5/31/2023

PATETIK

Prap muhabet! 
E besoj se cdokush ka te drejt te shprehet lirshem per gjithcka, ka te drejt te preferoj ose te dashiroj ate qe i pelqen, po ashtu ka te drejt te mos preferoj dikend tjeter ose madje per arsye krejt subjektive mund te kete te drejte edhe ta urrej dikend tjeter, e keshtu me radhe! 

Por ama, nje ashtu kete te drejt e ka edhe tjetri, me te cilen nuk pajtohesh, apo e shfrytezon po ate te drejt qe ta manifestojn krejt te kunderten me mendimin tend/tone dhe me gjithe kete duhet te jete gjithcka OK!

Por nuk mund ta kuptojne kete situat, te manifestojsh urrejtje ndaj dikuj qe eshte i pa koruptuar, i pa shantazhueshem, me integritet, ta shpifish tjetrin me cka mbrrine, nuk e kuptoj, pervecse nese je nga ata qe qe nuk je si ata!?

Kete ne kontekst e vendosi kete urrejtjen patetike, cinike dhe miskine qe e manifestojn disa ndaj Albin Kurtit por edhe te tjere si ai gjithandej, kur nuk kursejn cfarmos formulime dhe kualifikime duke u munduar me cdo kusht ta diskreditojn, duke qene aq te pa vemendshem dhe te pa sakt sa qe e demaskojn veten duke treguar defakto kush jane ata vete, qe i bie tekstualisht me interpretim i lire, se jane vete te koruptueshem, te shantazhueshem pa integritet, meskin etj.

Per funde ketu, per kete realisht nuk do te kisha dashur aspak te shkruaj dhe te merrem me kete, sepse per nje mendje te arsyeshme eshte e pakuptimt e gjithe kjo te jete "profesion" i dikuj duke e ndihmuar me vetedije te keqen si kaulifikim, por edhe me teper duke i lene armikut kapoxhike qe ai te inflitrohet dhe ta bej demin edhe me te madhe. Kjo do ti binte e barabarte te jete me akt tradhetije kombetare pastaj. 


PALM

5/30/2023

LEPI SAVIÇ

Nuk e di tani sa here ka nevoje te shprehem apo te deklarohem haptas, ketu apo diku tjeter sa here qe ndodhen dicka (sic po ndodhen aktualisht) ne Kosove, se pa asnje rezerve e mbeshteti qendrimin e Albin Kurtit dhe vendimet qe i ndermer Qeveria e Republikes se Kosoves ne lidhje me raportet e politikave te Serbise ndaj Kosoves.

Aktualisht, zhvillimet e fundit ne Kosove me veprimet e Shtetit qe te siguroj implementin te vendimeve qe dolen pas zgjedhjeve lokale kete vite, kryesisht ne Komunat me shumice te popullsise serbe, ku policia e Kosoves siguron integritetin e institucioneve (Komunave) dhe identifikimin e tyre si institucione te Republikes se Kosoves, duke vendos flamurin e Republikes se Kosoves para godinave perkatse.

Nje veprim krejtesisht ligjor, normal per cdo shtet qe pretendon te kete integritet dhe sovranitet shtetror dhe teritorial. Duke u shprehur dhe duke qene i gatshem qe te gjitha çeshtjet e hapuara te zgjidhen dhe avancohen ne menyre kretsisht demokrake.

Ate qe e shohim diteve te fundit eshte nje protest e dhunshme nga banda kriminele serbe me qellim te kundeshtimit te keti vendimi, i dirigjuar nga Beogradi, me qellim destabilizinin e vendit dhe rajonit.

Albin Kurti dhe Qeveria e Kosoves duket e vendosur ne kete drejtim edhe perskaj presionit nderkombetar dhe ati te mbrendeshem i orkestruar nga "media e pavarur" dhe "gazetaret, opinionistet dhe analistet" dukshem te frustruar dhe qartazi te çoroditur nga fakti qe askush me nuk i merre seriozisht duke mos u negeluur asgje tjeter vecse ta hane turpin me buke pas shperfaqjes te faktit te shume diskutuar si mercenar dhe profiter te veshur nen petkun e gazetarit.

Gjithcka do te perfundoj e besoj si me mire, pershkak se Kosova zhvillon politike te drejt, udhehiqet nga Kryminister i pergaditur dhe i guxinshem i cili po prine, gjith tjerit pastaj mund ta ndjekin e disa le ti folin pas shpine, ska gajle!

AMBRELA

5/29/2023

ANIJE

Si sota para dy jave e shkrujta postin ABABIL si referim ngjarjeve te nje dite me pare, atehere, qe kishin te bejn me roundin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Turkije, dhe thirjen qe bena per te mbeshtetet Erdoani per President.

Sot, nje dite pas dites se djeshme ku u mbajte raundi i dyte i zgjedhjeve ne Turkije, ku u zgjodh Rexhep Taip Erdogan edhe nje here President, mund te rikonfirmoj qendimet e shprehura me heret dhe te shtoj qe ky fakt me bene te kuptoj se kjo ngjarje rezulton te jete me te vertet historike.

Konteksti historik pervetesohet nga rrethanat dhe menyra se si me cdo kusht kerkohej nga shume faktore vendor dhe boteror qe te rrezohet Erdogani, nga fjalori qe perdorej, nga mobilizimi qe u manifestu edhe shume rrethana tjera.

Historike sepse, kur e mendon qe Erdogani eshte ne moshe te thyer tani me, ndoshta edhe me shendet qe kerkon kujdes me te madhe, Ai prap se prap qendon ne gare qe ka beteja te fuqishme vetem sepse e di qe mungesa e Tije do te praptoj shume gjera per vendin e vete, per miletin po edhe per Umetin!

Qendron edhe kur Ai i ka gjitha arsyjet te jetoj ne pleqesi te rahatshme me nipnit dhe mbesat, kur e besoj thelle se nuk ka asnje arsyje personale qe te jete ne detyren e Kapitenit te nje anije qe goditet vazhdimisht nga valet e trazuare te detit mesdhe dhe detit Marmara, po qendron sepse anija e Nuhit eshte zbarkuar ne nje vend te till, ku Allahu thot: "Kur të hipësh në barkë ti (Nuhi a.s.) dhe ata që janë me ty, thuaj: Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës" (s23/a28 - Kuran) "Dhe thuaj: Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar."(s23/a29 - Kuran)!

