5/07/2023

ALFA

Ishin pas mbledhur nje here qente e nje nahij, te vendosur qe ti luftojn disa ujqi qe kane tentuar te hyne ne nje fshat. Mblidhen hordi qente, nje numer shume me i madhe se sa ujqit, kuvendojn, strategji bejn, japin kushtrimin, mobilizim total.

Nga ana tjeter, ujqit e kuptojn ujdurmen! Ndalen e mendojn, "shume jane!!! ...zor do jete puna, do na mundin me i hy luftes, me u dorzu!!? Si me u dorzu ujku para qenit, dilem! Por numrat flasin ndryshe, ujqit jane shume pake!

Gati me u dorzu, por folen Alfa! "Le te shkoj dikush ne vezhgim, le te mesoj, çfar race jane, cfar soj, qe te mund ta luftojm siç duhet, se pa luftu nuk e lóm!" Ujqit tjer okoll, rrine, presin, foli Alfa!

Pas pak vjen izvigjaçi, kish mbikqyr edhe kish kuptu, raporton, thot: "Jane turlifar qeni, t'kuq, t'zi, t'bardh, sharko, lesh gjat, lesh shkurt, tirli race, doberma, kangall, vuçkjak, meles...", i renditen edhe do raca tjera edhe shton, "...ka edhe bubica!!!" Qeshen Alfa!!!

Qeshen Alfa dhe urdheron: "Mir ó puna, mire!!!! Boheni gati kaq sa jemi sepse neve jemi Nje xhins, e kur neve jemi Nje, shume kollaj eshte kur ke te bejsh me turli sorte, sado qe te jete numri i tyre me i madhe! Ata jane te perçam, secili me qen bire qeni, kollaj!"

Ndodhen beteja, ujqit fitoj! Qent, disa duke leh' kot si klanga, ato do bubica vetem me tastatur, nja dy kangalla tu pa muskulat ishin vonu, nje pid bull kish hakat, por para luftes kish ngron kroasan i kish ndiku margarina, do tjer qef' pepsin barku gazra! Bashi buzuk! Ujqit nje formacion, Alfa lider, kap-kup i kishin gri!! Alfa u thot: "...shkojm, ska hajr ketu"!

No comments:

FIFA