U pa perseri nje Jasir Asani fenomenal, nje bomber i vertet, sic thuhet zakonisht ne zhargonin e komentimit te lojrave sportive. Dalosh i cili me nje te majt furioze godet rrjetin nga cdo diatance. Thjesht nje fudbollist klasi, fenomenal.
E gjithe skuadra mire e koordinuar, loje ekipore, ku per asgje nuk bente pershtypje cfardo rezistence e nje skuadre te Çekise, por jo thjesht per arogance por per arsyen se shqiptaret lunin lojen per te fituar, ishin aty per te arritur qellimin, te bashkuar per te ecur perpara.
Nje skuader e ndertuar nga lojtare te te gjitha trojeve, nje publike i ardhur aty po ashtu nga te gjitha trojet! Thujase ishte nje KONGRES mbare popullore per te ngrituar larte e me larte nderin dhe krenarin e kombit. Nje event ku politikanet ishin spektatore, nate ku fjalen e kishte djaloshi i thjeshte i cili ishte krenar vetem pse eshte shqiptare, ishim nje! Pastaj ajo ushtima MORA FJALE, ...ti kendojm ADEM JASHARIT, ...wow!!!
Uroj qe ky shpirte krenarie te jete nje taban i forte i sfidave te radhes, por jo vetem i skuadres te Kombetares ne Europianin '24 por ne te gjitha fushat me interes te ketij niveli. Urime po ashtu e ekipit te Kosoves ne ndeshjen kunder Andores, po ashtu 3:0!
No comments:
Post a Comment