3/31/2026

Disá

E lash ta shkruaj mbas ndeshjes, thash, haj ta shkruaj para ndeshjes posting e sodit! Sepse pat shume reagime, momente ne prag te kesaj ndeshjeje historike qe ka Kosova sot me mundeson qe te kualifikohet ne Boterorin e sivjetçem.

Rrethanat soprtive, shortet e balotazhet, humbjet dhe fitoret sollen ne momentin qe loja vendimtare te luhet kunder Turkijes! Krejt nje moment i pa parashikueshem qe te mund te "zgjidhet" kundershtari, thjeshte nje moment i mundeshem ne futboll!

Nuk ka fije dyshimi! Uroj nga zemra nje FITORE Epike te Kosoves, nje loje e mire dhe rezultat te meriitur! Me kete, nje kualifikim historik ne Boterorin 2026, uroj nje moral te larte dhe loje shembullore! Kosova mundet, Kosova meriton! Sonte tifo ultras, KO SO VÀ, KO SO VÀ, KO SO VÀ!!!

Ama, kete (disa) buthaxhit tipik nuk e lene kete pune qe te ndodhe si eshte me mire, sepse duan ta prishin! Edhe ne vend qe te jehone  HIMNI jone MORA FJALE, ata (keta buthaxhit) e promovojne kengen:

Albulenaaaaa o moj prita, prita
ndal sulltan o, o se t'erdhi dita
Skënderbeu o prej majës t’kalit
si rrufeja o po zbret prej malit
Skënderbeu o ja boni benë
Po të zura o në Albulenë!
 


3/30/2026

Pickpocket

Me dalin kohe pas kohe videot ku shihen pamje te hajduteve qe vjedhin rrugeve, zakonisht ne qytete me te medha ku kallaballeku eshte i madhe dhe rrethanat per hajdutet jane me te pershtateshme!?

Zakonisht shihen pamje se si vjedhin ne rrethana te transportit publik, por edhe ne momente kur viktima kalon rrugen, atehere kur nxitimi eshte me i madhe dhe vemendje eshte me e vogel, operacionet u jane me efikase ketyre hajduteve!

Ky fenomen si duket eshte shume i madhe kur verehet se si keta hajdute operojne ne grupe te medha, me mbi 5-6 veta ne grupe, shume grupe! Verehet se jane te moshave te ndryshme dhe nga te dy gjinite, qe do te thot, gjithmon ka qene edhe do te vazhdoj edhe me tutje, pasi qe "zanati lihete ne trashigim"!

Keto pamje jane bere virale sepse ne kohe te fundit ka plot njerez te cilet bejn gjueti daj  ketyre hajduteve, duke i regjistruar me video edhe duke i ekspozuar ne internet! Nga keto video jane bere te famshme ato bertitjet: "...attenzione borseggiatrici", "...attenzione pickpocket"!? 

3/29/2026

No King

Gjate dites se djeshme ne shume qytete te SHBA-ve eshte mbajtur nje protest e madhe. Besohet se afer 8 million njerez kane dal ne rruge, ne shume qytete, kryesisht ku ka operuat "policia e emigracionit" e njohur si ICE, por edhe ne shume qytete me te vogla me mija njerez jane solidarizuar masovikisht.

Slogani i protesters eshte #NoKing (#JoMbret) qe qarte aludon qe shoqeria amarikane duhet te ngelen shoqeri demokratike, e hapur dhe simbol i lirise nderkombetara dhe se çdo tendec per abrogim te demokracise dhe instalim te nje regjimi autoritare nuk duhet te ndodhe!

Protesta qarte eshte e orientuar kunder administatrates aktuale ne shtepin e bardhe ne krye me Donald Trump! Akuzat jane direkte, duke mos pranuar  vendimet arbitrate dhe autoritare te individit i cili nuk perfillen institucionet relevante qe duhet konslutuar per ndermarjen e veprimeve qe cenojn sovranitetin e SHBA-ve! E fundit aludohet te politikan kunder emigracionit dhe Lufta aktuale lunde Iranit!

Protestes i jane bashkangjitur shume figura te njohura publike, kengetar e aktore e shume te tjere! Protesta konsiderohet gjithe popullore! Duker kerkuar qe mos kete as m ret republican, as m ret demokrat, kerkojne mos kete fare mbret! #NoKing

3/28/2026

Iluzion

Ne historine e njerezimit, pushteti nuk ka qene thjesht nje strukture, por gjithmon ka qene nje gjendje e brishte midis frikes dhe kontrollit. Ne fillim marredheniet qe lindin kur ke pushtet duken si besim, por ne thelb mbeten te kushtezuara nga interesi. Ajo qe shihet si miqesi e forte deri sa je ne pushtet, shpesh eshte nje marreveshje momentale, e heshtur, qe mund te ndryshoje ne cdo moment.

Afersia me pushtetin krijon nje ndjenje te rreme sigurie. Sa me shume nje individ afrohet, aq me shume beson se eshte pjese e tij e perhershme, duke harruar kufirin mes bashkepunimit dhe rivalitetit mbrenda llojit, por edhe ne mes te afermive. Ne castin kur ky kufi prishet, besimi kthehet ne dyshim dhe bashkepunimi konvertohet ne kercenim.

Ambicia eshte forca qe ngre, por edhe ajo qe rrezon. Kur ajo kalon masen, fillon te perceptohet si rrezik. Ne logjiken e pushtetit, cdo rrezik duhet neutralizuar, pa marre parasysh historine apo besnikerine. Marredheniet nuk jane thjesht njerezore, por funksionale dhe te lidhura me interesin.

