9/24/2023

BEDUIN

Nje beduin i paisur me ushqim dhe uje, me deven e tije per motivet e veta ka udhetuar dhe eventualisht eshte dasht ta kaloj nje pjes te rruges neper shkretetire.

Rruges, papritmas degjon rrenkima, duke shtuar kujdesin heton nje dore e mbuluar me rrere se si me forcat e fundit levizen gishtat. Beduni e kupton situaten dhe me shpejtesi e nxjer trupin e nje njeriu nga nen rrere thuajse me frymen e fundit.

Me kujdesin maksimal, duke i legur buzet dhe duke i dhene nga pak uje per te pire, arrine qe te kthej ne jete njeriun qe shpetoj. Pas pak e kupton cka ka ndodhur nga vete njeriu i cili i tregon se "pasi qe ka humbur rrugen dhe ka ngelur pa uje, deveja i iken dhe ky e peson keq" duke perfunduar ne gjendjen qe e gjene beduini.

Pasi qe njeriu e merr veten, beduini ate e hypen mbi deve dhe vete per kerpeshi i prine deves. Njeriu mbi deve, duke pas hejbet afer, pak nga pak duke ngren nga buka dhe duke pi nga uji, mbledhe forcat tersisht! Ashtu mbi deve i rahatuar fillon dhe e goditen deven per ta nxituar! 

Beduni fillon ti kerkoj qe te kete kujdes, sepse ashtu nuk mund ti prin deves sic duhet. Por njeriu mbi deve nuk perfill kerkesen e bedunit duke vazhduar ta godit deven fort e me shpesh, aq sa pas pak deveja fillon dhe vrapon duke i shmangur kerpeshin beduinit nga dora edhe bashke me njeriun mbi te, largohen duke e lene beduinin mbrapa.

Beduni e kupton situat dhe dorzohet qe ti ndjek dhe eventualisht deveja me njeriun qe shpetoj nga vdekja humbin ne horizont dhe beduini ngelen i vetmuar ne shkretetire pa deven, pa ushqim dhe pa uje.

Pas disa ditesh bedunini bije ne agonin e shkatuar nga urija dhe etja dhe mbi te gjitha zhgenjimi. Ne castet e fundit te jetes duke ngritur duart larte, refehet duke thene: "Zot, e di se do vdes, nuk me vjen keq se do vdes, por me vjen keq se do vdes me dyshimin pse gjeta keqe duke bere mire!"!?

No comments:

FIFA