Duhet te qendroj Erdoani derisa anija duhet te jete ne nje vend te sigurt jo vetem per Turkije por edhe per mbar Umetin, edhe popullin tone!

GOAT

5/28/2023

E PAVERTETA

Qendrimi ne anen e te vertetes, ne anen e se drejtes eshte vendimi me i mire qe mund ta bej njeriu, kur ndodhet perpara momenteve vendimtare qe kane te bejn me interesin e te mires se pergjithshme!

Po deshmohet jo ralle se jane shume ata qe fatekeqesisht , here me vetedije e ndoshta disa here edhe pa vetedije, percaktohen, ku me e dite nga cfar priren, qe te jene ne anen e gabuar, apo edhe te perkrahin te pa drejten.

Eshte nje deshim e qarte kur e lexojm ne Kuran qe "... e paverteta eshte e paracaktuar te zhduket"! Atehere si ka mundesi qe dikush te mendoj se mundet me te paverteten te pretendoj qe do te korre fitore!? Pa kuptim fare!

Prandja eshte sihariq, myzhde, edhe sot kur e lexon edhe kur e vendosen ne kontekstin me bashkekohor, modern, ajetin: "Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!" (s17/a81 - Kuran)

Eshte nje sihariq i madhe ta kuptojm se duhet pa kompromise, me guxim dhe dije, me bindej qe te perkrahim, te flasim, ta mbrojm te verteten, sepse e verteta gjithemon do te ngadhnjeje!

SUNDAY COFFEE

5/27/2023

REPER

Kete javen e fundit, ne tre a kater raste ndodhen qe te diskutoj tema qe kane te bejne me raportin qe nje individ synon ta kete ne shoqeri si rol pozitive ne nje funskison te caktuar dhe nga ana tjeter realiti jo aq pozitiv, kur ai njejti individ kur gjindet ne ate funksion, ai (individ) reteron, neglizhon, vonon dhe rejedhimisht deshton me nje munges totale te suksesit ne gjithe ate qe tjetrit ia ka kerkuar.

Kur me pastaj, keta individ i shumezon se sa jane akumuluar nder vite, dele nje numer shume i madhe te individeve qe tane kohen kane patur deshira pozitive, por qe ne realitet bilancin e vetem "pozitive" nder vite e kane pasur, numrin e larte te deshtimeve, te planeve te pa realizuara, te zhenjimeve dhe deshprimeve te shkaktuara e cka mos tjeter.

Rezulton qe shoqeria jone me pastaj te jete nje shoqeri aktive ne sektoret me funksion publike e cila dominohet nga deshtak, kamelenon, demagog profesional dhe profesioniste medioker.

Ne ato disa biseda qe po i aludova me larte, rejedhimisht nuk eshte qe duhet me marre qendrim te ndenjenlloji per informatat qe po sillen apo per shembujt qe merren, por thjeshte vetem kur i degjon dhe kur shikon si rreshtohen shembujt nje nga nje, te trishton ngarkesa psikologjike qe po shfaqet e ne veçanti presioni nga dilema, a thu ku jam une aty diku ne mes!?

Sigurisht kur je objektiv edhe nese deshiron te jesh fer dhe i sinqert, biseden e mban aty ne tavolin me shembullin e vetevetes dhe asaj qe te obligon Ty, mos jesh neser shembulli qe do ta bisedonin te tjeret ne tavolina si dikush j ngjashem qe bisedohet me ty aty. Kjo me freson dhe me bind qe duhet patur vemendjen maksimum, InshaAllah!

STREET AT NIGHT

5/26/2023

LAJMI I MADHE

Nje nga suret me te fuqishme qe qarteson gjithcka me disa ajete, gjithesejt 40 nga sureja 78, sureja e Lajmit te Madhe, En Nebe’, lexonje ne Kuran e ndare ne ajete vecmas, ndersa ketu me posht e permbledhur:

"Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?
Për Lajmin e madh, rreth të cilit ata kanë kundërshtime. Ani, shpejt do ta marrin vesh! Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!

A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
e malet si shtylla?! Ne ju kemi krijuar në çifte
dhe gjumin jua kemi bërë për prehje. Natën jua kemi bërë mbulesë, ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.

Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm! Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme për rritjen e drithërave, bimëve dhe të kopshteve të dendura.

Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar. Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe. Dyert e qiellit do të hapen
dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.

Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi, vendbanim i caktuar për keqbërësit, që aty të mbeten përgjithmonë. Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije, përpos ujit të valuar dhe qelbësirave, si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).

Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi. Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër. Prandaj do tu themi: Shijojeni këtë! Ne nuk do tju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!

Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti): kopshte dhe vreshta, vajza të reja, të së njëjtës moshë, dhe kupa të plota. Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra. Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund ti flasë (nga frika).

Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do ti japë lejë i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën. Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).

Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se çkanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: Ah, sikur të isha pluhur!"

NO TOXIC

5/25/2023

VETA E PARE SHUMES

E pyeta Intelegjencen Artificiale se "Cili eshte qellimi i jetës sipas Islamit!?" Me beni pershtypje qe qasjen e ka ne veten e pare shumes! ....pergjigjeja eshte me poshte:

Sipas mësimeve islame, qëllimi kryesor i jetës është të përmbushësh vullnetin e Zotit dhe të jesh i mirë ndaj të tjerëve. Myslimanët besojnë se jemi krijuar nga Allahu (Zoti), dhe që Ai na ka dërguar në këtë botë për të adhuruar dhe shërbyer Atë. Kështu, qëllimi i jetës është të jetojmë në përputhje me udhëzimet dhe urdhrat e tij.

