plot lakmi, plot vujatje, me vrasje dhe me mallkim.

Flitet per raporte te çuditeshme njerezore. Ku burri porosit vrasjen e gruas, kur shoku porosit eliminimin e shokut, kur ortaku kerkon shkatrrinin e ortakut, kur kunkurentit ngre kurthe rivalit etj. Pra nje bote e pa bese, pa meshire, e pa drejte, vetem paraja drejton kahjet, ku arsyja thuajse nuk egziston ku perfundimi i te gjithve edhe i ngjashem, me vujajtje, deshtim dhe mallkim nga viktimat. Bote e erret!

6/02/2022

proces

E keni parasysh ate pamjen kur nje individ n' kafe rrin(t)e me telefonin n'dore. Ne fakt tani me kjo pamje nuk eshte shume interesnat sic ishte dikur, sepse sot shumices i bon vaki qe te mbaj telefonin ne dore, ndersa dikur ajo e dalldismja tek telefoni me koken ulur e me shpinen grusur e nje individi i vetmuar tek tavolina, nuk ishte shume pamje e mire dhe shpesh kritikohej, ndoshta edhe me dashamiresi.

E kunderta sot, kur nje individ rrin i vetmuar ne tavolin n'kafe, kur perpara ka vetem filxhanin me kafe, eventualisht te ndezur nje cigare, me doren tek mjekra, i fikusar diku larg me shikim, pá telefon, sigurisht i zhytur thell ne mendime, ndoshta edhe ne halle, kjo pamje sot duket thuajse e cuditshme, jo normale, individi konsiderohet i cuditshem, edhe pse tipi sigurisht ne botekuptimin e vete i kenaqet jetes.

Per mua te dy situatat jane normale, me gjase me shpesh gjindem ne situaten e pare, ku qendroj me telefonin ne dore. Por ndodhen qe ta preferoj situaten e dyte, edhe pse nuk mund ta theme qe cila fiks eshte me e mire. Por mund te nxjer nje perfundim i pergjithshem i nxituar ndoshta se ne rastin te pare mundon ri sjellish punent ne terezi nders ne rastin e dyte i ke punet ne terezi ose je dorzu!?

Mund ta theme se ne asnje raste nuk jame merzitur fort se si duke kur qendroj me telefonin ne dore i "vetmuar" ne tavolin, sepse e verteta eshte se kur nuk kame qene i vetmuar duke mbajt telefonin i cili ne fakt ka qene kapixhiku nga ku na eshte mundesuar komunikimi mes meje dhe ty qe e lexone kete shkrime dhe piKpamjet tjera.

Sidoqoft, insistimi per me trajtu kete teme kot nga nje piKpamje e ketill mund duket e sforcuar, por realiteti eshte se shpesh realiteti ndrron! Ai ndryshimi, vlera te cilit n'varet nga qellimi i perdorimit, shpesh here eshte edhe i nevojshem pse mos ta bejm qe te jete edhe i dobishem!

6/01/2022

fate njerzish

Sot kam degju disa histori te rasteve te ikjes se vajzave tek ndonje djale ose raste te grabitjes se vajzave kunder deshires se tyre.

Karakteristik eshte se jane evidentuar raste qe shoqerohen me elemente tragjedije ku si pasoj ka patur hakmarje, eshte konsideruar se eshte prek nderi i familjes deri te raste kur edhe perskaj rezistences nga familja e vajzes, martesa ka perfunduar si storje suksesi.

Zakonisht me sukses kane perfunduar rastet ku cifti eshte pajtuar se pavarsisht pasojave kane vendose te jetojn bashke dhe vajza ka ikur tek djali edhe pse familja eshte kanosur se do te merr hak.

Gjithsesi jane evidentuar raste trigjiko-komike ku nje antar i femiljes se larget nga ana e vajzes, ka bó inatin: "pse ajo te shkoj te ata" edhe pse baba, nena, vllezerit nuk kane qene edhe aq kunder, ama mixha, daja, djali dajese ka bó zevzekun.

Nje nga rastet qe degjova dhe sikur e "admirova", ishte rasti kur vajza ka shkuar tek djali edhe familja ka shkuar ta merr, ajo ka dal tek ballkoni edhe ua ka thone familjareve: "shkoni, une prej keti pragu do ta dale vetem e vdekur, kur do qe te jete ajo"! Rastin e di, familja e saj sot rron me nder dhe e sukseseshme.

Per rastet tragjike nuk dua shume te ndalem, jane raste me te vertet trishtuese, pas deshtimeve, vuajtjet dhe pasojat i kane perjetuar te gjitha palet brez pas prezi, dhe ne rastet kur ka deshtu martesa, pasardhesit e kane perjetuar dhe vuajtur me shume. Zoti na ruajt.

FLAMURI