10/25/2023

SHTEPI SI KJO

Nje shtepi ku gjithandej ke tesha te hudhura, ku zor merret vesh cilat jane te lame e cilat jo, ku çorapet gjinden njeri ne njerin skaj e tjetri ne tjetrin, ku kepucet jane tollovi para dere, nje shtepi si kjo!

Ne nje shtepi ku shume shpesh vjen era e qepes qe fergohet ne tave, ku furra rrin ndez' gati qe te piqet buka, ndonje simit apo pet' rrethatore, ku perdite hudhet berllog, nje shtepi si kjo, ku hane edhe macet sa njerezit!

Nje shtepi si kjo banjon e ka gjithmon te lagur, grubulli me tesha perdite eshte mbi mundesit qe ka shporta, aty ku me se paku nje lavatrice ne dite po lane rroba, nje shtepi si kjo!

Aty ku shtrati, minderat me shume jane tollovi se te ujdisme, aty ku nuk ka vend ne dyshme prej nga ku duhet gjithmon me ngrit dicka qe eshte lene nga dikush me hiri ose pa, nje shtepi si kjo!

Aty ku nuk ka moment qe ne korent nuk eshte e lidhu nje paisje qe karikohet apo qe nuk shfrytezon rryme ose internet, aty ku ne cdo moment dikush kerkon me ngren dicka, apo deshiron ndonje sherbim qe ti kryhet nga dikush tjeter, nje shtepi si kjo!?

Nje shtepi ku gjithcka eshte e pegllatme, ku gjithcka eshte e paster, ku tepikat jane gjith te fshime, ku mobiljet nuk kane shenja gishtash, ku robat ne ormane jane te ujdisme, aty ku nuk harxhohet aspak rryme, nuk lahen tesha, ku nuk ka lodra te hudhme posht, ne nje shtepi si kjo nuk ka jete, nuk jetohet!

No comments:

FIFA