Një aspekt i rëndësishëm i këtij qëllimi është të ndërtojmë marrëdhëniet tona me Zotin dhe të jetëm besimtarë të vërtetë. Ky aspekt përfshin kryerjen e adhurimit dhe praktikimit të detyrimeve fetare, si falja e namazit (lutja), dhënja e zekatit (ndarja e pasurisë për të varfërit), agjërimi gjatë muajit të Ramazanit dhe shëndrrohet në haxh (përgjigje e thirrjes për të vizituar vendin e shenjtë Mekë) për ata që kanë mundësi. Përveç kësaj, është e rëndësishme të tregojmë mirësi dhe durim në jetën tonë të përditshme dhe të respektojmë ligjet morale dhe etike të vendosura nga feja.

Gjithashtu, qëllimi i jetës sipas Islamit është zhvillimi personal dhe shpirtëror. Myslimanët besojnë se jemi të detyruar të zhvillojmë potencialet tona të fshehura dhe të përmirësojmë veten tonë në aspektet shpirtërore, mendore dhe emocionale. Kjo përfshin studimin e Kuranit dhe hadithit (fjalët dhe veprat e profetit Muhamed), reflektimin mbi mësimet e tyre dhe përpjekjet për të eliminuar karakteristikat negative dhe për të fituar cilësi të tilla si durimi, mirësia, dashuria dhe drejtësia.

Përveç qëllimeve individuale, Islami promovon dhe inkurajon edhe një përkushtim ndaj mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë!

REMOTE HOME

5/24/2023

SPONTAN

Ndonjehere kur shof disa njerez sa thjesht vishen, sa pa kompleks sillen, sa spontan dhe origjinal jane ne paraqitjet e tyre, seriozisht filloj dhe i admiroj. Ne fakt me bejn te mendoj qe ta kuptoj me drejt kontekstin e asaj qe thuhet se eshte modesti.

Nuk eshte se shume e kam shetitur boten, ne krahasim ndoshta me dikend qe ka udhetuar andej-kendej, por aq sa kam vizituar disa vende, gjithkund me teper kam verejt njeres ne pamje qe paraqiten, vishen dhe sillen si modeste!?

Kete e them, sepse edhe praktikisht e kam vertetuar qe njerzit tane (me shume gjase edhe une vete) shume shpejt diktohen kur i takon ne ato ambiente, ne ndonje qytet diku, diktohen me faktin qe nuk jane origjinal, ne veshje do te kisha thene, disi dicka nuk u ben tamam, nuk puthetohet disi veshja me trupin, interesant!

Ose kan te theksuar ekstravakancen me teper sec duhet, ose  mbathjet i ka disi ndryshe nga veshja, ose kombinimi nuk eshte ne harmoni, ose i rruatur ose i pa rruajtur papershtatshem me fizikun ose i qethum çeshit, ...thjesht diktohet se dicka nuk eshte e akordume sic duhet.

Kjo me duket shume e thjesht, pershkak se beteja e madhe qe po zhvillojn me sfidat e jetes, te cilat zakonisht jane zor per ti fituar, mundohej ti kamuflojn me paraqitje publike qe ne minumum eshte sherim kompleksi ndersa ne  maksimun ku me e dite cka mund te jete!?

MIJAMOTO

5/23/2023

REFLEKTIMI

Te reflektojm pak mbi keto ajete:
"Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëri dhe të udhëzosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë?"

"Edhe sikur të të marrim ty, Ne, me siguri do të hakmerremi ndaj tyre (në jetën tjetër)"

"ose do të të tregojmë atë çka u kemi premtuar atyre. Ne jemi vërtet të Plotfuqishëm mbi ta."

"Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë."

"Pa dyshim që Kurani është përkujtesë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni!"

"Pyeti të dërguarit Tanë, që i kemi nisur para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zota të tjerë, përveç të Gjithëmëshirshmit?!"

(s43/a40-45 - Kuran) ...Sadak Allahu Adhim! Çfar thot Allahu eshte e sakte!

UNDER THE TREE

5/22/2023

IL PROFUMO

Ndonjehere sado qe mundet edhe ndoshta duhet me i mendu gjerat edhe me i filozofu, ndonjehere duhet me u ndal edhe me u kenaq vetem edhe me kete aromen e kafes qe del nga filxhani e kulluar taze!

Il profumo del caffè do te thonin italianet, madje edhe me konkret kur thon: "po të isha grua do të perdorja kafen si parfum."

Edhe tjetra kur thon "...kafja e keqe është më mirë se pa kafe." Ose "...miqësia është si kafeja, pasi të ftohet nuk kthehet në shijen e saj origjinale, edhe nëse ngrohet."

Keta muhabet, mund te merren vetem si muhabet kur pín kafe, ama thjeshtesin qe bartin ne vete ne autenticitetin e kuptimit qe perçojn nuk mund te ua mohojm sot edhe sa te jete kafeja.

Sidomos ne kete kohe te falcitetit, kur njeri me shume gjase me shpesh pin kafe vetem, konstatimi se ...miqësia është si kafeja, pasi të ftohet nuk kthehet në shijen e saj origjinale, edhe nëse ngrohet, i bije qe eshte pa kontestueshem i vertet!

WILD WEST

5/21/2023

KANARINA

Nje e diell, pak para drekes, i ulur vetem, espresso perpara, telefonin ne dore, edhe njehere i vendosur te shkruaj me sakte te pershkruaj ambientin ku gjindem. Ne nje kafeteri rreth parkut, afer Komunes ne Gostivar, me disa tavolina jasht, me nje gjerlbrim i theksuar nga ana e majt e imja, me kafe qe pak per habi po me duket e mire edhe i shoqeruar  ga cicerimat e kanarinave nga kafazet e varur ne mure. 

Kalimtare te rastit, klient te tjere qe vine nje nga nje, te cilit me bisedat e tyre jo edhe aq diskrete po e begatojn ambientin dhe po e gjallerojn atmosferen. Edhe pse moti pak i vrenet, po me pelqen per faktin se mundet komond me ndejt nen qiell te hapur pa pas nevoj te strehohem nga kushte atmosferike rrjedhese. 

Ne realitet, kur hyn pak ne film shume kollaj fillon e rikrijon ambientin alla italian-çe, me nje dallim per momentin, qe sikur te ishte dite pune me siguri nuk do te mungonte ne tavolin edhe ndonje gazete, reviste apo strip, po edhe liber ose ne rastin me te mire e-book reader Kindle.

