9/02/2023

KOCKARSKI FUTBALL

Verehet entuziazmi i disa tifozeve te futbollit ne Gostivar, sa here qe luhet ndonje loje ne stadiumin e qytetit, ne vecanti bene jehone kur ai entuziazem edhe ndahet me publikun me te gjere nepermjet rrjetit. Mund te theme qe nuk eshte keq edhe pse ka nje kohe qe ai entuziazem mua me eshte shuar plotesisht.

Aq me teper, personalisht une nga statiumi i qytetit me kam kujtime m  shume nga FK. "Gostivar" i viteve te '80 te shekullit te kaluar, atehere kur suksesi me i madhe ishte liga e trete ne nivel te Jugosllavise, ateher kur Birolli, Menga dhe Zekoja, Aliçja ishin yjet e klubit e Predragu gollman, se sa nga KF Gostivari nga koha e Maqedonise.

Mund te them se aspak nuk kam kujtime nga Klubi Futbollistik Gostivari, kur filluan te influencohet nga politika. Bile aspak nuk kam kujtime nga ata menaxherat e kohes Rufiut, ma hic nga menaxherat e kohes Nevzatit, hic me hic nga menaxherat e kohes Arbenit, eh, tek sot hala nuk me ka ka shkel kemba ne staidon ne kohen e Turkut!

Ma shkurt, e kam nje pershtypje qe i gjithe ky muhabet eshte pune kocke dhe se ska lidhje ne plan te pare me sportin. E gjitha eshte pune biznesi, qe eshte normal sot, shitet deni loje, luhet deni sportska aqe ka Kina, India ose Turkija, kapet deni kombinin me koeficient te larte me deni fiks, publiku e di kete mesele por bohet tosho, shan deni non' ne stadion, gjithe bejn filma.

Keshtu qe ky entuziazem eshte ose fake ose eshte naiv pervec i cullve qe realisht i duan gjerat paster ashtu sic e kan zemren, deri atehere kur do ta ndjen prevaren ne lekur te veten nga ndonje matapaz qe marifet kryesor e ka mashtrimin edhe hilen edhe do ftofet ... si une, edhe pastj do ti çjon n' krejt.

No comments:

FIFA