9/07/2023

AUTOCHTHONOUS

E lexoj: "...eshte gjetur personi i cili ka valvit flamurin me mbishkrimin AUTOCHTHONOUS ne tubimin ne Tetove gjate vizites te Albin Kurtit kohe me pare"!!! Kjo si pasoj e ngritjes aktakuz nga organet e shtetit konform nenit 319 te Kodit Penal te Maqedonise!

Historin e keti flamuri besoj cdo kush e dine se si filloj, kur vite me pare gjate nje ndeshje futbolli per kualifikim ne boteror, diku ne mes te lojes me dron ne qiell mbi stadium ne Beograd u valvit flamuri tek i cili ishin dy figura eminente kombetare, Ismail Qemali dhe Isa Bolerini ne sfond konturat e kufive te trojeve etnike shqiptare dhe mbishkrimi AUTOCHTHONOUS!

Dihet, kjo asokohe solli deri tek shume veprime kontraverse, gjukime, paragjykime, denime e ndeshkime edhe si duket disa gjera u harruan dhe perfunduan vetem me sensacion e disa gjera vazhduan te sherbejn edhe me tej si motive per ty shty perpar disa ideale e disa inate.

Fakti qe per kete, keto dite u be buje ne Maqedoni dhe u ngriten akuza, u shpallen ne kerkim individ, u bo dhe behet politik ditore per cdo dite, fakti qe si duket çeshtjes i jepet karakter serioz sepse dikush e ka ekspozu kete flamur, seriozisht me bene te mendoj, se sa jo serioz qe jemi qoft si shoqeri qoft si shtet, edhe pse seriosisht e di qe ju seriozisht e dini kete fakt tani me!

Seriozisht pyetem, a e kuptojm sakte cka eshte liri e shprehjes, a e dime sakte se kur dhe si (duhet te) behet provokimi apo propaganda! A e dime me te vertet se cka duhet te jete frymezimi, e cka eshte ideali, ne fakt, a kemi ideal!? A e bejm dallimin me mes realitetit dhe fantazise, siç sugjeroj Albini vete ne repliken me Bernabiçi ne Slloveni!?

Per fund, me kujtoht sa e sa viktima prej te rinjeve na kane ra ne burg te dushmanit vetem sepse nuk kane qene shume te vetedishem per veprimin qe bejn dhe me pastaj kur jane ballafqu me sistemin represiv dhe pasojat padretesisht ta zbatuara, jane thyer ne moral por dhe fizikisht dhe per pasoj i kane shkell me dy kembe idealet dhe kane p'shty mbi veprat e veta duke jetuar gjithe jeten me pasojat e aktit te vetmuar burgjeve ose koridoreve te institucioneve sepse liderat i kane lene ne harres! Nuk do shume mend kjo pune, kujdes!!!

No comments:

FIFA