2/09/2023

PERPARIM

Nisa ta shkruj, m'erdhe inson, e ndala, ...vazhdoj! Kesh' tu thon, edhe pse ju nuk e di çish kesh' tu thon: 

Ne Kuran sillem histori te ngjarjeve nga e kaluara, histori te ndryshme ne kontekste te ndryshme. Histori per profetet, histori per popujt, histori suksesi, histori deshtimi!

Nuk ka histori per ate se kur sakte ka fillu njerzia (me date)!? As deshmi se cili popull, pasardhes i cilit popull eshte!? Apo me thjesht, Kurani nuk eshte liber historie, ashtu sic do te deshironim te jete. Pra liber, AUTORIN e te cilit liber e besojm pa fije dyshimi, nuk eshte liber ku specifikisht do silleshin fakte ku qarte do te thuhej se "ju" jeni pasardhes te keti apo atij populli, apo "ju" jeni te destinuar te jeni k'si ose asi mileti!!!?

Por, shprehimisht sugjerohet se "historite ne Kuran sillet qe te marrim mesim" jo qe te perplasim fakte dhe te shuajm ego etnocentrike dhe frustrime nacionaliste moderne! Qe lene te nenkuptohet nje fakt shume i rendesishem qe e kaluara duhet te njihet dhe te mesohet vetem ne kontekst te nxerrjes mesim dhe permirsim te gabimeve dhe ngritje morale, shpirtrore dhe progres ne te gjitha fushat dhe asesesi per dicka tjeter.

Pershkake se roberimi i mendjes dhe idealit vetem me te kaluaren praktikisht kontaminin te tashme dhe te ardhme, per te cilen realisht thirreni dhe mund ta mbajme pergjegjesi, qofte ne kete bote edhe boten tjeter.

Per mua, te kuptohet kjo eshte e nje rendesije te madhe, qe rrjedhimisht kur do te duhet te vendosemi apo pozicionohemi karshi momenteve kur tratohen temat e nxehta ne konotacion politik dhe historik, sic shpesh ndodhen tek neve, ateher kur e kemi parasyshe kete fakt, besoj qasja eshte me racionale dhe mendimi eshte me i arsyeshem.

Prandaj nje konkluzion logjik do te ishte, te njohim historin qe te kuptojm si erdhen ketu dhe te perdorim arsyen, intelegjencen dhe vullnetin per perparim qe te jemi te vendosur nga duhet te shkojm, qe fundi sido qe te vjen te jete hajrli.

No comments:

FIFA