2/10/2023

VULLNET I LIRE

Ka ndodhe qe njeri te bej veprim edhe kunder vullnetit te vete! Çeshtja e vullnetit te lire si atribut qe i eshte dhene/lene njeriut nga ana e Zotit eshte nje çeshtje qe diskutohet dhe eshte sterdiskutu sa here nga kende te ndryshme. Besoj, urtesia e kesaj teme eshte shume afer asaj qe do te ishte, apo nga ku do te dilte kuptimi i jetes.

Pra, veprimi mbi vendimin qe e sjell njeriu me vullnet te lire eshte si duket privilegji me i madhe qe ka njeriu, kundrej gjithcka tjeter qe ne fakt ai nuk ka asnje auroritet, perfshire ketu miresit tjera qe ka kjo bote.

Ky privilegj si baraspeshe e ka pergjegjesin qe rrjedh nga efektet dhe pasojat eventuale qe dalin nga veprimi i ndermarre pas vendimit per te vepruar mbi bazen e vullnetit te lire qe kemi.

Nese ai veprim eshte i sinkronizuar me formatin e preferuar te Krijuesit atehere nenkupton qe harmonia e ketij sinkroni konvertohet ne lumturi dhe dobi nga efektet anesore te kesaj harmonie, dhe ansjelltas, nese veprim qe behet pas vendimit te marre me vullnet te lire dhe ai nuk eshte ne harmoni, atehere, perplasjet apo ndeshjet ne platformen e veprimit natyrshem do te shkaktojne disballans, dridhje dhe cregullim, shpirteror, emocional dhe rrjedhimishte edhe fizik.

Kur njeriu ndodhen te veproj mbi vendim kunder vullnetit te lire atehere ai shkarkohet nga pergjegjesia kur ai veprim eshte i "domosdoshem" konform situates por ama asesesesi nuk justifikohet nese ai veprim me vullnet te lire mund te evitohet pavarsisht pasojave eventuale qe rrjedhimisht me vullnet te lire mund te rekuperrohen nese kundervlera eshte me e madhe dhe qe tejkalon elementin subjektiv.

Keshtu qe, kur ke zgjedhe te hysh ne Qeveri, do mbajsh pergjegjesi ne te gjitha dimesionet, askush nuk mund te te detyroj te hyshe n'Qeveri, ndersa fjalet e thena me heret, tani dhe pastaj do te jene deshim ndaj teje kur nje dite do te duhet te jepet llogari para Zotit!

No comments:

FIFA