2/28/2023

ONTARIO LAKE

EPO HË!?

E shof, rruges per Tetove ne anen djatht, njoni e ka nje are, a e ka ble nuk e di, e ka thurur ne perimeter me bloka betoni, thuajse nje kilometer, edhe ara eshte e pa punuar me vite!

Pak me posht nga ana e majte nje tjeter ka nje are po kaq e madhe, nuk e ka thurur fare, por e ka te mbjellme me mbi nje mije fidane lethija! Epo, hë!!!!?

Kam pershtupjen se, nje kilometer mure eshte investim me i madhe se sa nje mije fidane lethija! Pa matematik, thjesht me pershtypje observimi!?

Parshtrohet pyetja retorike çish ka mendou ki kur e ka bo kete mourin!? E ka ble aren, i kane mbet do pare, ka zón majstor midis fushes, saglam kan punu me se paku nje muje, me idejën, "ta thuri, mos hipin hajvonati"!!! Edhe sot e ka lon shkret! A ky tjetri ka mbjell lethija, ...epo hë!

Pra e thjesht eshte, giith ka te bej me mendesin! Si mendon, ka je nis, ku done te dalish! Aq sa ka te bej me faktin, a ben nje gje per vete, a e bon per hallkun, a e ben per inate te gjalit minxhes, a e ben kunder vllait, ...per çish e bon!?

Edhe, kur e bon denise per inat, dalin ferra pastaj! Edhe pse kojshia e di se ti e ke 3 qile aren midis fushes "...e ka bo murin nàh, e ka puthtu, kutij e ka bo"! ...ama me ferra! ...epo hë!!!!?

SUN RISE

2/27/2023

MILAIM FEJZIU

MODEL

E kemi parasysh moton "mos trego si duhet te jete shembulli i mire por behu shembulli i mire!"! Kete shpesh here e harrojm, apo ngurrrojm qe ta demonstrojm duke u kufizuar vetem tek teoretizimi i modelit, por harroj, ngurrojm te behemi modeli vete.

Pasojat e kesaj neglizhence jane te menjehershme, pershka se ata qe kane te bejne me neve, palet, studentet, pacientet etj, ne vecanti gjeneratat e reja jane ultra pragmatist, por jo veten! Ata e duan ta shohin te prekshem shembullin, jo detyrimisht matrial por edhe logjik, te implementueshem aty per aty ose me se paku ne kohe reale.

Demagogjia dhe vete teoretizimi sikur nuk kalon me sepse gjerat kerkojen te preken, ne vecanti kur kane te bejn me proces te evoluimit jetesor, sepse sfidat jane konkrete sic duhet te jene konkrete edhe veprimet dhe veglat per ballafaqim me keto sfida.

Pra, kete nuk mund ta beje nje model, apo shembull jo i sukseseshem, nje model jo i qendrueshem dhe jo i ndertuar mire. Kjo madje diku edhe mund te kalon pershkak te shkalles te mediokritetit, por ama nuk behet model suksesi.

Fundja nuk kerkohet shume sot, qe, nese je shkolle e vjeter (old school), shkelqe me origjinalitetin e te qenurit konform moshesh dhe metodes se vjeter, mos improvizo sepse ashtu behesh model i keq, qe vec ti nuk e sikton se gjith okollo po!

IL COMANDANTE MARK

YELLOW

2/26/2023

ZA EDINICA

Dje beni pak buje sepse ishte shume pa lidhje propozimi i perfaqesusesve te Parise Alternativa, kur dhan nje propozim ide, nuk mund ta quaj as ide e menduar, per mundesin (nevojen) e hedhjes ne qarkullim politik kerkesen per themelimin e Asosciacionit te Komunave Shqiptare ne Maqedonine e Vetiut!??

Degjova dhe lexova disa reagime qe apriori ishin kunder dhe mire e leboronin faktin se pse kjo ide eshte nje budallallek destruktiv nga dikush sic duket te pretendoj te jete super kreativ, vetem pse mendon vete me vete qe me cdo kusht me qendru aktiv ne politik.