Ne fund, mbetet nje ligj i ashper: pushteti nuk fal iluzionin e barazise. Ai toleron afersine, por jo tejkalimin e kufijve. Siguria absolute eshte rreziku me i madh dhe vetem ai qe di te mbaje distance arrin te ruaje veten, ...deri diku!

3/27/2026

Nevri Ademi

Kete "rastin" ku objektiv sulmesh dhe kritikash eshte gazetari Nevri Ademi nuk e kam ndjekur ne teresi prej fillimit, keshtu qe detaje te caktuara ndoshta nuk i di, por rrjedha dhe efektet qe po shfaqen keto dite me bejne te reagoj!

Nevri Ademi eshte gazetar shume aktiv dhe publikisht i ekspozuar, kjo pashmangeshem e ben edhe te lehte mundesine qe ai te gaboj, por une jam i bindur qe Nevri Ademi eshte gazetar i mire, i guximshem dhe i drejte!

Nevriu nuk eshte shovinist e as ultranacionalist, ai eshte gazetar, ne kete rast shqiptar, i cili me pasionin e vet e ka te pashmangeshme qe te mos i trajtoj temat qe ky shtet i mban gjithmone "te nxehta", sic jane temat etnike, keshtu qe edhe ai i trajton keto tema, edhe temen rreth gjihes shqipe!

E kunderta, shtremberimi i fakteve, manipulimi i momentit dhe i deklaratave, kercenimet e pastra shoviniste ndaj gazetarit shqiptar Nevri Ademi, kercnimet sadomazohiste dhe ultranacionaliste jane te papranueshme dhe te denueshme!

Nevri Ademi duhet te vazhdoj punen me profesionalizem, me dinjitet, me objektivitet, guximshem dhe drejt! Jam i bindur se kjo nuk duhet te nderpritet per aq kohe sa beteja te caktuara kane mbetur per t'u zhvilluar nga individet!

3/26/2026

Larg prej tyre

Nuk e kisha pá me heret edhe pse besoj se moti ka qene aty e shkruar! Konkretisht te parkingu, te transformatori nga ana e brendeshme, po edhe nga ana e jashtem ka vizatim edhe parulla te shkruar ne anglisht! Kete jasht e kisha pá ama ate te tjetren Jo!

Nga ana rruges shkruan "STOP CORRUPTION" (NADLO KORUPCIONIN)! ... nje sloga i ster perdorur dhe ndoshta me i deshtuari ndonjehere, pershkak se korupcioni vazhdon pameshirshem! Por nuk ishte kjo qe sot me beri pershtypje.

Nga ana brenda parkingut shkrunte "DON'T MAKE OTHERS HIDE WHO THEY ARE" (MOS E BENE TE TJERET TE FSHEHIN SE KUSH JANE)! E fort mu duke, e thelle (deep). 

Nuk e di autorin burimor te thenjes edhe pse e di se keto transformatorin nje here i ngjyrosi Berkanti me nxenes te qytetit, keshtu qe kreditin, prandaj, kete thenjen do te ua njohi atyre! E forte!

Pra, nese behemi sebep, nese e detyrojm dikend, qe para nesh mos jete vetja, ose, nese dikush na detyron qe neve mos jemi vetja para tyre, ne kete mardhenje apo njohje, apo lidhe ska hajre, ...kjo behet lodhje, kjo behet ankth, sado qe te pretendojm ndryshe, ska hajre! Larg prej tyre!

3/25/2026

Situation Room

Sa here qe zgjohemi ne mengjes edhe po behet azhurimi i lajmeve ne platformat ne telefon, sikur me paramendim Po lexojm exlusivitete te ndryshme, sensacione, skandale, dezinformata, genjeshtra dhe plot propaganda!

Konkretisht, kjo qe ndodhen ne Lindjen e Mesme e dominon rrjetin! Si ndjekes nga distanca per neve natyrisht per informim te drejte me mire eshte qe informatat ti marrim nga burime apo media relevante, por kjo na shkakton nje sfide qe shkakton kokedhimbje sepse edhe ato media u referohen zakonisht "te dhenjave zyrtare"!

Edhe keshtu per pasoj, plus per sensacion kemi citime te deklaratave te zyrtareve te larte, kemi citime te deklaratave te Presidentit te SHBA-ve, i cili i ndrron deklarata per dite, mos themi per çdo ore rreth asaj qe ndodhen ne Lindjen e Mesme.

Pastaj neve pas dreke dhe ne mbremje ne çajtore, nuk jemi duke e marre vesht xhi ó tu ndodhe!? A kajn fillu bisedimet a skaj filluar!? Njoni thot kaj fillu edhe thith cigaren tjerit, shumica thojn s'skajn fillu! (gallama, tym)

Ashtu si ne situation room vazhdohet, e pave si tha: "Hormusin do ta udheheqim bashke une edhe ajatollahu ... "!? (...konfident foli edhe e hudhim gurin, tresh i kuq!)

3/24/2026

Pershtypje

Kur shkruaj, me duket se duket se jam duke dhen keshilla, ama kur ndalem, ne realitet nuk dua te duket se jam duke dhene keshilla sepse nuk jam duke dhene keshilla!

Thjeshte pershkruaj edhe konstatoj her pas here momente te cilet me bejn pershtypje dhe natyrshem reflektoj mbi ato momente, duke mos pas kujdes se ne cfar vete jam duke folur!

