5/29/2023

ANIJE

Si sota para dy jave e shkrujta postin ABABIL si referim ngjarjeve te nje dite me pare, atehere, qe kishin te bejn me roundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Turkije, dhe thirjen qe bena per te mbeshtetet Erdoani per President.

Sot, nje dite pas dites se djeshme ku u mbajte raundi i dyte i zgjedhjeve ne Turkije, ku u zgjodh Rexhep Taip Erdogan edhe nje here President, mund te rikonfirmoj qendimet e shprehura me heret dhe te shtoj qe ky fakt me bene te kuptoj se kjo ngjarje rezulton te jete me te vertet historike.

Konteksti historik pervetesohet nga rrethanat dhe menyra se si me cdo kusht kerkohej nga shume faktore vendor dhe boteror qe te rrezohet Erdogani, nga fjalori qe perdorej, nga mobilizimi qe u manifestu edhe shume rrethana tjera.

Historike sepse, kur e mendon qe Erdogani eshte ne moshe te thyer tani me, ndoshta edhe me shendet qe kerkon kujdes me te madhe, Ai prap se prap qendon ne gare qe ka beteja te fuqishme vetem sepse e di qe mungesa e Tije do te praptoj shume gjera per vendin e vete, per miletin po edhe per Umetin!

Qendron edhe kur Ai i ka gjitha arsyjet te jetoj ne pleqesi te rahatshme me nipnit dhe mbesat, kur e besoj thelle se nuk ka asnje arsyje personale qe te jete ne detyren e Kapitenit te nje anije qe goditet vazhdimisht nga valet e trazuare te detit mesdhe dhe detit Marmara, po qendron sepse anija e Nuhit eshte zbarkuar ne nje vend te till, ku Allahu thot: "Kur të hipësh në barkë ti (Nuhi a.s.) dhe ata që janë me ty, thuaj: Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës" (s23/a28 - Kuran) "Dhe thuaj: Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar."(s23/a29 - Kuran)!

Duhet te qendroj Erdoani derisa anija duhet te jete ne nje vend te sigurt jo vetem per Turkije por edhe per mbar Umetin, edhe popullin tone!

No comments:

FIFA