Pajtohem me shumicen qe jane kunder kesaj ide, thuajse me te njejtat argumente! Shkurt, neve shqiptaret ne RMV per momentin kemi dhe jemi me mire se kaq (krahasuar me ate qe nenkuptohet apo sugjerohet tek propozimi)! Reziku per ri nxjer syte duke regulluar vetllat eshte real, keshtu qe ndermarja e nje veprimi te tille pa dyshim eshte munges te sensit po edhe dijes racionale politike dhe munges totale e vizionit.

Realisht, nuk e mendoj as qe vlen te diskutohet kjo teme, por meqe duhet me shkrujt edhe sot per dicka palidhje, ma panlidhje se kjo, keto dite nuk ka! Prandaj thash me vete "haj ta shkruj qe te jese, edhe kjo te xhindet per me vone"! Shaka, jom duke qesh, por ju kete nuk e shihni, a tani do filloni te qeshni vete edhe ju, ...e sheh!!!?

Prajda duhet me pas kujdes me idejat edhe kur shkruj qofte edhe vetem satusa, se qeshin gjina me ty pastja!

DASA

2/25/2023

SCUPI DARADAN

INSTRUMENT

Ata qe e duan Allahu me te vertet (ata e dine vete sa dhe si e duan), ata ne momentin qe do te jene ne situat qe dikush te kerkoj prej tyre ndonje sherbim, ndonje ndihme qe mund ta realizojsh (vetem) ti per ata, ne ate moment mund te kuptohet se jé zgjedhur te jeshe sherbetor i Allahu ne toke!

Sherbetor per te sherby pa dallim, per te ndihmuar ate qe pa pritur te drejtohet per ndihme. Qofte kur te kerkon perkrahje morale apo mbeshtetje matriale, ndoshta ne momemtin kur ti je me pak ne gjendje ta ndihmojsh, kuptoje se ti je i zgjedhuri qe ndihem e Allahut te Lavdishem ta realizojsh, sepse Ai i ka premtuar robit qe "...ndihma do ti vjen nga nuk e pret" ... qe i bjen qe instrumenti realizues i ndihmes se Allahut je ti!!!?

Shume deep kjo a!? Shume e thelle! Tani e di se te kujtohet rasti kur dikush ka ardhur te te kerkoj lemosh, kur dikush te shpia te ka ardhur te te kerkoj "borxh", kur dikush te vendi i punes te eshte drejtuar me shume siklet per sherbim qe ndoshta formalisht nuk i ka takuar, por dikush i ka thon "...shko te Ai/Ajo, do te sose pune!" edhe Ai/Ajo, gjithe naten nuk ka flet, si do vine te ti, a, nuk te njeh te te kerkoj sherbim te caktua, edhe ka dal n'sabah, duke thon: "Allah n'doren tonde" edhe i sikletorur der n'fund te ka trokit ne dere!

Ska si ndryshe, manifestimi devotshmerise nuk mund te tregohet ndryshe, te Allahu i Madherishem nuk mund te arrihet fizikisht ne shallter, por me dua, lutje e sebepe si ti/une!

Edhe pastaj Ai i Plotefuqishmi edhe ty te ka premtuar, duke te garantuar qe shperblimi te te vjen, dy fish, tre fish, kater fish, pese fish, dhjete fish, sa te kesh nevoj per githmon, me mire se sa qe e mendon, "...nga nuk e pret, ...sic e dine Ai vete, ...Bujar, Pronar i çdo gjeje"!

CHOBAN

2/24/2023

GJENERATA PN

Vrap gjithe diten ne pazar, alleshversh, kuriozitet e dallavere, pazarllek, inate e bertima! "...hajde bujrum, hajde bujrum! Tezgat plot, thaset mbushun, mall e bereqet ka ta kthejsh koken! Bylmeti pllat i bardhe ne shekla, mashaAllah, mashaAllah! 

Verdall me hejben ne krah, prej katundi prej n'sabah, duke bo hesap per shume cka e duke mbush thaset, kane blejt cka kane pas nevoj te paret tane, e, ku me thas e ku me kale, me çeza e me kamion grumbull, gjithe diten e lume kane sjell te shpija furnizim sa per evlad aq per hajvan!

Gjera qe rrall i kujtojm, jete qe pake e njohin gjeneratat e vetures! Nje kohe pak ndryshe se sa e dites sodit, si per nga mundimi aq edhe per nga lezeti i jetes!