Ne te gjitha situatat, perpjekja eshte qe ne menyren me organike te konstatoj pershtypjen dhe te procesoj mendimin duke e pasquruar te artikuluar ne disa vargje, thjesh ketu, haptas.

Prandaj nuk dua edhe le te mos priten keshilla, por sic e kam thene sa here tani me, keto jane thjeshte opinione, piKpamje, mendime, veshtrime, qendrime, pershtypje!
 

3/23/2026

Per qejf!?

Rruges e pash njeri kishte dal te hece, per sport besoj, per qefe do te kishte thene ai, ishte pak i shendosh, sagllam te shpia ka thone: "do dal te marre pak air i paster"! Sidoqoft, kishte dale edhe mire e kish bo!

Sa iu afrova e pash se kishte nje qese n'dor, me kikiriki besoj, edhe blunte me gojen full! Besoj po ia kishte endja, thash vet ne vete "i befshin mire"! Pse me mos hane, e ka sell njeriu, plus ecen!

Ama per tu lishtu zotnija edhe air i paster pak problem ketu tek neve! E ecmja per qef edhe sebepi qe te del prej shpie, kjo Po! Pse mos dale, pak i hiken fesatit po edhe pak e kursen naften!

Duke e shkrujt kete, natyrshem erdha te konkluzion se shume shpejt neve do dalim krejt te "ecim me shpesh per qejef", deri sa ti sose punet domuzi e te haper Hormuzi!

3/22/2026

Turlijesh

Nje permbledhje e lire e njoftimeve, lajmeve, qendrimeve rreth aktuelitetit qe po trondit apo e cenon boten, edhe pse sic po lihete te nenkuptohet "botes nuk i behet vone"!?

Lexoj sot nje lajm, ish ministri i puneve te mbrendeshme te turqise paska deklarua (parafrazoj): "Nese sulmohet Turkija sic po sulmohen vendet tjera muslimane, atehere ndoshta do te detyrohemi ti japim 300-400 mije shehid, ama nuk do te kete me vend qe do te quhet Israel"!

E degjoj Imamin e njohur Imran Huesein se si i interpreton ngjarje aktuale ne kontekstin e paralajmerimeve te shenjave qe duhet te ndodhin kur afrohet fundi i botes, ...nuk mungon as tema e jexhuxh-mexhuxheve!

Lexoj gjithashtu per ultimatumin e Trampit qe ia ka dergu Iranit, degjova fragmete nga intervista e Tucker Carlson me profesorin kinez qe i kalkulom xhonat, turliesh! Pamje, shkatrrime, parashikime, trishtime, zhgenime, sot, perdite!

3/21/2026

Stripoman

Sot dhe dje rikujtova ne disa biseda rutinore me miq momentet e koherave kur u njoftova me boten se stripave! Koherat kur prioritin e percaktoja eksklizivisht sipas deshires dhe kurioziteteve femirore.

Koherat kur parat per harxhimet ditore per uzhinen ne shkolle une e harxhoja duke shkuar ne kohen e pushimit te madhe deri te trafika per ta bljet edicionit apo epizodin e radhes te storjes e cila nuk kishte perfunduar javen e kaluar e qe me pa durim pirtesha ta kuptoj çka do te ndodhe ne vazhdimin e paralajmeruar "u sledeçem broju"!

Momentet kur e kupton qe te linden nje mani apo varshmeri e çuditshme per nje art, per nje kultur, ne popkulture, qe asokohe nje kategori e njerezve e admironte edhe e kultivonte, ndersa kategoria tjeter ishte kunder edhe e perbuzet! 

Çuditrisht kjo kulture e stripomanise mbijetoj, mbijetoj fuqishem bile! Dikush nga nostalgjia dikush per motive komerciale edhe sot e kesaj dite eshte super aktive ne kete industri! Per mua kjo eshte dicka qe ka vlere te perzier mes kultures dhe stilit te jeteses me perplot karakteristika interesante qe vetem stripomanet i kane.

3/20/2026

Urime

Normal se shkon sot edhe ketu, edhe kete vite, edhe nje post per Bajramin tone! Tash sa vjet, kemi kremtuar edhe kemi uruar Bajramin njeri tjetrit!? Mund ta bejm bilancin sa URIME e sa Lutje na jane pranuar, nga urimet dhe lutjet qe kemi bere me heret per njeri tjetrin.

Besoj do te konstatojme nje mrekulli, sa jemi me mire se çkemi qene ne krahasimi prej viteve te meparshme! Kjo mund te jete efekt i lutjes se nje dashamiri dhe i Meshires Hyjnore, inshaAllah! Mire qofshi e mire mbetçi!

Mund te konsatojmr se dikund edhe ndoshta jemi sprovuar, ndoshta nuk ia kemi dale edhe perskaj lutjeve te njeri tjetrit! Ama ndoshta ajo eshte me mire, sigurisht eshte me mire, inshaAllah!

Sot dikush nga neve nuk kemi me afer njerez qe Bajramin tjeter i uruam edhe na uruan, sespe kjo eshte jeta! Prandaj, jeto i shkarkuar, uro, beko, fal, ndihmo, duro, ...aq sa e kemi mundesine! E Gezofshi gjithe jeten si per Bajram miq! Amin!

3/19/2026

Poligon

Sot e kishim diten e fundit të agjerimit te keti vitin! Nje muaj sigurisht i veçant, me te gjitha karakteristikat e veta! Nje mundesi e mire per te jetuar jeten me rregullat hyjnore! Ramazan!

