3/30/2026

Pickpocket

Me dalin kohe pas kohe videot ku shihen pamje te hajduteve qe vjedhin rrugeve, zakonisht ne qytete me te medha ku kallaballeku eshte i madhe dhe rrethanat per hajdutet jane me te pershtateshme!?

Zakonisht shihen pamje se si vjedhin ne rrethana te transportit publik, por edhe ne momente kur viktima kalon rrugen, atehere kur nxitimi eshte me i madhe dhe vemendje eshte me e vogel, operacionet u jane me efikase ketyre hajduteve!

Ky fenomen si duket eshte shume i madhe kur verehet se si keta hajdute operojne ne grupe te medha, me mbi 5-6 veta ne grupe, shume grupe! Verehet se jane te moshave te ndryshme dhe nga te dy gjinite, qe do te thot, gjithmon ka qene edhe do te vazhdoj edhe me tutje, pasi qe "zanati lihete ne trashigim"!

Keto pamje jane bere virale sepse ne kohe te fundit ka plot njerez te cilet bejn gjueti daj  ketyre hajduteve, duke i regjistruar me video edhe duke i ekspozuar ne internet! Nga keto video jane bere te famshme ato bertitjet: "...attenzione borseggiatrici", "...attenzione pickpocket"!? 

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...