Kete besoj me lehte mund ta kuptojn ata qe linden nga mesi i viteve shtatedhjeta! Gjenera qe sot, mund te thot se perjetoj dy dekada nga shekulli i kaluar dhe dy dekada ne shekullin e tanishem, gjenerat qe perjetojn menyre e te jetuarit ne dy milenimue dhe akoma nuk i kane mbush pesedhjete vjete, gjenerata qe preku kalin e gomarin, Lamborghinin, Mercedesin e Ferrarin.

Gjenerat qe luante me tapa Jupi, gjenerat qe nuk e ka problem te shetise ne metropolat e botes aq krenar sa edhe i njeti te vjen ne vendlinde edhe das me duart mbas te hece ne pazar, me veture e parkune me dy kollcat ne trotoar, e kur blen molla edhe pse nuk i duhen i blen 4 kile per 100 denar ma lir ti dale!

Kur e takon, "sa mi le laknat be katundar!?" ...mundon te ia mare me lire per nji miljard tre laknat duke e kerku, mos i gjindet 100 denar ne mesin e topit me euro! 

Abe çish t't thom! "... hajde bujrum, hajde bunrum!", "...tre copa dhëjt miljard", "...hajde kolic hajde kolic", "...qep Bajnice, qep Bjanice"!!!! Edhe vec kur e peshtyn doren pllac, i ferkon shuplakt, "hajde hajrli, ...çe doren!!!!"

EARLY

2/23/2023

DISKRET

Ne suren Bekare, vargun 264, Allahu i Madherishem thote: "O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar mbi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar."

Duke vazhduar ne ajetin e radhes 265: "E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjafton). All-llahu sheh atë që veproni."

Sa kujdes duhet me pas kur bejm dicka mir qe mos e prishim, qe kaq e lehte qenka per tu zhbe, aq sa pluhuri mbi gurin e lemueshem qe lahet nga shiu ne cast!

DARDANUS

2/22/2023

IDEA LIST

Ideal eshte kur beson me bindje qe nje ide, qe mund te jete edhe nje deshire e artikuluar, qe mund te jete nje mendim qe shfaqet ne moment por qe qendron aty duke u rrotulluar ne koke qe per rrjedhoj ngjizet e zene rrenje, xbilon, del si filiz rritet dhe lulezon, te pelqen, dashurohesh, behet deshire, vendosen qe ta kultivojsh, fillon dhe e bene kult, pa te nuk mundesh, pa te ska kuptim asgje me pastaj, kjo te behet botekuptim per jeten, nuk ke ide tjeter per jeten, behet ideali per te cilen jeton.

Keshtu ngjan per iden qe ke per familjen, kjo behet idea per veten e shoqerin, ky eshte synimi qe ke pastaj per ndertimi raportit me gjithcka qe ke rreth e rrotull. Behet idea me te cilen krahason gjithcka, idea qe te mjafton per te qendruar, idea qe te jep guxim per te vepruar!

Behet idea per te cilen je i gateshem te luftojsh, ideja per te cilen je i gatshem te sakrifikojsh, te vdesish! 

Kjo ide mund te jete shume e thjeshte, idea qe  "vetem te jesh vetja"! Idea te shohish familjen e sukseseshme, idea shohish popullin te perparuar! Kjo e fundit eshte me sublime, me fisnike, kjo deshir te bene idealist karshi vetes, e naiv karshi tjereve, ...po ndasht!

SCURE

2/21/2023

FLOK

LEVIZË!

Ndonjehere ekujliberi me i mire ne jete mbahet me se miri atehere kur jemi duke levizur! Kjo sugjerohet sot edhe ne tendencat per trajtim te disa cregullimeve qe njeriu por edhe shoqerija i ka ne kohene moderne!

Besoj ky rekomandin nuk e abrogon nevojen tjeter po kaq te rendesishme qe njeriu te ndalet dhe pushoj, reflektoj, qendroj dhe ti dedikohet vetes, te flej mjaftueshen dhe trajtoj shpirtin, por vesoj eshte ne sherbim te faktit qe kir te zgjohet, kur te ngrihet kur te filloj te leviz, balanci te jete relrj dhes dhe i kendeshem, i qendrueshem afat gjate.

