Ama, kjo nuk duhet te vlene edhe per dike qe kualifikohet si mjeshter, per dike qe ia dergon diçka per ta ndreq nje defekt, e kur e shjell te shpia i manifestohet nje defekt tjeter, paisjes, aparatit, nxenesit, studentit, pacientit apo uat evër.
Kjo nuk duhet te jete rregull kur dikush te fton ti besojsh per nje çeshtje edhe ai i njejti te mashtron per ate çeshtje dhe dedikohet krejtesisht per çeshtjen e kunder dhe po i njejti te fton ti besojsh prap!?
Pastaj po ky mjeshte te cilit para suve te tu i dalin shtrafat teper "kur mundon ta ndreqe aparatin" dhe kthehet me konfidenc te thot: "... teper jane keto shtrafa, gabimisht jane vendu ketu", edhe kap-shkllup, e mbyll kapakun, ta dorzon, ta merr hakun, edhe shko ti te shpia çaj koken.
E kuptoj, njeri je, gabime dhe leshime bohen, ama edhe dilinxhi, matrapaz dhe mashtrues perfekt je, folirant, diletant e cka mos tjeter je! Ti tradheton amanetin, tradheton besen, betimin, tradheton shpresen. Ai mjeshtri mundet te jem une ama edhe ti mund te jesh!
No comments:
Post a Comment