10/11/2023

PUSHKA E PARE

Netedhjet e nente perqind e maqedonve edhe njeqind perqind e shqiptareve ne Maqedoni shume pak dine per festen e njembedhet tetorit, daten e dites se sotme, qe vite pas viti e festojme si feste shteterore!?

Nuk e di a e din dikush se kush e ka kris pushken e pare kunder fashizmit, cfar pushke ka qene, kush eshte vrare, ne fakt a eshte vrá dikush!? 

Une nuk e di a eshte kris me pare ne Prilep apo ne Kumanove! Nuk e di a eshte kris kunder ndonje bullgari apo ndonje italiani!? Nuk e di nga eshte shkrep pushka, a ka qene ne prit dikush apo ka qene aksion gueril!?

Edhe pse keto pyetje duken retorike apo satirike, besoj se ne realitet jane pyetje legjitime per te cilat me se paku mua nuk me ka rastise te degjoj nga dikush apo te lexoj per keto dikund.

Kjo madje edhe mund te jete injorance e imja, por sic e thash, kam pershtypjen se per keto pyetje nuk ka pergjigje pjesa derrmuese e popullsise ne kete vend edhe pse burra e gra, femije dhe pleq festojn e kremtojn per cdo 11 tetor fillimine luftes antifashiste.

No comments:

FIFA