Ketu po kaq i rendeshishem eshte ushqimi adekuat  e cilesore si burim energjije per ti ndermare veprimet e lartepermenduar, te ekujlibruara qe  si ne kantar perfekt te manifestoj rahatin, kenaqesin dhe lumturin qe duhet te vjelet nga tersia e veprimit ditore.

Prap, me vjen ndermen ajeti Kuranor (s74/a1-3) "O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd!" Si urdher qe, qendrimi nuk duhet te jete qellim por leviza duhet te jete nisme per veprim!

Une e kuptoj qe kur thuhet "ngrihu dhe terhiqu verjtjen" i qarte eshte konteksti se u thuhet Muhammadit a.s. por si model kjo vlen per mbar njerzin qe nese qendron i/e mbuluar ne cilen do situat nga cili do ves, te ngrihemi dhe ti terhjekim se pari vetes verjetjen e pastaj te tjereve!

Ky nuk eshte tentim qe te behet tefsiri ajetit por tentim per te motivuar veten qe me leviz me veprim se sa me u tret ne dembeli dhe sorollatje!


BALANCE

2/20/2023

ENDRRA!!!?

I shikoj disa kamarier, te ri, si ne moshe ashtu edhe ne pune! Ballafaqohen gjithe diten me kerkesa te ndryshme nga klient! Me momente plot stres ne pune dhe me endrra plote, me deshira te pa numerta dhe me mundesi shume te kufizuara.

Kamarier, puntor ne nje mosh kur as shkollimin nuk mund ta bejn sic dihet, me keq ndoshta, vec mund te kene marre vendimin se shkollimi nuk duhet as te mendohet. Me siguri me perplot kifizime te shtepija, edhe me brenga te shumta ndoshta, me plote halle te shtepise pershkak se priderit nuk ia dalin dot ti permbushin as obligimet elementare per familjen e ai e ndjen veten te rritur dhe dal ngadal pergjegjes.

I skalitur me lloj lloj ndalte dhe qyskie qe ka pune per dite edhe me shpejt piqet e rritet, me shpejt i kupton gjerat dhe fillon dhe kupton realitetin. Fillon dal ngadat te mendoj se "mos vall ketu nuk ia vlen" nga ata qe i sherben gjithe diten, gjithe diten e degjon "se ky vend nuk bohet", ate qe e shikon ne internet perdite sikur ia verteton kete se ketu "ska hajr!?" ...edhe e gjith endrra i behet ankth pastaj.

Nuk eshte gje e mir kjo as per ta pare, as per ta menduar hic me pak per ta shkruar. Sepse cila do qofte qasja i bie se bejm padrejtesi, edhe atyre edhe vetes e per me shume e ngarkojm veten me pergjegjesi, pasi qe imponohet pyetja "cka bejm per te jete ndryshe!?"

Shume pak, aspak, asgje ndoshta! Dyshoj!

EN NISA

2/19/2023

EQUILIBRIUM

GOJA E LIGE

Ata qe nuk na e duan te miren nga te huajt po edhe nga te tanet, qe nuk jane e pak, keta gjithe, kurre nuk do ndalen se gjykuari, nuk do ndalen se kritikuari, shpfuri, nuk de ndalen deri sa te te shohin siç duan ata, keq, e nese ti duron atehere do fillojn te te injorojne si nje mase e fundit shume tronditese per ata, te ngulfatur ne mllef.

Keta kane deshire te te shohin roje dikund, me uniform security, kane deshir te te shohin portir dikund, mundesisht te te shohin me netllen ne dore apo me llopat te meshalica non stop, bile edhe ma keq, mundesisht edhe bishtim e llopates te ta marrin, qe t'mytesh n'pluhur!

Keta nuk duan te te shohin ty ofiqar as zyrtar! Keta nuk duan te te shohin udheheqes, kete nuk e duan edhe keta te tanet, keta nuk duan te te shohin Minister, zv. Minster, mazallah te behesh zv.Kryeminister, o bo bo me u be Kryeminster, t'hane gjalle, i lè mendja bile bohen bashke mes veti dhe djajt njerez, se prej xhinve kane frige, se frigavec jane, qyqaret.

