5/06/2023

N'AVION

Nje post ndryshe. I shkruar gjate udhetimit me aeroplan ne destinacionin Treviso - Shkup, ora 16:54, ulse ne rendin 31, karegeja D! Se bashku pran me tre nga ata qe i dua me shume ne bote!

Ishte nje jave ndryshe ne kete periudhen e fundit te jetes, nje vizit e vecan tek njerzit e vecant. Nje jave e mbushur me plot aktivitet, vizita tek miqte dhe nga miqte, vizita te vendeve te ndryshme te Italise, zona e Trentinos. Per disa shkruajta me heret dhe per disa besoj te vjen radha ne ditet ne vijim.

Por, ka gjera qe nuk do te doja ti shkruaj sepse dua ti ruaj si gjesend i çmuar duke mos dasht ti humbi asgje nga vlera me ndonje fjale e perkufiziar me shkrim. Prandaj vetem do te theksoj se kam perjetime qe do te doja ti mbaj per momentin per vete me nje qellim qe ti kujtoj pergjithone. Me nje Falemenderim pa fund per njerzit qe ishin sebep i ketij udhetimi.

Edhe pas kesaj qe thash, akoma jemi ne udhetim e siper! Nje ambient aeroplanore, me njerez shumica nga Ballkani dhe me ate edhe mund te nenkuptohet shume. 

Kjo ne fakt te bene te ndjehesh si ne shtepin e vete edhe pse per momentin jemi diku mbi Adriatik. Mungon vetem muzika tallava apo turbo follk edhe besoj gjysmen e avionit do ta keshim t'çum peshe, ...epo he!

Mos keqkuptohem, ndoshta i pari mindilin e kisha kap, se per neve foli! Ama, nejse "mir o puna, mire"! Po nejse! Do te doja kete shkrim ta perfundoj me kaq, ne aeroplan, ne telefon me aeroplan mode, qe ta postoj pas aterimit InshaAllah! Me shpres qe ta lexoni kete edhe postet e radhes, "...tig-kling, ...atenshen plis"!!!!

No comments:

FIFA