InshaAllah qendrojm ne perkushtimin e nevojshem per te jetuar dhe shijuar jeten ashtu siç eshte me mire dhe me e dejne per robin ne kete dynja dhe me veprat tona grumbullojme mjaftueshem sevape qe te fitojm meshiren dhe shperblimin ne boten tjeter!

Me konsenzus po konstatohet qe bota ka nje rrjedhe te ngjarjeve qe njeriun e sfidon dhe e sprovon per dite! Ne shume aspekt, njeriu sot sfidohet ne aspektin etik e moral, shendetsore dhe matrialet e te tjera!

Pa dyshim shpetimi eshte te rahatia shpirterore dhe te gadishmeria qe mos me u dashuruar te kjo dynja. Prandaj te adaptojm formulen me te cilen vlerat do te dime ti mbrojme e sfidat ti perballojm! Ramazani eshte nje poligon i mire per kete stervitje! Allahu i Plotefuqishem na e pranofte e na mbaresofte!

3/18/2026

Llangzam

Me kalimin e kohes, me motet edhe pervoja qe grumbullohet nder vite, nje njeri i arsyeshem e kupton qarte se nuk ia vlen te thuhet ajo fjala: "A te thash!?"

Sot njerezit e duan veten, mendojne se i dine te gjitha, ndoshta edhe i dine, sot shumica pereferon ta provoj, ia lejon vetes te eksperimentojne, mbajne qendrim e bejne inate! Epo atehere edhe suksesin edhe pasojat vete do ti ndajsh edhe me shendet ti mbajsh!

Kjo deri dikund eshte mire, sepse keshtu behen pervojat, keshtu ndertohet karakteri, me ngrirje dhe renje jetohet jeta!

Por duhet ta kemi nje gje ne vemendje rregullisht, qe kurre mos mundohemi qe interesin tone ta favorizojm kundrejt te drejtes se te tjereve, edhe kur te ia dalim te jemi mirenjohes edhe kur te deshtojm eventualisht mos e kerkojm fajin te trjetri. Sepse tjetri te thot njeher, te thot dy here, te thot tre here, nese nuk degjon, çka te te bej, veç pret!? Zot na jep urtesi! Amin!

3/17/2026

Venere

E mbaj mend si me i ri kur luaja ndonje video loje, ne vecanti keto me tematikat e Luftes Dyte Boterore, si Call of Duty apo Medal of Honor edhe te ngjajshme, apo edhe si Commandos Behind Enemy Line, ndodhete qe me shume siklet u qasesha kur ngjante qe te behet nje mision i caktuar.

Me kujtohen edhe reagimet e femijeve kur ndonjehere ballafaqoheshim me misione te pamunduara ne lojrat e tyre, me kujtohet se sa stresoheshin se perse nuk mund ta arrinin objektivin ne ndonje betej finale

Tani, perdite po ndjekim paraqitjet e Presidentit te SHBA-ve ne konferencat te ndryshme per shtyp se sa nonshalant eshte kur folen per zhvillimet aktuale te luftes ne Lindjen e Mesme? Njeriu eshte pa vener hic, kok sikleti nuk ka, gjithe duket se ato qe eshte duke ndodhur nuk e merre hiç me shume se nje loje, bile me relaksuar se sa une qe kam marre luftrat virtuale ne video lojrat!?

Ne fakt gjitheçka eshte reale ne teren! Ne realitet e gjithe bota e ndjen pergjegjesin e papergjegjesise te kesaj lufte! Paparashikueshmeria pesimiste po rritet, pasiguria gjithashtu, pasojat jane te pashmangeshme!  Zot, ruajna nga sprovat, ruajna nga kurthet! Amin.

3/16/2026

Gjenerime

Edhe nje taksirat qe ngarkon momentin eshte, a eshte gjalle Netanjahu dhe ku eshte Lideri i ri suprem Ajatollahu i Iranit!? Te dy palet qendrojne ne qendrimet qe ata jane gjalle dhe se "kryejn detyrat e tyre"!?

Detyrat e tyre te trishta, nje lufte me plot mister, me agjenda te fshehta dhe synime kundernjerzore! Nje censur e papare, deklarata kontradiktore dhe plot teori konspirative nga te gjitha anet!

Per me teper! Shume dezinformata, manipulime te fakteve me Intelegjencen Artificiale, gjenerim te pamjeve bindese por te pankonfirmuara shtremberim te qendrumeve etj. Shume konfuzion, gjithecka pervec te vertetes!

Ne realitet atje ku ndodhin ngjarjet sigurisht ka vuajtje, shkatrrim dhe trishtim! Ketu tek neve ka pasoja, hamendje, shtrejntim, edhe pa shmageshem ulje te moralit! Ne vecanti kur merret parasysh inferioriteti qe kemi ne te gjitha aspektet! Vetem Meshira Hyjnore mund te na shtune perpara! ... inshaAllah!

3/15/2026

Uncensored

E ndoqa intervisten e Piers Morgan ne emisionin "UNCENSORED" qe kishte dje me gazetarin Tucker Carlson, diku rreth nje ore e dicka minuta. Nje dialog ne mes dy gazetareve eminenet, me pervoja te pa pershkrueshme me dekaden e fundit!

Tema kryesore ishte lufta qe ndodhen aktualisht ne Lindjen e Mesme, por edhe shume tema tjera konkrete edhe konspirative!

Kush e dine e dine qe ne kohe te fundit Tucker Carlson eshte nje sensacion i vertet me qasjen e tij neutrale edhe objektive qe ka ndaj dukurive te fundit apo skandaleve dhe temave kontraverse qe ndodhin ne SHBA e ne bote ne pergjithesi!