Keta qe disa i dini e disa si dini, mos Allah vete te jeni! Keta nuk do pushojn kur se kritikuari, duke mos lene rahat as babe as nene, as vlla as moter, keta e marrin n'qafe nje popull, ketyre DIS (dis like permanent)!

Neve ti lutemi Zotit, per hajr dhe per miresi, ti lutemi Zotit per mbaresin dhe udhezimin tone dhe te udheheqesve tane! Zoti na dhashte neve durim dhe udheheqesve tane guxim. Na befte Zoti neve nga ata qe meritojn perparim dhe udheqesit tane nga ata qe do behen sebepi per ate. Amin!

SUN

2/18/2023

OMBRA

LIVING LEGENDS

EPIK FANTAZI

Dje me rastin 15 vjetorit te Shpalles se Pavarsise ne ceremonin zyrtare e organizuar nga Shteti i Kosoves sic pàme ishin prezen personalitetet te ndryshem nga Maqedonia te cilen sigurisht ishin te ftuar dhe qe per rrjedhoj, te nderuar, i ishin pergjigjur fteses dhe benin kete event edhe me madheshtore.

Motivi dhe rasti apo eventi ishte vetevetiu madheshtor, por edhe nikoqiret te vetedishem per momentin dhe motivin kishin bere punen te shkeqyer ashtu sic shkelqenin vete karshi mysafireve qe ishin aty per po me aq glamur.

Nga pamjet qe dolen u pá se shumica e njererzve tane aty shfrytezonin rastin qe te defilojn dhe vendosin kontakte me personalitet e ndryshem relevan qe gjindeshi aty. Ishin fotografuar, dhe te njejtat i shperndan ne rrjetet sociale si nje e aritur e dites.

Thene te drejten, shenimi i Pavarsise ne kete menyre moderne eshte i mire edhe i qelluar karshi progresit qe shoqeria e jone duhet synuar dhe po e arrin ngadal edhe sigurt, dhe kjo gje me lumturon.

Por nuk do isha un nese nuk do ta teproja pak. Me shkoj mendja vete me vete, kur i shikoja pamjet e eventit te mbremshem, sikur ky event te behej tersisht me shenja dhe simbole karakteristike per identitetin tone por tersisht modern!

Per shembull, Albini ti priste mysafiret i veshur me xhamadan e Vjosa me jelek, mysfiret te vininme pe plisa, tirqi e brez dhe me openga solemne, ku te gjitha keto defilime te regjistruata me dron dhe video kualitet 8K do te qarkullonin boten nen tingujt e ndonje kolone zanore me ritme te muzikes folklorike me bitsa te epik fantazis. Epike!

A, e bukur, e di se cdo njeri prezen aty do ta deshironte kete, do ta bente kete, neve mal zemra do na bej e te tjereve balte! Ama sun e bejm, e di pse, sepse jemi akoma undercover, do durojm edhe pak, jemi ne mision, edhe mendoj se ia vlen edhe pak te durojm, qe te kenaqen gjenerata tjera me vone!

HIDAJA

2/17/2023

LAGO

PAUSE

Sot do marr pauze, nuk shkruj per asgje! 
Nuk dua te shkruaj per pervejtorin e shpalles se Pavarsise te Kosoves para pesembeshjet viteve, sepse nuk dua te hy ne plemikat se a kemi shtet konform viteve!

Nuk dua te shkruj as per zvaritjen e procesit te shkarkim-ngarkimin e ministrave ne tentimim per riorganizim te Qeverise ne Republiken e Maqedonis se Veriu, sepse nuk e di sa do zgjase ky proces.

Nuk dua te shkruj as per korupcionin qe ka leshuar metastaze, e qe nuk eshte vetem matrial por edhe thellsishte shpirteror, sepse nuk arri dot ta kuptoj ku fillon edhe ku mbaron por qe jemi zhyrur deri n'fyte si shoqeri nuk dyshojet, ne fakt kuptohet nga menyra si marrim fryme.

Po, si do shkruj per drejtesi, ku i dyshuari i pare mund te jeme vete, duke bere padrejtesi, hic me teper me kete shkrim, ku vec i prek gjerat e nuk mund te ua jap hakun, per cfar drejtesi do mund te shkruaj.

Prandaj, me mire sot mos shkruaj per asgje dhe postin ta le te zbrazet, e ti mos te lexojsh asgje! M'fal a!?

