Guri i njohur si porfido me nuanca te kuqeremte i cili sic dihet gjindet ne sasi te madhe ne zonen e Trentos, nuk duhet te jete befasi pse edhe perdoret aq shume ne keto ane.
Natyrisht, duke e pas ne dije i faktin se ku gjindet ky lloj guri, si perpunohet, si finalizohet, duke shetitur, me beni te mendoj edhe per fenomenin qe ka te bej me prezencen e shume shqiptareve te viseve te ballkanit qe punojn neper Kavat ketu, ku thehet dhe perpunohet guri ne Trentino!
Per kuriozitet kam shkuar edhe e i kam vizituar disa nga puntorit, ku edhe perskaj lehtesimeve te vogla qe mundesohen ne kohe te fundit, prap se prap verehet dhe leht mund te imagjinohet sasia e pafund e djerses dhe lotit te derdhur te puntoreve te krahut, nga ku pefitojn disa individ, pronar te koncesioneve dhe se si shekelin kush mbrrin mbi guret e lare nga djersa e shume shqiptareve te rradhitura shesht rrugeve te Italise dhe gjetiu ne bote.
Edhe tani per fund me shkoj ndermend fakti qe e kam lexuar dikund, ku flitet per ate qe si dikur shqiptaret shtronin rruget me kalldema ne Satamboll e gjetiu e sot e kesaj dite e bejn te njejten ne Itali. Edhe nuk e di perse, por me kete fakt nuk ndjehem krenar.
No comments:
Post a Comment