Afersia me pushtetin krijon nje ndjenje te rreme sigurie. Sa me shume nje individ afrohet, aq me shume beson se eshte pjese e tij e perhershme, duke harruar kufirin mes bashkepunimit dhe rivalitetit mbrenda llojit, por edhe ne mes te afermive. Ne castin kur ky kufi prishet, besimi kthehet ne dyshim dhe bashkepunimi konvertohet ne kercenim.
Ambicia eshte forca qe ngre, por edhe ajo qe rrezon. Kur ajo kalon masen, fillon te perceptohet si rrezik. Ne logjiken e pushtetit, cdo rrezik duhet neutralizuar, pa marre parasysh historine apo besnikerine. Marredheniet nuk jane thjesht njerezore, por funksionale dhe te lidhura me interesin.
Ne fund, mbetet nje ligj i ashper: pushteti nuk fal iluzionin e barazise. Ai toleron afersine, por jo tejkalimin e kufijve. Siguria absolute eshte rreziku me i madh dhe vetem ai qe di te mbaje distance arrin te ruaje veten, ...deri diku!
No comments:
Post a Comment