Tucker e prezenton veten si nje konservator i krishter qe beson thelle ne normat e krishterizmit i cili sipas bindjeve te tij gjukon qe ajo qe ndodhen ne kohe te fundit (parafrazoj) nuk eshte gje tjeter vec se hile e madhe qe Netanjahu ia ben Amerikes dhe popullit ameriken dhe se botes i shkakton vetem padrejtesi dhe vuajtje! Dhe shume konstatimet tjera!

Interesante eshte fakti qe me kete qasje Tucker ka shkaktuar shume reagim ne kampin pro Israelit, por qe siç e thot vete: "...nuk e merzit kjo per aq kohe sa besoj tek e verteta"!

Nje koncept per ta respektuar, njeriu e flet te verteten edhe atehere kur ajo e cenon ate! Nje qasje 100% me ate qe Islami ia kerkon njeriut! Allahu im, Ti i di fshehtesite! Bene te verteten per neve qellim! Amin.

3/14/2026

Mahera

Moti nuk kisha hy n'tik tok! Sot per kuriozitet per te pa apo degjuar ndonje lajm nga Lindja e Mesme, me qe ashiqare ka censur, e para qe me dolen ishin xhevahiret lokale tonat nga nenqielli shqiptare! E kuptoj, algoritmi!

Aman, çish nuk ka! Ne moment mu duk vetja se sa kam ngec me trendet! Meqe shume kohe nuk isha llogir, e pash sa shume kishte avancuar çeshtja! E harrova Lindjen e Mesme, tek neve ish xhi ishte puna!

Influencer mbi influencera, havera, mahera, inserte nga Big Brother, turli vajbi! Sekush ne boten e vete, i bindur se eshte ne te drejten e vete, askush nuk merzitet kush çka mendon, kujt von' nuk i behet se ti a e don sepse ai boll e ka qe e don veten!

Dasht Zoti jetojne te lumtur ne boten e vet, inshaAllah nuk jane te demshem per veten, per familjen e per shoqerin! Zot ruajna nga eglenxhja e kot, nga demi me hir e pa hiri, bena te urte, te ngritur, bena te atille qe Ti do te jesh i pajtuar! Amin.

3/13/2026

Ai intersxhiu

Sot kalova pran nje vendi edhe mu kujtua nje person i cili ne nje kohe kur ai "mendonte" se une jam i fort me "politiken" manifestone shume konsiderat ndaj meje! Sa here qe me shihete, afrohej, çohej n'kombe, e ndrronte bile rrugen per te vine t'm pershendetje dhe çudira te ketilla!

Normalisht aso kohe, une e dija pse e bente, por per korektesi, ashtu sic di, tane kohen mundohesha te jem po aq i sjellshem, sic kam qene para asaj kohe, aso kohe edhe sic jam akoma besoj! Ne asnje moment me askend nuk me konvenonte te shtirem, besoj edhe nuk eshte arsyeshem objektivisht, qe rendesin, relevancen modeste qe kam ta manifestoj ndryshe nga ajo qe jam realisht!

Ne nje situat te caktuar kam ndihmuar shume njerez te politikes pasi qe me eshte kerkuar ndihma, per dicka konkrete, kaq! Afersin apo miqesin me individ te tabore te ndryshme ne kampet politike, asesi nuk e kam pare me larg se nje raport korekt personal ne nje moment te caktuar per nje çeshtje te caktuar!

I vetedishem per te gjitha konstalacionet, hilet dhe mallverzacionet qe ndodhin, kur nuk jemi munduar qe manipulimin ta kemi mase per te arritur nje qellim, qe me pergjegjesin e plote e them qe 99% te rasteve ka qene per te miren e pergjithshme! Deri ne ate shkallet qe kemi duruar hile dhe hilavec, ligavec e ngelavec qe te na afrohen vetem e vetem qe nje proces, nje kauz  momentale te ece perpara!

Nese kot, e bej nje bilanc se çka eshte arritur, nuk e di se sa do te isha korekt nese do te thoja dicka shume optimiste, edhe pse besoj se çdo gje qe kam tentuar ta bej, ia ka vlejt!! Pa çka se sot tipa si te lartepermendurit nuk me afrohe me, nuk me flasin, e nderrojne rrugen tash per me shmangur etj. 

Po, ndoshta kam humbur shume veta ne keto dekada aktivizem, ama ,e kam ruajtur veten!
Zot im, me ben i hajrit dhe veprat e mika te jene te dobishme per te gjithe! Amin.

3/12/2026

E ka lene mendja!?

Atribuohet qe Xhalal ad-Din Muhammad Rumi ka shkrujtur nje poezi e cila pershtatur ne shqip do te tingllonte:

Ne kete qytet ku te mençur s’ka, veç te çmendur qe femijet luajne me te.

Me mendje te thelle qe ne pa fund dije udheton, si nje femije ne boten e lojes ne kale prej druni kaleron.

Me sy skifteri dhe dije e urtesi sa universi,
ne lojen femirore ai fsheh shqetesimin qe e mban ne zemer? 

Nuk e kam ndremend te bejne anlizen e thelle te kesaj poezie, boll ishte qe e pershtata ne shqip, ama nje gje do ta kerkoj! Kujtoje per momentin ate njeriun qe krejt qyteti e njeh si te çmendur!

Ai mund te ishte KY, ai valle mos je ti!? Ai te cilin nuk e kuptojne te tjeret edhe e tallin te tjeret, e perqeshin, e nençmojne, e TI vete je KY, qe lundron ne universin e urtesise i lumtur si nje femije! Allahu im, meshirohu mbi neve! Amin!

