Tani, ne kohe te fundit si nje navigator i rregullt i rrjeteve sociale, allgoritmi me "furnizon" me permbajtje te cilat specifikisht jane produkcion i atyre qe shtyne agjendet e ndryshimit te perceprimit te hipotezes, "qe Toka nuk eshte sferike por eshte e sheshte (rrafshe)".
Une, ne fillimet e para te mesimdhenjes ne vitin 2000 per nje vjet kam dhen mesim edhe per lenden e gjografise prej klases se peste deri ne klasen e tete. Aty me kujtohet i kam mesuar nxenesit e klases se peste per hyrjen ne gjeografi (pershkrimin e tokes), gjithesia, universi, galaktika/t, rruga e qumshtit, sistemi diellor, planetet, orbitat, yjet, Toka, rrotullimi i tokes per 24 ore ne boshtin e vete dhe per 12 muaj rreth e rrotull diellit! I kam mesuar per diellin, henen dhe satelitet tjere, qiellin, atmosfere dhe shtresate e saj, etj. etj.
Shkurt, kete hipotezen konvencionale qe e mbeshtet shkenca mund te them me siguri qe e kam te njohur, tani doli ky algoritmi, edhe me sfidon, mua edhe gjith boten, me nder me thone. Aty thuhet se toka nuk eshte e rrumbullaket, se dielli dhe hena rrotullohen rreth tokes, se egziston vetem poli verior ne mes dhe se anatartika ne fakt eshte muri qe rrethon rreth e perqart sheshin ku ne mes gjenden kontinenete dhe oqeanet.
Normal fillimisht shfaqen nga perceptimi personal kontradikta e para, dyshimet, mungesa e logjikes, si dhe hamendja e arsyes pse ne fakt e gjithe kjo ka rendesi. Natyrisht mungon shumecka nga ajo qe do te mund ta sqaronte dilemen menjeher, prandja dilemat e tipi, duhet me i besu shkences nxjerin ne pah pyetjen, po a mund me u besu shkencatareve se!?
Duke e pas kete problematik teresisht opcionale e vendosa qe pergjigjen ta kerkoj aty te burimi i pashtershem i diturise, te e verteta absolute, te Kurani Famelart! Aty jom! ...ndoshta nje dite do te shkruaj cka kam gjet!
No comments:
Post a Comment