Ky ambient tani i bie se po me pelqen ndoshta edhe nga fakti qe atmosfera eshte e qete, por ndoshta edhe qe per momentin jame vetem i ulur ne tavolin por me luksin qe te jem me ju nepermjet keti shkrimi, sot dhe sa te jete ky tekst i disponieshem, e kjo vec eshte dicka speciale.

Se kjo per mua eshte dicka speciale nenkuptohet nga fakti qe sado qe i thjesht te jete motivi per te shkruar dhe ndoshta pa ndonje permbajtje shume demethenese, mundesia per tu rrefyer, gadishmeria per te qene i hapur, çiltersia per percjelljen rrjedhshem te mendimit, bidjes dhe qellimit, eshte nje luksuz qe shume pak veta e kane sot, dhe per kete jame pafundesisht falemenderes Allahut, Zotit te gjithçkaje, ...edhe ty qe qendrove deri ketu. 

Paskesaj so vazhdoj edhe pak ta shijon kete embien te mrekullueshem, deri sa te vine koha e thirrjes te ezantit.

KATUND

5/20/2023

NJE PERQIND

E ndjek nje aktor ne Instagram, i Bosnjes eshte me duket! Kam pare disa reels-a nga paraqitjet e tija ne media dhe ne podcaste te ndryshme, duke u shprehur here here edhe me fjalor vullgar, hudhen disa xhevahir kontravese ne formen e komenteve po edhe qendrimeve personale mbi çeshtje te caktuara! 

Nje, qe do ta permendja ketu eshte kur thot: "Devedeset devet posto ljudi boli k*** sa tebe"! Ne perkthim i u pershtatshem do ti binte: "Nentedhjet e nente perqind te njerezve nuk ia ndien per ty"! Tash mund ta paramendoni sa arogant, sa cinik mund te tingellojsh nese kete e merr guximin edhe ta thuash publikisht, sidomos kur e perdoren zhargonin dhe fjalorin vullgar.

Sigurisht kur e degjon apo ne kete rast e lexon, qeshen, edhe e perqeshen gjith situaten, ndoshta e perbuzen ate po edhe mua qe kete e sjell ketu, ama pak me vone fillon edhe e mendon, edhe ne fund thua: "...more me vend e ka!!!!!

Edhe menjehere pas pak mendon, te kujtohen rastet, se si ne fakt kerkuj, per kurnise, qe ka te bej me ty as palla nuk i ha, por edhe nese njeher nga njeqind rastet, nese ta marren vetem emrin neper goje, atehere eshte kur te perqeshin apo pergojojn per ndonje gaf apo gabim qe e ke bó, per tjetersend, fare hiç, ... sepse ne fakt nuk ua ndien per ty!

Ne fund te fundit, nuk eshte edhe aq keq nese ne realitet ky eshte fakt, sepse ashtu, kur e kupton kete fakt si realitet, fillon edhe i adaptohesh, ndermer veprime, edhe ne fund edhe ti bohesh si ata, ...nese veret ka nevoj, ama nese ska nevoj benu i vertet makar qofsh i vetmi ne ate nje perqindeshin!

RED FLOWERS

5/19/2023

PA DOGMA

Nje shkrim ky para akshamit! E kam degju "nuk bon te falesh ne momentin kur perendon dielli, por duhet prit pasi qe te perendoj dielli"!!! Me arsyetimin se bash ne ate moment mblidhen shejtanat edhe raportojn per suksesin ditor ne perpjekjen qe ta devijojn insanin! Une per kete nuk kam ndonje argument nga ndonje burim kredibil, prandaj po e ló ne kuader te gojdhenave!

Por, me duhet te sqaroj nje gje, per vetveten me se paku, qe ta kem edhe me te qarte, e qe ka te bej me nje fakt interesant sa i perket perendimit te diellit qe besoj e dine te gjithe qe pak kane dituri e pergjithshme dhe arsyje te shendosh, e qe eshte fakti qe dielli ne vazhdimesi po perendon dikund, a po, si efekt relievit te tokes nenkuptohet!? 

Tani kjo a do te duhet te mendohet se shejtanat vazhdimisht jane ne mbledhje!? Pyetje retorike qe nuk eshte se me te vertet me intereson pergjigjeja, por me ben te mendoj se sa kollaj disa e kane te konstatojn dicka nga i cili konstatim pasta ndertohen dogma.

Per kete arsyje duhet perkujtuar veten edhe te tjeret se nuk luhet bash me do muhabete, ashtu vec duke thone vetem kuturum e pastaj aty per aty kur ballafaqohesh me pyetje qe realisht jane logjike, duhet me i kamuflu me muhabet digmatike.

Ne realitet normat jane te lehta, pa ngarkesa, pa kushtezime, por edhe nese ka kushtezime ato jane te lehta dhe te dobishme, me te vetmin qellim qe ibadetet te jene ne sinkron me pritshmerit dhe te dobishme per arsyen dhe motivet pse ato jane bere farze, per dogma ska vend pa dyshim. Behu pragmatik!

NIGHT FLYING

5/18/2023

SELAMET

Thuhet se me e shpejt se drita eshte imagjinata, ka nuk i shkon mendja njeriut. Ja per shembull mua ne momment me shkoj mendja te ajo thenja: "ndonjehere me mire eshte mos i dish dó pune, se sa ti dishe"!

Keto disa dite meq me rastisi te socializohem ashtu kot, pak me teper pas nje pauze per arsye objektive, ndodhi qe te kuptoj disa gjera qe ne natyrshemrine e kurioziteteve te mija nuk kane vend, por me inercione te bisedave fillon dhe dhe kupton gjera qe ne fund te fundit personalisht nuk me sjellin asnje dobi.

Per shembull, kupton qe dikush ka ambicje pertej kapaciteteve dhe rrethanave e objektive qe egzistojne. Kupton qe dikush me vetedije insiston, angazhohet dhe synon te pervetesoj sukses apo merita qe ashiqare eshte rezultat i punes te dikuj tjeter. E merr vesh qe mos aftesia e menaxhimit te gjithe egos po i shkakton frustrim dhe si pasoj e ben te vuaj dhe rrjedhimisht pret nga ty qe ti sherbejsh ne tejkalimin e situates, etj.