INFINITE LOVE

ASK!

2/16/2023

QUEST

Ky insistimi qe te bej ilustrime, vizatime apo sido qe ta quajm eshte interesant se si mundeson qe ndonjehere edhe marrja me pune te kota te te mundesoj qe te gjejsh formen e shprehjes adekuate per te thene ate qe ndjene apo e mendon.

Ashtu sic ndonjehere edhe heshtja apo mos berja asgje flet shume. E lexova nje dite, thuhej: "qetesija eshte e mbushur perplot informacion", aludohej ne heshtjen, qetsine qe njeri e hasen ndonjehere ne natyre, ku duke medituat ne heshtje ai kupton shumecka.

Por kjo e inponon konstatimin tejter se, parafrazoj, qe, zakonisht ata qe nuk din asgje nuk pyesin, apo per te pyetur duhet te dishe. Qe logjikisht kuptohet se vetem nese je ne kerkim te diturise, vetem atehere i ke pyetjet dhe dilemat.

Perndryshe nese nuk ke pyetje apo dilema, ateher ti i di gjitha, ti nuk ben asgje, per ty heshtja eshte flori, prej teje vetem mund te mesojn tjerit, ...atje ku qofte!?

FUGGA

2/15/2023

VËRBGJAN

UNDERCOVER

TEORI VS. PRAKTIK

E postova nje video ne profil ne facebook me bishktimin: "kur troturon studentet me trorietizime ne fakultet kundrejt studenteve ne praktik". Shkurt, ne video shfaqen pamje, ku nje trajner boksi, keshillon apo demostron para nje studenti se si duhet ti shmanget nje goditjeje dhe se si duhet ate situat ta kthej ne avantazh per te dhene goditjen e vete.

Trajneri jep instruksione, tenton ti demonstroj me ritual levizjet, ne te njejten kohe perderisa demonstron gjat levizjeve po e godete studentin, pak lehte por e godet me grusht tek mjekra. Nje lloj demonstrimi te dhunes psiko-fizik prej nje maniaku te frustruar te veshur me uniformen  e autoritetit qe ia mundeson pozita.

Video e shkurte, por shume demethenese! Pas dy apo tre demonstrimeve, e fton studentin ta gedet ate me qellim qe praktikisht te demonstroj ate qe e tha me teori! Por, ndodhi ajo qe eshte realiteti i kohe sodit, studenti, pa nje pa dy mori dhe e foditi trajnerin dhe e rrezoj n'dy gjú duke mos i lene asnje sekonde te mendoj e lere me te veproj mbi bazen e "diturive te tije" me te cilat e "mesonte" studentin!

Sa ironik aq paradoksale kjo per ta shikuar si nje incident, nuk mund te mos na boj te reflektojm per realitetin e kohes sodit! Kur informacioni esht atje i hapur per te gjithe, qasje kane te gjithe, femijet sote, nxenesit, studentet kane qasje ne kohe reale ne cdo burim diturije, intelegjenca artificiale u eshte vene ne dispozicion pa limite, edhe do te dale dikush qe vetem injorancen  edhe budallallekun e ka origjinal do ti mesoj keta femije, ...ja nuk shkon, nuk do funksionoj kjo keshtu edhe gjate, ...the world is out there (bota eshte atje jashte) jo mendje e mbyllor te dikuj!

...mos e zgjeti se do nisi do shaj!

SENTINELA

2/14/2023

ARCH NEMESIS

PASTERTI!?

Duke prite ta hapin kafen, e shikoj pastruesin e rruges se si perpiqet te mbledh sa me shume nga berlloget ne rruge te shperndara gjithandej, te shkaktuara nga neve qytetaret qe e shkaktojn ate berllog.

Shume cka me rrotullohet ne koke, por nje gje' eshte e sigurt, ky zotnija e bene punen e vete! Me posht e shikoj nje tjeter, edhe ai e ben pune e vete! I bie se autoritete e shume kritikuara, edhe ata e bejn punen e vete, pasi qe i kane "urdheruar" te dalin me pastru! Edhe si perfundim me del se vetem neve qe hudhim berlloge nuk e bejm punen tone sic duhet.

