5/14/2023

NIHILIST

Nje dite, tani shpejt, bena nje leksion mbi "konceptin e postmodernizmit dhe aplikimi i keti koncepti ne kinematografi" dhe si zakonisht per te bere elaborimin e duhur si baze per vazhdimesin mu desht te zberthejm definicionin e termit dhe vet definicionet mbi teorine postmoderne me pastaj.

Kush e din e dine, por nder te tjerat mu desht ta sjell ne tavolin njeren prej teorive se "ata qe zakonisht aplikojn ne veprimtari filozofin postmoderne ata para se gjithash kane qasje nihiliste, qe rrjedhimisht u mundesohet dhe arsyetohet shfrenimi i imagjinates ne veprimtari."!

Per te shuar kuriozitetin e studenteve u desht shkurt te elaboroj vete termin nihilizem per te kete kuptim me pastaj vete teoria perkatese. Duke mos dashte qe aty per aty ta komplikoj edhe me shume, shkurt e barazova termin nihilizem = asgje, pa vlere, pa rendesi, vetem duke e sqaruar plotesish me pastaj me perkufizimin qe "qasja nihiliste do te nenkuptonte, zhveshje e gjerave nga cdo vlere e trasheguar dhe aplikim i nje vlere te caktuar e cile ka vlere vetem pse neve ashtu e shohim" (por qe ne realitet konform koncepteve universale ajo eshte anti-vlere)!!! Ishte ligjerat e gjate me perplot shembuj si deshmi dhe argumente kur dhe si zbatohet sot ne media, kinematografi dhe ne shoqeri ne pergjithesi.

Tani mund ta lejm anash leksionin, te them ate per te cilen e nisa gjithe kete. Me e mendu holl e holl kur behet fjela per disa "vlera" qe vazhdimish ofrohen ketu tek neve, si mbrem e pardje mbrema Evrovizioni, disa muaj me radhe Big Brother e tje tjera me radhe, i bije se une kam qasje NIHILISTE me absolute ne bota qe edhe postmodernistet me te çartet ne bote do te ma kishin lakmin! Per mua keto anti/"vlera" jane nje hiç absolut qe nuk do ta barazvlersoja as me zero dhe nuk do ta shumzoja me zero si vlere pervec keta qe i ndjekin keto programe!

No comments:

FIFA