E kupton ne te njejten kohe se ai/ajo nuk e kupton se ne kohe reale qe bash ti (si bashkebisedues) je viktima e ambicejes se tij/saj, se bash ti je rivali ne ate kontekst, nuk e kupton fare se ti e kupton shume qarte se bash ty deshiron te te bej kurban!? 

Ashiqare epshi e qerron qe ta shikon se ti e sheh qarte se ai drejpersedreti deshiron ty te te bene mish per top dhe pret ti mos e marresh vesh, bile - bile pret ti ti ndihmojsh!!!!? Vetem dhe vetem ta arrine qellimin edhe pse ne fakt eshte nje gje shume e vogel sa mos me then shume e ulet!

Kur ndahesh pastaj thua, me mir mos e kisha marr vesh kete gje, se tani duhet me u rujt per kot e kot edhe prej kesaj pune, edhe pse i bindur je se nuk ia vlen as qe ta mendojsh kete sepse e di qe ska aspak hajr aty, edhe me keq fillon edhe e sfidon veten, tani e tutje, a me u mundu me e mbrojt ose me e lon me me u kot si eshte duke e çuar!

Ana e mir thot, ti je me i ndreq gjerat, bene saber dhe lutu per hajr, se sabri qete ne selamet, ndersa vesfesja thot bon saber ama mos bon kurnise, leje se si ashtu-ashtu nuk te peyet ty askush per kurnise!? Ama jo, saber do bejm ama edhe me te keqen dhe zullumin kurr nuk bohemi InshaAllah!

CAVALIERS

5/17/2023

DHULKARNEJN

Epo, skishte se si mos arri sot te lexoj per Dhulkarnejnin, "Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: Unë do tju tregoj disa lajme për të." (s18/a83 - Kuran)

"Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë," (s18/a84 - Kuran) "kështu që ai u nis në një rrugë." (s18/a85 - Kuran)

Per Dhulkarnejnin vazhdon dhe flitet ne ajetet ne vazhdim te Sures 18, EL-KEHF prej ajetit 83 deri te ajeti 101! Ajetet ne tersi nuk do di sjell ketu por do te u kisha rekomanduar qe ti lexoni vete ne perkthimin e kuptimit te Kuranit ne shqip.

Si gjithcka tjeter ne Kuran qe me mahnit, ashtu edhe vargjet qe Allahu sjell ne Kuran per Dhulkarnejnin me mahnit, ne vecanti menyra se si lihen te hapura mundesit per te reflektuar per informacionin qe jepet si dhe kuriozitetit qe stimulohet. Sidomos kur thuhet: "Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë,"...i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë, e lexoj dhe shume here kur thuhet "ÇDO GJË"!!!!!!!

A thu cfar privilegji, cfar mundesije, per cfar njeri behet fjale kur "i jane dhene mjete e rruge per te arritur cdo gje"! Aty permendet vendi ku perendon dielli, permendet vendi ku linden dielli, permenden jexhumi dhe mexhuxhi, permendet penda e hekurt, e disa e tjera te dhena!

Dhe ketu, mua fillon te me shkoj mendja ka mos! Me vine ndermend te gjitha teorite e hipotezat e ndryshme duke u munduar ta vendosin Dhulkarnejnin ne tabelen kronologjike te historiografise konvencionale, si dhe ne vecanti mu nderlidh me xhevahirin e fundit qe e kam degjuar para do kohe, ku ngrihet hipoteza nga idhetaret e idejes se "toka eshte e sheshte" ku thuhet se muri i ngrime (ice wall) qe rrethon token (ajo qe njihet si Antarktika) eshte muri ku Dhulkarnejn ka ngrit penden!!!!!? Epo he!??? Mendonje!

FLIP

5/16/2023

I MIRE

Sado qe njeri eshte zemer mire nese vazhdimisht lendohet, zhgenjehet, tradhetohet apo abuzohet nga te tjeret, ajo zemer nje dite do te lendohet, ajo miresi nje dite do harxhohet, ai njeri do te ngelet nje dite pà asgje per te ofruar, do zhgenjehet dhe do filloj te hakmerret, do te "behet i keq"!!!?

Kjo hipotez ne ditet e sodit vlene qe te na sherbej si motiv qe neve duhet te kosiderojm seriozisht sasin e miresise qe ofrojm per te tjerit, ndaj te tjerve, sepse seriozisht rezikojm qe me ne fund te behem te keq apo te lige pas gjithe asaj kohe qe kemi kultivuar miresi, edhe me ne fund te mbahemi mend si te lige po nga ata ndajte cileve kemi qene te mire.

Kjo do te ishte nje humbje e madhe, nje shqetsim i madhe per vete por edhe per te tjeret qe na kane besuar. Do te ishte nje mekat serioz ndaj vete vleres "miresi" sepse miresia ne fund te fundit duhet te sjell miresi e jo te kunderten, me se paku lendim per te miret.

Kur e prek me thelle turbullohet edhe me shume kjo dilem, sepse fillon edhe mendon, mos vall duhet ndonjeher me u bó i keq per me e mbrojt te miren, vleren!? Mos vall duhet dikuj me ia tregu vendin, vetem dhe vetem qe ai me ligesin e tije te te ta tregoj vendin ty, mos vall!?

Pastaj e gjitha kjo do te hynte ne nje rreth te ngusht qe shume lehet behet lemsh puna. Prandaj shpejt e shpejt gjykoj, qe mos me mendu me u bó i keq, por thjesht me e kuptu se vetem nje obligim eshte me prioritet me e kuptu cili eshte obligimi i yni njerzor kundrejt Krijuesit, ndersa nga krijesat asnjeri nuk eshte i privilegjuar as ne te drejta as ne obligime ndaj njeri tjetrit. Jemi te barabart, ma ben si ta bej, ta bej si ma ben, nijet keq me te be se kam!


FALCON

5/15/2023

EJVALLAH

ABABIL

Bena "thirrje" per popullin e Turkijes qe ta votoj Erdoganin, ne nje status para disa diteve ne profilin ne facebook ("e ftoj popullin e Turkijes ta votoj neser Erdoganin!!!"), me shenimin shtes:
"p.s. ky satus si pika e ujit qe e ka bartur zogu kur ka mundur ta shuaj zjarin e ndezur per ta djegur Ibrahimin a.s!"

