5/10/2023

KONTRASH

Interesta kur je ne mexhelis, takon njerez edhe qe nuk i njeh, degjon biseda nga te cilat edhe meson, degjon mendime me te cilet edhe nuk pajtohesh. E kupton mire qe dikush eshte i formuar mire por edhe hasen ne dikend qe edhe nuk eshte ne dieni shume per gjerat qe preferon te flase.

Kesi soj mexhelisesh zakonishte manifestohen ne raste te ndrsyhem gezimi por edhe ne raste mortore. Shfaqen shpesh ne mes miqve por edhe mysafireve nga jashte, por ne te gjitha rastet shfaqet dikush qe nxiten tema te ndryshme.

Zakonisht tema e preferuar e shumices eshte politika, feja edhe hoxhallaret, her dikur paraqitet Serbia aty si problem, Kosova dhe "rinija e sodit qe nuk ó per kurnised" sipas disave, e te tjera

Nje gje po e kostatoj tani me pas ca viteve, qe, ata qe dine dicka preferojn te heshtin, me gjase qe te evitojn polemikat, ndersa disa folin sepse i "ze sherri" i disa te tjere e goditin e ca tjere e shkretin!

Shpesh, me dhimsen hoxhallaret sepse merren shume naper goje, duke u numeruar nje varge argumentesh kontra tyre, si profitera, biznismena apo edhe ndonje etiketim tjeter pezhororative.

Me interesant eshte fakti qe zakonisht une i mbroj hoxhallaret sepse e nderoj jashtezakonisht punen e tyre! Ndodh shpesh qe kur e qetsoj biseden filloj te shprehi qendrimet apo edhe verejtjet qe kam une per hoxhallaret, edhe kur filloj ata qe paraparakisht ishin kunder vetem pse jane kontrash fillojn ti mbrojn! Edhe tekt atehere i pyes: "A e shef si bohi!!!!?"

No comments:

FIFA