9/29/2023

GJYNAH

Ne nje thenje qe e hasa dje, e lexuam dhe e diskutuam rrjedhimisht mes nesh pastaj me time zonje, thuhej: "Njeriu e lendon ose sillet keq zakonisht tjetrin aq sa ka mangesi tek vetja!" Sigurisht ky nje formulim sugjestiv qe te len te nenkuptohet aty per aty esenca e kuptimit.

Edhe si zakonisht kur reflektohet, ose me pastaj debatohet dhe polemizohet ne kesi raste, une nxitova qe te bej riformulimin e thenjes me insistim qe ta thjeshtoj, duke shtuar: "... dmth, i bie qe, njeriu qe eshte i plotesuar ai nuk ben keq edhe nuk ka pse te lendoj tjerit!"?

Sidoqofte, te dy rame dakort se ky perkufizimi realisht eshte shume i qelluar dhe ne te njejten kohe jep pergjigje konkrete per sjellen e dikuj ne situata te caktuar ndaj nesh apo ndaj dikuj tjeter.

Duke e thjeshtur me pastaj me shembuj te drejpersedrete dhe konkret se pse dikush sillet ne menyre te caktuar apo manifeston karakter te caktuar.

Vetem nese kete e kemi parasysh kur gjindemi ne situat te pa lakmushme qe dikush bene nje veprim ndaj nesh dhe rrjedhimisht ai veprim na lendon, nese per pak sekonda e marrim parasysh momentin nga ky kend veshtrim, realisht do te duhej te ndjemin keqardhe ndaj ati qe na versulet dhe jo te behemi viktime, sepse i gjori praktikisht ate sasi te mllefit, inatit, xhelozise, smires e cka mos tjeter ne fakt e ka thellsi e mjerimit nga i cili vuan vete.

Kesisoj neve aspak nuk do te duhej te neveritemi, por do te duhej te ngushellohemi dhe te lutemi per agresorin e ngrate! Te lutemi pet shendetin e tij, fizik dhe mendor dhe aspak mos lendohemi.

No comments:

FIFA