3/19/2026

Poligon

Sot e kishim diten e fundit të agjerimit te keti vitin! Nje muaj sigurisht i veçant, me te gjitha karakteristikat e veta! Nje mundesi e mire per te jetuar jeten me rregullat hyjnore! Ramazan!

InshaAllah qendrojm ne perkushtimin e nevojshem per te jetuar dhe shijuar jeten ashtu siç eshte me mire dhe me e dejne per robin ne kete dynja dhe me veprat tona grumbullojme mjaftueshem sevape qe te fitojm meshiren dhe shperblimin ne boten tjeter!

Me konsenzus po konstatohet qe bota ka nje rrjedhe te ngjarjeve qe njeriun e sfidon dhe e sprovon per dite! Ne shume aspekt, njeriu sot sfidohet ne aspektin etik e moral, shendetsore dhe matrialet e te tjera!

Pa dyshim shpetimi eshte te rahatia shpirterore dhe te gadishmeria qe mos me u dashuruar te kjo dynja. Prandaj te adaptojm formulen me te cilen vlerat do te dime ti mbrojme e sfidat ti perballojm! Ramazani eshte nje poligon i mire per kete stervitje! Allahu i Plotefuqishem na e pranofte e na mbaresofte!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...