2/12/2023

QENDRIM

Disponimi per te komentuar dhe vlersuar situatat nuk eshte ndonje vler ne vete, por thjesht eshte nje manifestim i qendrimeve ne kohe reale dhe vendosja apo pozicionimi karshi sfidave te cilat direk apo indirekt kane ndikim ne jeten e perditeshme tonen.

Apriori nuk duhet te jete dicka personale, sepse vetem ashtu mund te merret objektivisht si relevant mendimi apo qendrimi i shprehur, pavarsisht se mund te interpretohet si i tille, por edhe nese fillimisht stimulumi mund te jete subjektiv, sidoqoft trajtimi duhet te jete objektiv, edhe ateher vetveten e ke inferior karshi situates.

E mira kesaj dukurie eshte kur per kete nuk je i detyruar ta bejsh, por e bene vetem konforme nevojes por edhe pergjegjesise njerzore, morale dhe kur duhet, profesionale. Pra qendrimi ne rastin me te mire duhet te behet per te kontribuar pozitivisht ose ne minimum te jete nje alibi i percaktimit, apo marrjes ane nga ajo qe eshte pozitive.

E diktoj se kjo eshte nje qasje e tepruar filozofike, ndoshta per dicka qe mund te shprehet me thjeshte edhe me me pak fjale, por ama pse te jete e thjesh kur mund te komplikohet qendrimi mbi qendrimin!

Por ama nje gje me thjesht se kaq nuk mund te jete, dallimi ne mes te qendrimit te shprehur publikisht dhe te shkruar dhe ati qendrimit te shprehur tinaze (fshehurazi) apo ne kafe plot tym, ku selush flet si ti teket duke mos i besuar askush askujt!

No comments:

FIFA