Ose pra, edhe nese e bejm, i bie se e bejm gabim! Edhe mu kujtu hadithi (parafrazim): "edhe largimi i nje guraleci nga rruga eshte sevpa", ...tani per ta mendu anasjelltas duhet me pas frike. Cka nese hudhja e "nje guraleci" ne rruge, e mos flasim per mbetje dhe berrlloge tjera, cka nese kjo llogaritet gjynah, ... a!? Mos e mendojm kete se pale ku dalim!

Pastaj ai hadithi tjeter "pastertia eshte gjysma e imanit", po kjo! Rujna Zot, nese imani jone pasqurohet me gjendjen ne rruge, apo nese gjendja ne rruge aktualisht pasqyron imanin tone, atehere berbat i paskemi punet, urgjent, urgjent, netllen ne dore me e marr, e me dal me u ndihmu keture zotnive qe me pastrimin e rrugeve si duket, tentojn te pastrojn edhe imanin tone sa do pak.




IMAN

2/13/2023

PRIDE

BELLA CIAO

Ne situata te caktuara lufte, zakonisht kur nje shtet ka qene i okupuar nga ana e popullit ne ate vend zakonisht ka patur mobilizim per organizim te rezistences anti kupatore!

Me kalimim e kohes dhe per pasoj edhe te rezistences se organiziar keto levizje lane te sukseseshme dhe me ate edhe gjithmon te tratuara me simpati nga ana e popllit dhe e trajtuar me romantizem nga letersia!

RESISTENCIA, eshte bere grafiti me i njohur gjate situatave te luftes, jane thurur vargje e jane kenduar kenge, eshte kenduar: Una mattina mi sono alzato, ho trovato l'invasor! ...eshte kenduar, "nje mengjes jam zgjuar dhe e gjeta pushtuesin, ...bella ciao, bella ciao! ...edhe jane nise per font, kunder te keqes!

Keshtu ka ndodhur ne shumicen e vendeve, keshtu eshte rezistuar ndaj reve te zeza, por edhe ndaj kolabkracionisteve, kuislingeve, tradhetareve, hajnave dhe hilexhie, pervec okupatorit, ...me vite!

Por edhe ironia ka ndodhe, qe pas luftes, kete qe i ka luftuat rezistenca jane vete shpalle se kane qene vete rezistenca! Duke vazhduar edhe me tutje me hilet dhe intrigat deri sa vdekja u ka ardhe hakut, por duke e bere te pavdekshem iREZISTENCEM dhe dealin per liri.


MOMENT IN TIME

2/12/2023

GUFO TRISTE

MISTER BLAF

QENDRIM

Disponimi per te komentuar dhe vlersuar situatat nuk eshte ndonje vler ne vete, por thjesht eshte nje manifestim i qendrimeve ne kohe reale dhe vendosja apo pozicionimi karshi sfidave te cilat direk apo indirekt kane ndikim ne jeten e perditeshme tonen.

Apriori nuk duhet te jete dicka personale, sepse vetem ashtu mund te merret objektivisht si relevant mendimi apo qendrimi i shprehur, pavarsisht se mund te interpretohet si i tille, por edhe nese fillimisht stimulumi mund te jete subjektiv, sidoqoft trajtimi duhet te jete objektiv, edhe ateher vetveten e ke inferior karshi situates.

E mira kesaj dukurie eshte kur per kete nuk je i detyruar ta bejsh, por e bene vetem konforme nevojes por edhe pergjegjesise njerzore, morale dhe kur duhet, profesionale. Pra qendrimi ne rastin me te mire duhet te behet per te kontribuar pozitivisht ose ne minimum te jete nje alibi i percaktimit, apo marrjes ane nga ajo qe eshte pozitive.

E diktoj se kjo eshte nje qasje e tepruar filozofike, ndoshta per dicka qe mund te shprehet me thjeshte edhe me me pak fjale, por ama pse te jete e thjesh kur mund te komplikohet qendrimi mbi qendrimin!

Por ama nje gje me thjesht se kaq nuk mund te jete, dallimi ne mes te qendrimit te shprehur publikisht dhe te shkruar dhe ati qendrimit te shprehur tinaze (fshehurazi) apo ne kafe plot tym, ku selush flet si ti teket duke mos i besuar askush askujt!

IL COMANDANTE & FLOK

FLAMURI