3/11/2026

Veset

Ai njeri qe eshte egoist, kur e shoqeron karakterin e atij me shovinizem, snobizem edhe veti narcizoide, ky profil i njeriut eshte neveritshen shume.

Ky profil mund edhe te kete veti dhe vyrtyte te ndryshme, mund te jete ekspert i nje lemije, mund te kete atribute qe ne vlersim njerzore mund te jene per lavdate, ama nese ka vetite e permendura me larte, prej atij pak veta kane dobi!

Keta shkelin mbi kufoma per ta arritur nje qellim, genjejne e shpifin, snobi gjithe medon qe eshte me i vlefshme se tjetri, ai ben kompromise me gjithecka per te arritur dicka qe do te ia kenaq egon qofte edhe momentalisht vetes.

Keta e shesin veten lere me tjetrin per sueten e vete! Populli ska hajr prej ketyre! Lyhen e ngjyhen, vishen mire per te mashtruar me pamje a nga ana tjeter nga mbremda e kultivojne perbindeshin djallzore!

Zot, na bene prej modesteve, na shero nese na preken kibri! Na e shto bujarin na e rrite fisnikrine! Bena te denje per pritshmerit e Tua! Amin.

3/10/2026

Veq edhe ti lakmitare

Kur ishte Vjosa ne Tetove para disa viteve, ne fillim te mandatit me duket, atehere shkrujta edhe fola fjale miradije! Ne prag te fillimit te debatit per çeshtjen e rizgjedhjes se Presidentit ne Kosoves, ne kete blog shkrujta qe Vjosa Presidente nese vazhdon nuk do te ishte keq, edhe aludova qe nese per cfare do arsyje Glauku do te behej President, Vjosa te ishte Minister e Puneve te Jashteme!

E gjithe kjo nje qasje naive nga ana ime, perplot dashamiresi edhe e stermbushur me ideal altruist, se kjo do te ishte me e mira per Kosoven! Pas kesaj filluan procedurat, u hap debatit, "VV nuk e kandidon Vjosen"!!! Filloj procesi, deshtoj procesi, erdhen reagimet, u moren vendime, deshtuan pritshmerit e mia!

Nje situat e re kjo! Edhe tani folen Vjosa ne intervisten me Çim Peken!!! Folen ama ma gerditen! Ndjehem disi me faj sepse skam çka bej, por e mira eshte se askush edhe nuk kerkon te bej dicka une!

Shyqyr! Ata i bejn dallaveret vet' edhe pastaj prap tregojne vete! E zbulojn veten desht' (kosovarçe vdeshet, cullak) duke na liruar nga mekati i gjykimeve dhe paragjikimeve tona! Keta jane, pa dyshim vetem te papermbajtur, ambicioz lakmitare per pushtet, intersxhi snobist!

Zot bene qe te jemi konsistemt ne qendrimet tona, na mbro nga ambicja dhe lakmia e poshter per pushtet koti! Pushteti Absolut te takon vetem Ty! Ty te qofshim fale? Amin.

3/09/2026

Muhabetet mbas darke

Muhabetet mbas darke zakonisht marrin nje kahje interesant kur zhvillohet ne mes njerezve qe kane interese te ndryshme, bejne veprimtari te ndryshme, kane pritshmeri te ndryshme dhe pervoja te ndryshme!

Kur keto muhabet behen mbas iftari jane edhe me pasionante, sepse atmosfera eshte e vecante, dikush eshte me i disponueshem sepse eshte i ngrenet, dikush eshte i pergjumur sepse i ká  buka, dikush menzi pret te shkojne e dikush nuk e din çka te bene!?

Rá muhabeti i politikes, politikaneve, vazhdoj muhabeti te "mungesa e vizionit", kriza institucionale ne Kosoves, Lufta ne Lindjen e Mesme, ...nafta, interesi ekonomik, Kina, Russia, ...Afganistani, Pakistani e India!

PiKpamje te ndryshme, fakte interesante, argumete kunderthenese, qendrime kontradiktore, konspiracione, ama, ama, ne nje gje te gjithe bien dakord: "$hume pare kane bó, ...ogromne paré!". Kot, nese i kane malverzuar, nese kane mashtruar, nese i kane haram, "...nuk i kane hallall!"

Allahu im, na mundeson te veprojm drejt, te punojme me ndere, te fitojm hallall, ...na prano lutjet! Amin!

3/08/2026

Ditelindje

Sot, pesdhjet e nje vite i bena! Nje jete e tere me lloj lloj momente, nje femiri e zakonshme, nje rini e kaluar si gjithe te tjeret, nje jete e mire, amanet nga i Madhi Allah! Elhamdulilah!

Shenimi i ditelindjes nuk eshte se duhet te dallon shume nga ditet tjera, ama me kalimin e kohes sikur eshte nje mundesi e mire qe ne diten e lindjes te reflektojme, aq me teper kur kalojne disa mote, eshte mire te reflektojme per ate çka kemi bere e te mendojme se çka duhet bere per aq sa do kemi ymer!

Pesedhjet e nje vjet jete, me qindra momente, me qindra mundesi, me disa deshtime e me shume miresit per te qene faleminderues, per jeten, per familjen, per shoket, per gjithecka!

Dedikimi, respekti e kosiderata qe ne kesi momente ta perkushtojne te afermit e te dashurit tane eshte shperblimi me i madhe qe mund ta deshiron nje njeri i arsyeshem! Sepse keshtu ka kuptim jete, prandaj jam faleminderues pa kufi!

