Avionet monitorohen dhe kontrollohen nga nje ekuipazh ajror ne nje stacion kontrolli tokesor, duke perfshire perdorimin e armeve. Zhvillimi i kesaj fluturake i eshte besuar kryesisht Selçuk Bayraktar, nje ish-student i diplomuar ne MIT.
Deri me sot, droni TB2 ka realizuar mbi 400,000 ore fluturim gjithandej ku eshte perdorur. Operatori me i madh i droneve TB2 eshte ushtria turke, por nje model eksporti u eshte shitur ushtarakeve te nje numri vendesh te tjera.
Turqia e ka perdorur dronin gjeresisht ne sulmet ndaj objektivave te Partise Punetore te Kurdistanit (PKK) dhe Njesive te Mbrojtjes se Popullit (YPG) ne Irak dhe Siri.
Dronet Bayraktar me vone u blejt nga disa shtete tjera ne mbare boten te perfshie ne luftera te ndryshme, si nga Azerbajxhani ne luften e Nagorno-Karabakut 2020, nga Forcat e Armatosura te Ukraines gjate pushtimit rus te Ukraines ne vitin 2022. Me ne fund edhe nga Forcat e Sigurise te Kosoves.
No comments:
Post a Comment