5/18/2023

SELAMET

Thuhet se me e shpejt se drita eshte imagjinata, ka nuk i shkon mendja njeriut. Ja per shembull mua ne momment me shkoj mendja te ajo thenja: "ndonjehere me mire eshte mos i dish dó pune, se sa ti dishe"!

Keto disa dite meq me rastisi te socializohem ashtu kot, pak me teper pas nje pauze per arsye objektive, ndodhi qe te kuptoj disa gjera qe ne natyrshemrine e kurioziteteve te mija nuk kane vend, por me inercione te bisedave fillon dhe dhe kupton gjera qe ne fund te fundit personalisht nuk me sjellin asnje dobi.

Per shembull, kupton qe dikush ka ambicje pertej kapaciteteve dhe rrethanave e objektive qe egzistojne. Kupton qe dikush me vetedije insiston, angazhohet dhe synon te pervetesoj sukses apo merita qe ashiqare eshte rezultat i punes te dikuj tjeter. E merr vesh qe mos aftesia e menaxhimit te gjithe egos po i shkakton frustrim dhe si pasoj e ben te vuaj dhe rrjedhimisht pret nga ty qe ti sherbejsh ne tejkalimin e situates, etj.

E kupton ne te njejten kohe se ai/ajo nuk e kupton se ne kohe reale qe bash ti (si bashkebisedues) je viktima e ambicejes se tij/saj, se bash ti je rivali ne ate kontekst, nuk e kupton fare se ti e kupton shume qarte se bash ty deshiron te te bej kurban!? 

Ashiqare epshi e qerron qe ta shikon se ti e sheh qarte se ai drejpersedreti deshiron ty te te bene mish per top dhe pret ti mos e marresh vesh, bile - bile pret ti ti ndihmojsh!!!!? Vetem dhe vetem ta arrine qellimin edhe pse ne fakt eshte nje gje shume e vogel sa mos me then shume e ulet!

Kur ndahesh pastaj thua, me mir mos e kisha marr vesh kete gje, se tani duhet me u rujt per kot e kot edhe prej kesaj pune, edhe pse i bindur je se nuk ia vlen as qe ta mendojsh kete sepse e di qe ska aspak hajr aty, edhe me keq fillon edhe e sfidon veten, tani e tutje, a me u mundu me e mbrojt ose me e lon me me u kot si eshte duke e çuar!

Ana e mir thot, ti je me i ndreq gjerat, bene saber dhe lutu per hajr, se sabri qete ne selamet, ndersa vesfesja thot bon saber ama mos bon kurnise, leje se si ashtu-ashtu nuk te peyet ty askush per kurnise!? Ama jo, saber do bejm ama edhe me te keqen dhe zullumin kurr nuk bohemi InshaAllah!

No comments:

FIFA