Allahu ime, Ty te falemenderoj, per miresite, per begatite, per faktin qe me ke udhezuar! Bene qe per aq sa me ke dhene jete, te jetoj ashtu sic ti je i pajtuar, i dobishem per te afermit e mi edhe per popullin tim, Allahu im,na mundeson suksese inshaAllah, Amin!



3/07/2026

Shtat marsi

Sot nuk do shkruaj shume per 7 marsin, "Dita e Mesuesit", sepse nuk kam edhe aq motivacion! Formalisht edhe mund te shprehi URIME Mesuesit, ama kush e don sot mesuesin!?

Mesuesit sot e kane te veshtire te kontribojne dhe te motivojne realisht e praktikishte gjeneratat e reja qe te mesojne! Sepse gjeneratat e reja mesojne nga burime alternative, ashtu siç dikur edhe mesuesit e tyre kane mesuar nga burime alternative, ideologjike!

Shkollat sot nuk jane prioritet i shteteve, arsimi dhe politikat arsimore me shume jane rrjedhoj e politikave ditore sesa pasqurim i nevojave shteterore apo kombetare.

Sot dijen kush e done, ai ate e kerkon edhe e gjene ku te mundet, e kultivon si di vete, sepse shumica reziston qe ate ta merr dikund dhe nga dikush qe ku nuk e besom! 

Eshte e shendosh lutemi dhe keekojm qe te angazhohemi qe te marrim dije e hajrit, te ruhemi nga ideologjit dhe dogmat e kota, te prosperojm.

3/06/2026

Retro filling

Dje e lexova nje strip me Mister No qe nuk e kisha lexuar me pare, i publikuar viteve te tetedhjeta te shekullit te kaluar ne Itali e me shume gjase ne fillim te viteve te nentedhjeta i publikuar ne Jugosllavi! Nje storje interesante prej dy vollumesh e gjyse, ishte edicionit jugosllav!

Ajo qe me beni ta vecoj kete moment, eshte fakti qe çuditerisht prej fillimit deri ne fund me mbajti te ngujuar vemendjen dhe kuriozitetin qe me beni ta shijoj çdo faqe qe po e shfletoja! E admirova skenarin dhe vlersoja me kritik pozitive vizatimin! Edhe pse ndoshta nuk ishte perfekt ama ishte ne sinkron te perkryer me skenarin!

Skenarin e kishte shkruar T. Sclavi ndersa dizejnin e kishte bere M.Bianchini! Kush e din e din qe Mister No eshte personazh i cili aventuart i perjeton ne Brazil disa vite pas Luftes Dyte Boterore, me sakte gjate viteve te pesedhjeta te shekullit te kaluar!

Interesant, kjo sikur me ngjalli nje ndjenje stabiliteti nervor deri sa e lexoja, gjithe kjo ne kete kohe kur nervat nuk jane stabile pershkak te hutive dhe dukurive qe po na rrethojne! Lexoni numrat 912, 913, 914 te edicionit Lunov Magnus Strip! Nese, nese jeni ne kete film! Zoti na rujt inshaAllah per ndryshe!

3/05/2026

Saber e Medet

Per neve shqiptaret sot eshte kremtimi i dates jubilare 5 maj qe njihet si Epopeja e UÇK-s nje dite e shenuar e cila ane e mbane trojeve festohet, ose jo bash, nuk e di! Ama e di sigurte qe Lavdia e Families Jasharit eshte shenuar ne histori per gjithmon!

Kosova e jone gjithashtu sot perballet me momentin vendimtare dhe obligimin Kushtetuese per te zgjedh Presidentin e vendit! Nje momentum qe pershkat te konstalacioneve dhe numrave duket se krijon situat e re e pakendeshme per rrjedhen normale politike!

Neve ne Maqedonin e Veriut edhe perskaj Furis Epike qe zhvillohet ne Lindjen e Mesme, sic duket jemi rahatu goxha pas deklarates te Presidentes se vendit tone kur tha: "nuk ka vend per panika"!

Ne Lindjen e Mesme situat nuk kuptohet edhe aq shume sepse deklaratat jane partizane, subjektive dhe kontradiktore! Dukshem dikund ka censur, dikund qarte ka manipulim te pamjeve me IA (intelegjencen Artificiale), vetem konfuzioni eshte real dhe pasojat jane origjinale! Me saber, inshaAllah dalim ne selamet!

3/04/2026

Armageddon

Ne ndeja, ne momente me miq, ne kafe pas iftarit, tema e luftes se fundit ne lindjen e meseme eshte e pa shmangeshme! Behen biseda te secilit lloj, prej atyre paster fetare, tema me tendenca gjeopolitike e ne vecanti tema me qasje parashikuese! "Çka do te prodhoj kjo per boten!?"

Nje gje bije ne sy ne rastet kur neve jemi te involvuar ne keto biseda, fakti qe me vetedije apo pa vetedije insistojme ne nje naracion pak me ndryshe nga ajo qasja konvencionale qe e mbajne si qendrim shumica "se e gjitha ndodhen per interes ekonomik"!?

Nuk e di pse, por ndoshta sepse shume nga informatat qe i mare jane nga burime te selektuara, gjithe me duket se e gjithe lufta behet per bindje indologjike, apo me sakte per bindje fanatike fetare! Edhe fakti qe ne kete naracion permendet ARMAGEDDON-i edhe nga pala e Amerikes, kjo sikur e konfirmon qe qasja eshte e qelluar!

