9/26/2023

STARE BUDALLE

E kam pá para do kohe nje serial serb per mbretin Petar I qe paraqiste proceset ne Serbi ne fillimin e shekullit 20! Koha kur Serbia tentonte te shtrin hegjemonin ne Ballkan, periudha kur Kryeminister ishte Nikolla Pashiç!

Pervec tjerave seriali ndiqte si naracion anesor aktivitetin e disa te rinjve, xheparosh, ushtarak e cka mos tjeter te cilet ne vazhdimesi komplotonin, pergaditeshin dhe synojin se si te luftonin ne Kosove!

Me vjen ndermend ashtu mjegull, se si keta tipat zakonisht takoheshin ne kafene, thuase vjedhurazi me kujdes, duke pi raki e duke çurat duhan e duke fol me nderhund, benin plane e thurnin intriga, vetem dhe vetem si te ndermernin "pohod za boj na Kosovu" (fushat per betej ne Kosove)!

Kjo i bie se neve sot e kemi lehte te parashikojm dhe ta marrim me mend se me cfar kemi te bejm nga ana e disa serbeve qe rriten me folklor nacionalist dhe ushqehen me legjenda dhe mite te thurura nga imagjinata e mendjeve te prishura.

Kesi soj kane qene edhe keta tipa qe erdhen ne Kosove para do diteve! Tipa te fantazuar, kokekrisur, avanturier te ngritur nepermjet krimit dhe veprimit banditeske! Tipa qe "enderr e kane pas te vdesin ne Kosove"!!!?

Epo, teknikisht iu realizua endrra! Ginuli su za Kosovo (vdiqen per Kosove)! Duke mendu se sot ne Kosove kane te ben me Mic Sokola e Oso Kuka! Rakia ua ka marr mendje qe te mendojn se sot ne Kosove kane te bejn me Shtet ku Kryeminister eshte Albin Kurtit, Shtet i cili ka FSK, ka Snajperista edhe Drona! Krejt nivel tjeter, drugo vreme (kohe tjeter), samo ovi stare budalle!

No comments:

FIFA