Tani, une jam absolutisht i vetedishem qe influanca ime ne kete drejtim eshte nje zero absolute, sa i perket mundesise qe dikush eventualisht kete thirrjem time ta kete marre per baze dhe rrjedhimisht te kete ndrruar mendjen dhe te kete reflektuar, dhe per pasoj eventuale te kete votuar Erdoganin, duke qene Kemalist (perkrahese i kunderkandidatit Kemal Kilicdaroglu)!

Por kryefjala eshte te metafora e zogut (Ababil) qe u perpoq te bart uje me sqepin e vogel per te tentuar te shuaj zjarin qe ishte ndezur per ta djegur Ibrahimin a.s. 

Ne kete rast, edhe une e ndaj bindje me shumicen e njerezve te cilit mendojn ee tentimi te rrezohet Erdogani (si koncept politik) i ngjason tentimit te djegjes se Ibrahimit a.s. si njeri i dedikuar per ta luftuar te keqen, devijimin dhe hilen!

Per fund, mund te them se tersisht distancohem nga pretendimi se mund te jem ndonje njohes i rethanave konkrete ne teren, bile as qe do te doja te jem ndonjenfar analisti, por thjesh i lejoj vetes te bej interpretim intiutiv dhe me ate edhe koment i lire mbi dukurit qe ndodhin ne pergjithesi ne mardhenjet nderkombetare e qe me rezulton qe ne iteres te pergjithshem, nje Turkije e fort e ndrejtuar nga Erdogani eshte zgjedhja me e mire dhe e dobishme per rajonin dhe paqen ne bote.

NUL

5/14/2023

NIHILIST

Nje dite, tani shpejt, bena nje leksion mbi "konceptin e postmodernizmit dhe aplikimi i keti koncepti ne kinematografi" dhe si zakonisht per te bere elaborimin e duhur si baze per vazhdimesin mu desht te zberthejm definicionin e termit dhe vet definicionet mbi teorine postmoderne me pastaj.

Kush e din e dine, por nder te tjerat mu desht ta sjell ne tavolin njeren prej teorive se "ata qe zakonisht aplikojn ne veprimtari filozofin postmoderne ata para se gjithash kane qasje nihiliste, qe rrjedhimisht u mundesohet dhe arsyetohet shfrenimi i imagjinates ne veprimtari."!

Per te shuar kuriozitetin e studenteve u desht shkurt te elaboroj vete termin nihilizem per te kete kuptim me pastaj vete teoria perkatese. Duke mos dashte qe aty per aty ta komplikoj edhe me shume, shkurt e barazova termin nihilizem = asgje, pa vlere, pa rendesi, vetem duke e sqaruar plotesish me pastaj me perkufizimin qe "qasja nihiliste do te nenkuptonte, zhveshje e gjerave nga cdo vlere e trasheguar dhe aplikim i nje vlere te caktuar e cile ka vlere vetem pse neve ashtu e shohim" (por qe ne realitet konform koncepteve universale ajo eshte anti-vlere)!!! Ishte ligjerat e gjate me perplot shembuj si deshmi dhe argumente kur dhe si zbatohet sot ne media, kinematografi dhe ne shoqeri ne pergjithesi.

Tani mund ta lejm anash leksionin, te them ate per te cilen e nisa gjithe kete. Me e mendu holl e holl kur behet fjela per disa "vlera" qe vazhdimish ofrohen ketu tek neve, si mbrem e pardje mbrema Evrovizioni, disa muaj me radhe Big Brother e tje tjera me radhe, i bije se une kam qasje NIHILISTE me absolute ne bota qe edhe postmodernistet me te çartet ne bote do te ma kishin lakmin! Per mua keto anti/"vlera" jane nje hiç absolut qe nuk do ta barazvlersoja as me zero dhe nuk do ta shumzoja me zero si vlere pervec keta qe i ndjekin keto programe!

RED & BLACK

5/13/2023

ALGORITHM

Ky algoritmi kish pas qene gjó e cuditshme, me nder me thone. Kush eshte aktiv ne rrjetet sociale e ka degju qe platformat qe njihen si media sociale kane te zhvilluar algoritem i cili ben perllogaritje te aktivitetit te perderuesit te asaj platforme dhe duke i aplikuar ato te dhena me pastaj qe te njejtit, perderuesit, ti ndihmoj qe te gjej ate qe ai, perdoruesi, specifikisht e kerkon!? Shume e shkurt kjo!

Tani, ne kohe te fundit si nje navigator i rregullt i rrjeteve sociale, allgoritmi me "furnizon" me permbajtje te cilat specifikisht jane produkcion i atyre qe shtyne agjendet e ndryshimit te perceprimit te hipotezes, "qe Toka nuk eshte sferike por eshte e sheshte (rrafshe)".

Une, ne fillimet e para te mesimdhenjes ne vitin 2000 per nje vjet kam dhen mesim edhe per lenden e gjografise prej klases se peste deri ne klasen e tete. Aty me kujtohet i kam mesuar nxenesit e klases se peste per hyrjen ne gjeografi (pershkrimin e tokes), gjithesia, universi, galaktika/t, rruga e qumshtit, sistemi diellor, planetet, orbitat, yjet, Toka, rrotullimi i tokes per 24 ore ne boshtin e vete dhe per 12 muaj rreth e rrotull diellit! I kam mesuar per diellin, henen dhe satelitet tjere, qiellin, atmosfere dhe shtresate e saj, etj. etj.

Shkurt, kete hipotezen konvencionale qe e mbeshtet shkenca mund te them me siguri qe e kam te njohur, tani doli ky algoritmi, edhe me sfidon, mua edhe gjith boten, me nder me thone. Aty thuhet se toka nuk eshte e rrumbullaket, se dielli dhe hena rrotullohen rreth tokes, se egziston vetem poli verior ne mes dhe se anatartika ne fakt eshte muri qe rrethon rreth e perqart sheshin ku ne mes gjenden kontinenete dhe oqeanet.

