5/17/2023

DHULKARNEJN

Epo, skishte se si mos arri sot te lexoj per Dhulkarnejnin, "Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: Unë do tju tregoj disa lajme për të." (s18/a83 - Kuran)

"Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë," (s18/a84 - Kuran) "kështu që ai u nis në një rrugë." (s18/a85 - Kuran)

Per Dhulkarnejnin vazhdon dhe flitet ne ajetet ne vazhdim te Sures 18, EL-KEHF prej ajetit 83 deri te ajeti 101! Ajetet ne tersi nuk do di sjell ketu por do te u kisha rekomanduar qe ti lexoni vete ne perkthimin e kuptimit te Kuranit ne shqip.

Si gjithcka tjeter ne Kuran qe me mahnit, ashtu edhe vargjet qe Allahu sjell ne Kuran per Dhulkarnejnin me mahnit, ne vecanti menyra se si lihen te hapura mundesit per te reflektuar per informacionin qe jepet si dhe kuriozitetit qe stimulohet. Sidomos kur thuhet: "Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë,"...i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë, e lexoj dhe shume here kur thuhet "ÇDO GJË"!!!!!!!

A thu cfar privilegji, cfar mundesije, per cfar njeri behet fjale kur "i jane dhene mjete e rruge per te arritur cdo gje"! Aty permendet vendi ku perendon dielli, permendet vendi ku linden dielli, permenden jexhumi dhe mexhuxhi, permendet penda e hekurt, e disa e tjera te dhena!

Dhe ketu, mua fillon te me shkoj mendja ka mos! Me vine ndermend te gjitha teorite e hipotezat e ndryshme duke u munduar ta vendosin Dhulkarnejnin ne tabelen kronologjike te historiografise konvencionale, si dhe ne vecanti mu nderlidh me xhevahirin e fundit qe e kam degjuar para do kohe, ku ngrihet hipoteza nga idhetaret e idejes se "toka eshte e sheshte" ku thuhet se muri i ngrime (ice wall) qe rrethon token (ajo qe njihet si Antarktika) eshte muri ku Dhulkarnejn ka ngrit penden!!!!!? Epo he!??? Mendonje!

No comments:

FIFA