Sigurisht, ska njeri qe mund te pretendoj qe parashikimet i ka te qelluara me saktesi, mirepo, fakti qe asnjera pale nuk e fshehin se te gjithe ideologjine e ka te motivuar nga profetesite e te se kaluares, ska se si te mos mendohet se kjo edhe do te vazhdon nese nuk materializohet sot!

Sidoqoft, jemi deshmitar se e keqja ka mare hove dhe se te gjithe e ndiejne qe kjo nuk mund te vazhdooj pa fund dhe se ne fund duhet te ngadhenjej e mira! Allah na mbroj nga e keqja e na bene nga te miret fitimtare! Admin.

3/03/2026

Expert

Vazhdimisht po behet teme, a thua vall te gjithe jane eksperta te çeshtjeve te ndryshme, qe nuk e lene pa komentuar sa here qe ndodhen ndonje ngjarje apo dukuri, ne vend apo jasht! Kjo zakonisht edhe ironizohet edhe kritikohet nga disa qe nuk e di per cfar arsyje, te vetmin qendrim apo komente e kane per kete fenomen pse dikush po e bejka expertin, e as se si nuk kane asnje qendrim per dukurite apo ngjarjet tjera qe ndodhin!

Ta qartesoj, edhe une e besoj qe sekush nuk mund te dine apo te kete informacione se çka ndodhen sakte sa here qe ngjane dicka, ama kjo nuk duhet ta penalizoj qe ai ta shpreh qendrimin subjektiv se si e percepton ndodhine! Mund ta kete gabim, edhe sigurisht neve shumica edhe e kemi gabim! Por neve kete e bejm pa expertize, subjektivisht edhe relativisht e bejm publikisht per aq sa komentin e bejme nga nje profil personal!

OK, po keta tullumat tjere qe nuk e çelin goje per ta ndajtur mendimin apo por ta mbajtur qendrimin! Ti mendon sa ata nuk duan, nuk do te kishim dasht, jo, ata duan por nuk dine, sepse ata jane te pa informuar, gojen e perdorin per tjeter send, per thashetheme e per shpifje!

Ketaj jane bubica qe injorancen e fshehin me apstenim, mungesen e guximit e fshehin me arrogance ndaj te tjereve, jane shkurtepames, nuk kane vizion, nuk jane kreative jane te pa ditur, jane per gjynah! Lirohu vlla, shprehe qendrimin, mbane qendrimin behu burre/nesh!


3/02/2026

Lidera

Kjo puna e liderit prej nje pune e thjeshte realisht shendrohet nje pune e komplikuar! Liderit, prijesi nuk mund te jete nje dikushi qe ka ambicje personale, qe ka plane personale, cilet do qofshin ato, qofshin matrialet apo karieriste!?

Dyshoj se ketu ne Maqedoni kjo qeshtje eshte shume problem serioz! Sot eshte problem te identifikohet nje idivit i cili ndjehet komod te identifikohet si lider e qe realisht i prine nje problemi qe kerkon zgjedhje! E kam te veshtire ta konkretizoj kete!

Sot çdo njeri prej emrave te pervetçem qe mund ta permendim eshte ne siklet shume te madhe, sepse hallin me te madhe e ka mbijetesen politike, ruajtjen e identitetit qe e ka synuar, sepse ne proces jane tjetersuar nga lojrat qe i kane luajtut dhe hilet qe ia kane shkaktuar njeri tjetrit!

Gjendja eshte e pa shpres sepse seriozisht dyshoj qe ka hapsire qe gjerat te permiresohe ne nje kohe reale! Kjo per arsye q eshumica e injorojn faktin qe nevoja eshte imediate dhe thjeshte po "blejne" kohe aq sa te mundet deri sa te munden, thjeshte duke improvizuar edhe duke u pergaditur per planin qe do te mundesonte terhekje ashtu qe ne fund ta shpetojne veten! Zot ruajna nga egoizmi cinik i njerezve ambicioz vetijak!

3/01/2026

Pa dallim

Ngjarja e djeshme e sulmit Israelito-Amerikan ndaj Iranian, ne vecanti menyra si u trajtua medialish, qasja ne komunikm me publikun e Presidentit Amerikan Donald Trump, e gjitha i jep nje dimension tjeter nje fenomeni qe quhet lufte bashekohen moderne.

Nje lufte paster gjeopolitike, strategjike, etnike, anti islame, pax-jahudike! Nje lufte e paralajmeruar qe moti, nje qasje pa dyshim misterioze, lufte sherbimesh dhe synim i demonstrimit te forces maksimale, brutale.

Vrasja e Ajatollahut Ali Hamenei si qellim i denimit kapital i nje armiku me forcen me brutale me bombardim masiv raketor, deshmon edhe nje here se etika, parimi, morali dhe cfardo vlere qe njerzia mund te thuhet se e kane kultivuar, me berjen lufte ne kete menyren po zhduk njeher e mire te gjithe principet.

Kjo e kthene njerzine shume mbas, edhe pse moderne, kjo menyren e berjes lufte nuk dallon nga ajo quhej lufte primitive, sepse e legalizon pa kompromis instiktin shtazarak, qe te "nese ti e deshiron dicka" atehere ate shkon edhe e merr ne cilen do menyren qe mundesh! Mjafton te mundesh, apo te jesh i forte, edhe pa dallimi vlere, dhe me cfar do lloj dhune e rrealizon ate!

Allahu i Madhe na mbroj nga zullimi dhe hilja e njerezve te lige dhe atyre qe e urrejne Islamin. Amin.

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...