2/07/2023

TURLI STILLA

Ni kafe t'mesme! 
Shkoj kamarie, e prù kafen! Sa shkoj, mu kujtuan gjithe ata momente, gjithe ata stillat qe nder vite e kemi porosit kafen, edhe me thell, gjithe ata stillat hala qe disa vazhdojn ta porositin kafen!

Prej ne fillim ta them, stilli me i fort me duket, kur vjen kamarieri edhe i thon: "...e di ti!!!". Me kujtohet kur ni vaket porositnim "...makiato!", me vone "...kapuçino!", ani ai stili "ni kafe edhe uj t'tharet!"! Pah,  turlijesh!

A, tjetra me e fort, "... çiti edhe pak tomel!"! "...e holle e ke bó!", "...kush ó ke shanku!!!?"! Pastaj ai evuluimi epokal, "...ni ekspreso!" ...edhe ai komenti i shokut para kamarierit: "...ha ha, o, nuk i thojn ekspreso po espresso, tup!!!", edhe duke kerku per vete pastaj "...mú ni illi!?" ...sepse ky eshte nje prej atyre qe sun e shqiptone Y-ne ama ka pare ta pagune dupllo kafen!!!

Abe turlijesh çisht t't thom, njoni "t'gjat"! njoni "t'shkurt", njoni "katerthtepes" tjetri "shtadhëjtçe" ...mos vazhdoj te permendi, "ni deci limunad", "mu ni uj çeshme"! ... "mú edhe ni uj pa gaz, ...ej shif, mos jet' prej frizhideri"!!

"Ej, thuj gazdes ta ndrrone kafen!!!!"


No comments:

FIFA