Kete "rastin" ku objektiv sulmesh dhe kritikash eshte gazetari Nevri Ademi nuk e kam ndjekur ne teresi prej fillimit, keshtu qe detaje te caktuara ndoshta nuk i di, por rrjedha dhe efektet qe po shfaqen keto dite me bejne te reagoj!
Nevri Ademi eshte gazetar shume aktiv dhe publikisht i ekspozuar, kjo pashmangeshem e ben edhe te lehte mundesine qe ai te gaboj, por une jam i bindur qe Nevri Ademi eshte gazetar i mire, i guximshem dhe i drejte!
Nevriu nuk eshte shovinist e as ultranacionalist, ai eshte gazetar, ne kete rast shqiptar, i cili me pasionin e vet e ka te pashmangeshme qe te mos i trajtoj temat qe ky shtet i mban gjithmone "te nxehta", sic jane temat etnike, keshtu qe edhe ai i trajton keto tema, edhe temen rreth gjihes shqipe!
E kunderta, shtremberimi i fakteve, manipulimi i momentit dhe i deklaratave, kercenimet e pastra shoviniste ndaj gazetarit shqiptar Nevri Ademi, kercnimet sadomazohiste dhe ultranacionaliste jane te papranueshme dhe te denueshme!
Nevri Ademi duhet te vazhdoj punen me profesionalizem, me dinjitet, me objektivitet, guximshem dhe drejt! Jam i bindur se kjo nuk duhet te nderpritet per aq kohe sa beteja te caktuara kane mbetur per t'u zhvilluar nga individet!
No comments:
Post a Comment