9/01/2023

LETTER-A

Sot dikush (edhe une) e llogariten si 'dita nderkombetare e letres se Abraham Lincolnit, derguar mesuesit te djalit te vete'! Permbajta e se ciles perjetesisht duhet te jete perkujtues i rolit te prindit dhe mesuesit, ia vlen te lexohet dhe rilexohet vazhdimisht, leter kushtetut mbi te cilen duhet te ndertohen gjeneratat e ardheshme.

Vitin e kaluar me nje shtator shkrujta une si Linkolni por kete vite do ta sjell te plote letren e perkthyer ne shqip sepse besoj se vlene me shume, ...me sa vijon: 

"Mesues i nderuar.
Djali im sot e fillon shkollen.

Pas pak, gjithçka do te jete per te e re dhe e çuditshme, prandaj do te doja ta trajtonit butesisht. Eshte nje aventure qe ai do ta marre me vete neper te gjitha kontinentet. Te tilla aventura qe ndoshta mund te perfshijne luftera, tragjedi dhe fatkeqesi. Ta jetosh kete jete, te duhet besim, dashuri dhe kurajo.
Per kete, i dashur mesues, do t’ju lutesha ta merrnit per dore e t’i mesoni gjera qe do t’i duhen t’i dije, mesojeni ate, por butesisht, nese mundeni.
Mesojeni se per çdo armik, ekziston nje mik.

Atij do t’i duhet te mesoje se jo te gjithe njerezit jane te drejte, dhe jo te gjithe njerezit jane te sinqerte.

Megjithate mesojeni se per çdo faqezi ka nje hero dhe se per çdo politikan egoist, jeton nje lider i perkushtuar.

Mesojeni nese mundeni se 10 cente te fituar kane shume me teper vlere se nje dollar i gjetur. Ne shkolle, mesues, eshte shume me e ndershme te deshtosh se te mashtrosh.

Mesojeni ate si te humbe hijshem, dhe si t’i gezohet fitores kur ai fiton.

Mesojeni te jete i mire, me njerezit e mire, dhe i ashper me njerezit e ashper. Mundohuni t’i qendroje sa me larg zilise, nese do te mundeni dhe mesojani sekretin e nje buzeqeshjeje te çilter.

Mesojeni po te jete e mundur, si te qeshe kur te jete i trishtuar, dhe se te derdhesh lote nuk eshte aspak turp.
Mesojeni ti perqeshe ciniket.

Mesojeni nese mundeni te zbuloje mrekulline e leximit te librave, por gjithashtu i jepni edhe kohen e mjaftueshme per te kundruar misterin e perjetshem te fluturimit te zogjve ne qiell, te bleteve ne diell e te luleve mbi nje koder te gjelberuar.

Mesojeni te kete besim ne idete e tij edhe nese te gjithe do ti thone se jane te gabuara.

Mundohuni t’i mesoni birit tim forcen per mos e ndjekur turmen edhe kur te gjithe vrapojne pas fitimtarit.

Mesojeni te degjoje me vemendje çdo njeri, por gjithashtu te shoshise te gjithe ate qe degjonte ne siten e se vertetes dhe te marre veç te miren.

Mesojani atij se si te shese talentin dhe zgjuarsine e tij tek ofertuesi me i larte, por mos te pranoje kurre asnje lloj çmimi per shpirtin e zemren.

Lejojeni te kete kurajo per te qene i padurueshem. Lejojeni te kete durimin per te qene trim.

Mesojeni ate te kete besim sublim te vetvetja, sepse atehere ai do te kete gjithmone besim sublim ne njerezimin dhe ne ZOTIN. Keto jane kerkesat, mesues, por ju beni
me te miren qe mundeni. Ai eshte femije i vogel dhe i mire DHE ESHTE BIRI IM!

Me respekt
Abraham Lincoln"

Urime per sukses dhe mbarsi ne cdo fillim te vitit shkollor, urime per cdo filloriste dhe gjithe me radhe. Cdo mesues para cdo fillim viti shkollor duhet ta lexoj patjeter kete leter dhe vetem pastaj te hyne ne oren e pare. SUKSESE!

No comments:

FIFA