Normal fillimisht shfaqen nga perceptimi personal kontradikta e para, dyshimet, mungesa e logjikes, si dhe hamendja e arsyes pse ne fakt e gjithe kjo ka rendesi. Natyrisht mungon shumecka nga ajo qe do te mund ta sqaronte dilemen menjeher, prandja dilemat e tipi, duhet me i besu shkences nxjerin ne pah pyetjen, po a mund me u besu shkencatareve se!?

Duke e pas kete problematik teresisht opcionale e vendosa qe pergjigjen ta kerkoj aty te burimi i pashtershem i diturise, te e verteta absolute, te Kurani Famelart! Aty jom! ...ndoshta nje dite do te shkruaj cka kam gjet!

PEAK

5/12/2023

MAZALLAH

Kur e lexova sot ajetin "Dhe se ka pasur burra prej njerezve, qe kerkonin ndihme prej prej disa xhinneve dhe ashtu ua shtonin atyre me shume arogancen." (s72/a06 - Kuran) Qe nenekuptohet lehte se flet per njerzit qe beshkpunojn me xhinnet, konkretisht aroganca e xhinnebe se si shtohet kur njeriu tregohet nevojtar per "ndihmen" e tyre! Po, nesje sot nuk eshte ketu poenta, ne fakt poenta del prej ketu 

Sa e lexova ajetin, menjeher me shkoj mendja tek njerzit qe kur i luten per dicka, kur u kerkon dicka apo ke nevoj per ndihmen ose vemendjen e tyre, ata menjehere behen arogant, cinik, te injorojn, me vetedije te lone te presish ne koridor, me qellim nuk ta ngren telefonin, "le te flene pak kerkesa per miqesi" ose "leja seen pak" e keshillojn njeri tjeterin. Te keta me shkoj mendja menjehere!!!

Me shkoj mendja te kata dhe dilema, a thu sa e ngjashme ose sa e nderlidhur eshte kjo arogence e njerzve me arogancen e aluduar te xhinnve!?

Kur po te njetive njerez, kur u del me abdes perpara  edhe kur e lexon edhe ne vete ajtin Kursi, edhe i shikon ne sy, pa fol fare asgje, trazohen, çaperdisen, sepse ne fakt ti nuk kerkon asgje prej tyre, nuk je miftiaç per ta, kerkon te Allahu mbrojte nga djajt, atehere ata veniten, struken, ikin ç'purthen.

Kur ua ben te njejt ti, si mase veprimi, kur ata kthehen e kane nevoj per Ty, atehere sillen verdall kembeve sic sillet maceja e uritur, duke mjagulluar me shpres se do ti ndihmojsh, edhe pse tane kohen e dine se ti e dine se ata e dine se ti e dine, qe ti do ti ndihmojsh, sepse ti nuk je si ata, e din se ri e dine se pastaj ata prape do te behen arogante kur ti do te "kesh nevoj per ta"! Mos Allah!

SPARK

5/11/2023

BROCHKULL

Nje mengjes me shi ky, pas ecjes tre kilemotra dhe kohes te mjaftueshme per te reflektuar rruges, nisem rruges tjeter te puna! Mendoj cka te shkruaj, dhe fillon te mendojsh cka mendova rruges dyke ecur!?

Por para se ta marr telefonin te shkruaj, nuk ngeli pa mos me ardhe ndermend ajo "hava e mire kjo per gjum"!!! ...edhe nejse e mora telefonin.

Me shkoj ndermen pyetja, kur duhet me e ndal kete te shkrujtmen perdite!? Edhe natyrisht e thash, po, kur te dua! Pastaj mendova, po si ta ndali, cka me tutje!? Edhe filluan te me shfaqen ato spicat apo vesfeset qe si duket jane pjes e ajrit ne kete nenqiellin tone, te tipit!?

Sa ja vlene barra qiran!? Me radhe edhe plot nenpuetje, ... per cilin apo cilen me bo dicka!? ... kush ta din!? ...edhe nese ta din dikush, kush ta vlerson!? Bla bla bla! Edhe i thom vetes, "po mire be, a e ke shkrujte me heret diku qe e bene per vete, xhi folish mó"!? Tap, mu kujtu, çashtu eshte, eh, keshtu me radhe llau-llu'u, bam-bum, me dalldis edhe pak ta bej dy faqe teksti, ama jo!?

Nuk dalldisi shume se duhet me lone edhe ndonej broçkull edhe per ndonjeher tjeter, nuk se per deni se, per vete qe te lexoni ju! Çao!

KACHAK

5/10/2023

KONTRASH

Interesta kur je ne mexhelis, takon njerez edhe qe nuk i njeh, degjon biseda nga te cilat edhe meson, degjon mendime me te cilet edhe nuk pajtohesh. E kupton mire qe dikush eshte i formuar mire por edhe hasen ne dikend qe edhe nuk eshte ne dieni shume per gjerat qe preferon te flase.

Kesi soj mexhelisesh zakonishte manifestohen ne raste te ndrsyhem gezimi por edhe ne raste mortore. Shfaqen shpesh ne mes miqve por edhe mysafireve nga jashte, por ne te gjitha rastet shfaqet dikush qe nxiten tema te ndryshme.

Zakonisht tema e preferuar e shumices eshte politika, feja edhe hoxhallaret, her dikur paraqitet Serbia aty si problem, Kosova dhe "rinija e sodit qe nuk ó per kurnised" sipas disave, e te tjera

Nje gje po e kostatoj tani me pas ca viteve, qe, ata qe dine dicka preferojn te heshtin, me gjase qe te evitojn polemikat, ndersa disa folin sepse i "ze sherri" i disa te tjere e goditin e ca tjere e shkretin!

Shpesh, me dhimsen hoxhallaret sepse merren shume naper goje, duke u numeruar nje varge argumentesh kontra tyre, si profitera, biznismena apo edhe ndonje etiketim tjeter pezhororative.

Me interesant eshte fakti qe zakonisht une i mbroj hoxhallaret sepse e nderoj jashtezakonisht punen e tyre! Ndodh shpesh qe kur e qetsoj biseden filloj te shprehi qendrimet apo edhe verejtjet qe kam une per hoxhallaret, edhe kur filloj ata qe paraparakisht ishin kunder vetem pse jane kontrash fillojn ti mbrojn! Edhe tekt atehere i pyes: "A e shef si bohi!!!!?"

