3/26/2026

Larg prej tyre

Nuk e kisha pá me heret edhe pse besoj se moti ka qene aty e shkruar! Konkretisht te parkingu, te transformatori nga ana e brendeshme, po edhe nga ana e jashtem ka vizatim edhe parulla te shkruar ne anglisht! Kete jasht e kisha pá ama ate te tjetren Jo!

Nga ana rruges shkruan "STOP CORRUPTION" (NADLO KORUPCIONIN)! ... nje sloga i ster perdorur dhe ndoshta me i deshtuari ndonjehere, pershkak se korupcioni vazhdon pameshirshem! Por nuk ishte kjo qe sot me beri pershtypje.

Nga ana brenda parkingut shkrunte "DON'T MAKE OTHERS HIDE WHO THEY ARE" (MOS E BENE TE TJERET TE FSHEHIN SE KUSH JANE)! E fort mu duke, e thelle (deep). 

Nuk e di autorin burimor te thenjes edhe pse e di se keto transformatorin nje here i ngjyrosi Berkanti me nxenes te qytetit, keshtu qe kreditin, prandaj, kete thenjen do te ua njohi atyre! E forte!

Pra, nese behemi sebep, nese e detyrojm dikend, qe para nesh mos jete vetja, ose, nese dikush na detyron qe neve mos jemi vetja para tyre, ne kete mardhenje apo njohje, apo lidhe ska hajre, ...kjo behet lodhje, kjo behet ankth, sado qe te pretendojm ndryshe, ska hajre! Larg prej tyre!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...