Verdall me hejben ne krah, prej katundi prej n'sabah, duke bo hesap per shume cka e duke mbush thaset, kane blejt cka kane pas nevoj te paret tane, e, ku me thas e ku me kale, me çeza e me kamion grumbull, gjithe diten e lume kane sjell te shpija furnizim sa per evlad aq per hajvan!
Gjera qe rrall i kujtojm, jete qe pake e njohin gjeneratat e vetures! Nje kohe pak ndryshe se sa e dites sodit, si per nga mundimi aq edhe per nga lezeti i jetes!
Kete besoj me lehte mund ta kuptojn ata qe linden nga mesi i viteve shtatedhjeta! Gjenera qe sot, mund te thot se perjetoj dy dekada nga shekulli i kaluar dhe dy dekada ne shekullin e tanishem, gjenerat qe perjetojn menyre e te jetuarit ne dy milenimue dhe akoma nuk i kane mbush pesedhjete vjete, gjenerata qe preku kalin e gomarin, Lamborghinin, Mercedesin e Ferrarin.
Gjenerat qe luante me tapa Jupi, gjenerat qe nuk e ka problem te shetise ne metropolat e botes aq krenar sa edhe i njeti te vjen ne vendlinde edhe das me duart mbas te hece ne pazar, me veture e parkune me dy kollcat ne trotoar, e kur blen molla edhe pse nuk i duhen i blen 4 kile per 100 denar ma lir ti dale!
Kur e takon, "sa mi le laknat be katundar!?" ...mundon te ia mare me lire per nji miljard tre laknat duke e kerku, mos i gjindet 100 denar ne mesin e topit me euro!
Abe çish t't thom! "... hajde bujrum, hajde bunrum!", "...tre copa dhëjt miljard", "...hajde kolic hajde kolic", "...qep Bajnice, qep Bjanice"!!!! Edhe vec kur e peshtyn doren pllac, i ferkon shuplakt, "hajde hajrli, ...çe doren!!!!"
No comments:
Post a Comment