NIGHT VIEW

5/09/2023

FATI JONE

Sot me beri shume te mendohem, te mendoj, te persijati, te reflektoj, te ndalem, me beri te mundohem ta kuptoj, ajetin: "Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që të mos rrëshqisni jashtë rrugës së drejtë, pasi qetë mirëorientuar në të, që e keqja të mos ju prekë, meqë penguat nga rruga e Allahut dhe që të mos jetë fati juaj një ndëshkim i madh." (s16/a94 - Kuran)

Konkretisht ajo qe me terhoqi vemendjen eshte definimi qe bene Allahu i Madhnishem kur thot: (perkthim ne shqip) ”që të mos jetë fati juaj një ndëshkim i madh."!?

Kur thuhet "...qe te mos jete fati juaj..." me duket se çeshtja e fatit ketu definohet si dicka e hapur, dicka qe neve me ane te vullnetit te lire e kemi ne duart tona fatin tone, dhe me ate me automatizem neve me lejen e Allahut caktojm fatin tone!!!!? A nuk i bije keshtu!? 

Per çeshtjen e kadërit dhe si lidhet pastaj e gjitha me fatin nuk e di a mund te i jap drejt vetes te thellohem ne interpretim, ama kjo me beri te kthellohem pak dhe te mendoj thell!

Per fund do te isha rezervuar vetem tek nje fakt, dhe ate ne faktin qe une leximin e bej perkthimin e kuptimit te Kuranit ne shqip, nuk e di cili do te ishte kuptimi autentik apo burimi ne arabishten e Kuranit gjate kohes se shpalljes!

ALP

5/08/2023

NASIHAT

Me sabah me ne sy nje post, status facebook-u i nje hoxhe qe kishte sjell nje thenje Imam Shafiut e qe kontekstualizohej me rastin e zgjedhjeve te pergjithshme dhe atyre presidenciale ne Turqi qe pritet te mbahen me 14 maj 2023, e shoqeruar me nje fotografi te Presidentit Erdoan!

"Imam Shafiu - Allahu e mëshiroftë - u pyet:
Si ti njohim njerëzit e së vërtetës në kohën e sprovave dhe trubullirave ?
Ai tha: Ndiqni shigjetat e armikut, se ato ju drejtojnë tek ata." 

Ne kete rast nuk ka lidhje fakti qe kete e ka postu hoxhe, qe btw per te cilin kam konsiderat, as fakti qe ne kontekst favorizonte Erdoanin, qe btw gjithashtu edhe une e kam favorit, por konkretisht ka lidhje me faktin qe shpesh here te gjithe neve aplikojm standarde te dyfishta kur vjen ceshtja e "marrjes" me politik apo aktivizmi politik i individeve profesionist qe ne rrethana te zakonshme per neve ketu ne vend, apriori gjykohet si jo profesionalisem, me te cilen nuk pajtohemi apriori.

Tani, duke mos dash qe kete ta bej si polemik, do mundohem ta shkurtoj dhe ta perfundoj me konstatimin se, thenjet, keshillat, normat, regullat, e natures se aluduar me siper, duhet te vlejn ne te gjitha rastet edhe kur ka te bej situaten qe edhe neve mund te jemi ne anen e gabuar eventualisht, dhe ketu me shkoj ndermen rasti kur " e gjithe bota" ishte kunder Donald Trup kur zgjidhej president por me shkoj ndermen edhe rasti kur ketu ne RMV tani me dekada, i madh apo i vogel "jane" kunder Ali Ahmedit!?

Krejt per ne fund, kjo thenja e Imam Shafiut si duket e zgjedh perfundimisht dilemen se si me te vertet duhet me u vendos secili nga neve ne perzgjedhjen e nje prijesi ne te cilen do situat, jo vev politike.

ALPHA

5/07/2023

ALFA

Ishin pas mbledhur nje here qente e nje nahij, te vendosur qe ti luftojn disa ujqi qe kane tentuar te hyne ne nje fshat. Mblidhen hordi qente, nje numer shume me i madhe se sa ujqit, kuvendojn, strategji bejn, japin kushtrimin, mobilizim total.

Nga ana tjeter, ujqit e kuptojn ujdurmen! Ndalen e mendojn, "shume jane!!! ...zor do jete puna, do na mundin me i hy luftes, me u dorzu!!? Si me u dorzu ujku para qenit, dilem! Por numrat flasin ndryshe, ujqit jane shume pake!

Gati me u dorzu, por folen Alfa! "Le te shkoj dikush ne vezhgim, le te mesoj, çfar race jane, cfar soj, qe te mund ta luftojm siç duhet, se pa luftu nuk e lóm!" Ujqit tjer okoll, rrine, presin, foli Alfa!

Pas pak vjen izvigjaçi, kish mbikqyr edhe kish kuptu, raporton, thot: "Jane turlifar qeni, t'kuq, t'zi, t'bardh, sharko, lesh gjat, lesh shkurt, tirli race, doberma, kangall, vuçkjak, meles...", i renditen edhe do raca tjera edhe shton, "...ka edhe bubica!!!" Qeshen Alfa!!!

Qeshen Alfa dhe urdheron: "Mir ó puna, mire!!!! Boheni gati kaq sa jemi sepse neve jemi Nje xhins, e kur neve jemi Nje, shume kollaj eshte kur ke te bejsh me turli sorte, sado qe te jete numri i tyre me i madhe! Ata jane te perçam, secili me qen bire qeni, kollaj!"

Ndodhen beteja, ujqit fitoj! Qent, disa duke leh' kot si klanga, ato do bubica vetem me tastatur, nja dy kangalla tu pa muskulat ishin vonu, nje pid bull kish hakat, por para luftes kish ngron kroasan i kish ndiku margarina, do tjer qef' pepsin barku gazra! Bashi buzuk! Ujqit nje formacion, Alfa lider, kap-kup i kishin gri!! Alfa u thot: "...shkojm, ska hajr ketu"!

FLAMURI