2/05/2023

LE TE ...

E lexova nje citat qe i pershkruhej se e ka thene Goethe (Gete): "Le te pastrojm te gjithe para derese se vete, dhe keshtu bota do te jete nje vend i paster"! Mu duke shume konkret, e drejtepersedrejt, e qarte detyra qe kerkohet te behet.

Kjo thenje mund te merret edhe tekstualisht, konkret per natyren qe e permban formulimi, pra kokretisht per higjienen qe nenkuptohet nga termi pasterim "para deres" te vete dhe rrjedhimisht i tere botes, por edhe mund te nenkuptohet si metafore qe i implikohet vete kuptimit te jetes.

Pra, kjo i bije te jete e ngjashme me formulimin popullor: "pastroje oborin e vete, pastaj shiko te komshija" qe shumica e nenkuptojn si metafor dhe jo si urdhen konkrete dhe praktike, qe ne fakte duhet te jete si e tille paras se te jete shprehje metaforike.

Ne kete raste te dyja, e vecanerisht te paren e kuptoj si shprehje metaforike qe mund te nenkuptonte shumecka qe ne praktike te na sherbej si inspirim ne kontekste te ndryshem:

Te pastrojm mendjen, qellimet, keshtu qe me automatizem reduktojm emocionet e keqija!

Te mos derthim energji negative ne rruge, me ate rruga, obori dhe shtepia, bota, do jene me te kendeshm per te jetuare.

Te ruajm secili veten nga sjellja me hile, dhe hilja do te zvoglohet ne bote.

Te shkaktojm te gjithe nga pak harmoni, dhe harmonia do te dominoj, e te tjere formulime te ngjadhme.

Pra, me duket se eshte shume kollaj te behet ajo qe duhet nese kuptohet drejt dhe pa ngarkesa paragjykuese, ta bejm gjithesecili detyren e vete dhe askush nuk do te kete kohe ti shkaktoj tjetrit problem. Kollaj, apo!!!!?

No comments:

FIFA