9/30/2023

NJE MIJE

Nje mije poste tek blogu piKpamje me kete shkrim behen sonte! Plot nje mije, prej fillimit te vitit 2022 deri me sot, 30 shtator 2023! Tani nuk ka rendesi per mua te ndaj sa shkrime edhe sa instantArt-e, e vecanta eshte se keta jane 1000 dedikime, 1000 dashuri dhe 1000 perkushtime per secilin qe ka ndajtur kohe dhe vemendje per te na ndjekur.

A jane pak ose shume, pak rendesi ka! E rendesishme eshte qendrimi, qendresa, dedikimi per te sjell ketu piKpamjen, qofte e shkruar qofte e ilustruar. I rendesishme eshte spontaniteti, natyrshmeria, origjinaliteti edhe autoresia.

Interesant eshte si ndertohet rutina, si persoset disciplina, se si thellohet mendimi si vjen ne pah kreativiteti dhe se si manifestohet qendrimi kur jemi te dedikur per çdo dite te lume, ... vazhdojm!

Faleminderit secilit qe ka patur durimin dhe mirekuptimin per cdo nje sekond te harxhuar qe te ndjek ate qe bejm dhe ne vecanti per konsideraten e treguar per cdo dite.

Do te kerkoja mirekuptim per cdo nje leshim apo shprehje qe ne nje menyre apo tjeter dikend mund ta kete bere te ndjehet jo mire! Eventualisht do ti kekoja falje cdonjerit qe mund te jete ndjejtur i ofenduar nga ajo qe bejm!

Per fund, do tu ftoja qe te na sugjeroni edhe kritikoni nese gjykoni se ka dicka qe duhet mos jete pjese e fjalorit tone apo shprehjeve tona ilustrative. Por mbi te gjitha do tu ftoja qe te vazhdoni te na ndiqni, ...me durim!

No comments:

FIFA