Shenimi i ditelindjes nuk eshte se duhet te dallon shume nga ditet tjera, ama me kalimin e kohes sikur eshte nje mundesi e mire qe ne diten e lindjes te reflektojme, aq me teper kur kalojne disa mote, eshte mire te reflektojme per ate çka kemi bere e te mendojme se çka duhet bere per aq sa do kemi ymer!
Pesedhjet e nje vjet jete, me qindra momente, me qindra mundesi, me disa deshtime e me shume miresit per te qene faleminderues, per jeten, per familjen, per shoket, per gjithecka!
Dedikimi, respekti e kosiderata qe ne kesi momente ta perkushtojne te afermit e te dashurit tane eshte shperblimi me i madhe qe mund ta deshiron nje njeri i arsyeshem! Sepse keshtu ka kuptim jete, prandaj jam faleminderues pa kufi!
Allahu ime, Ty te falemenderoj, per miresite, per begatite, per faktin qe me ke udhezuar! Bene qe per aq sa me ke dhene jete, te jetoj ashtu sic ti je i pajtuar, i dobishem per te afermit e mi edhe per popullin tim, Allahu im,na mundeson suksese inshaAllah, Amin!
No comments:
Post a Comment