9/30/2023

NJE MIJE

Nje mije poste tek blogu piKpamje me kete shkrim behen sonte! Plot nje mije, prej fillimit te vitit 2022 deri me sot, 30 shtator 2023! Tani nuk ka rendesi per mua te ndaj sa shkrime edhe sa instantArt-e, e vecanta eshte se keta jane 1000 dedikime, 1000 dashuri dhe 1000 perkushtime per secilin qe ka ndajtur kohe dhe vemendje per te na ndjekur.

A jane pak ose shume, pak rendesi ka! E rendesishme eshte qendrimi, qendresa, dedikimi per te sjell ketu piKpamjen, qofte e shkruar qofte e ilustruar. I rendesishme eshte spontaniteti, natyrshmeria, origjinaliteti edhe autoresia.

Interesant eshte si ndertohet rutina, si persoset disciplina, se si thellohet mendimi si vjen ne pah kreativiteti dhe se si manifestohet qendrimi kur jemi te dedikur per çdo dite te lume, ... vazhdojm!

Faleminderit secilit qe ka patur durimin dhe mirekuptimin per cdo nje sekond te harxhuar qe te ndjek ate qe bejm dhe ne vecanti per konsideraten e treguar per cdo dite.

Do te kerkoja mirekuptim per cdo nje leshim apo shprehje qe ne nje menyre apo tjeter dikend mund ta kete bere te ndjehet jo mire! Eventualisht do ti kekoja falje cdonjerit qe mund te jete ndjejtur i ofenduar nga ajo qe bejm!

Per fund, do tu ftoja qe te na sugjeroni edhe kritikoni nese gjykoni se ka dicka qe duhet mos jete pjese e fjalorit tone apo shprehjeve tona ilustrative. Por mbi te gjitha do tu ftoja qe te vazhdoni te na ndiqni, ...me durim!

MY BOY

9/29/2023

GJYNAH

Ne nje thenje qe e hasa dje, e lexuam dhe e diskutuam rrjedhimisht mes nesh pastaj me time zonje, thuhej: "Njeriu e lendon ose sillet keq zakonisht tjetrin aq sa ka mangesi tek vetja!" Sigurisht ky nje formulim sugjestiv qe te len te nenkuptohet aty per aty esenca e kuptimit.

Edhe si zakonisht kur reflektohet, ose me pastaj debatohet dhe polemizohet ne kesi raste, une nxitova qe te bej riformulimin e thenjes me insistim qe ta thjeshtoj, duke shtuar: "... dmth, i bie qe, njeriu qe eshte i plotesuar ai nuk ben keq edhe nuk ka pse te lendoj tjerit!"?

Sidoqofte, te dy rame dakort se ky perkufizimi realisht eshte shume i qelluar dhe ne te njejten kohe jep pergjigje konkrete per sjellen e dikuj ne situata te caktuar ndaj nesh apo ndaj dikuj tjeter.

Duke e thjeshtur me pastaj me shembuj te drejpersedrete dhe konkret se pse dikush sillet ne menyre te caktuar apo manifeston karakter te caktuar.

Vetem nese kete e kemi parasysh kur gjindemi ne situat te pa lakmushme qe dikush bene nje veprim ndaj nesh dhe rrjedhimisht ai veprim na lendon, nese per pak sekonda e marrim parasysh momentin nga ky kend veshtrim, realisht do te duhej te ndjemin keqardhe ndaj ati qe na versulet dhe jo te behemi viktime, sepse i gjori praktikisht ate sasi te mllefit, inatit, xhelozise, smires e cka mos tjeter ne fakt e ka thellsi e mjerimit nga i cili vuan vete.

Kesisoj neve aspak nuk do te duhej te neveritemi, por do te duhej te ngushellohemi dhe te lutemi per agresorin e ngrate! Te lutemi pet shendetin e tij, fizik dhe mendor dhe aspak mos lendohemi.

DISKASHËN

9/28/2023

SYTE KATER

Serbia duhet te ndeshkohet nderkombtarishte per sponsorizimin e dhunes dhe mbeshtetjen e grupit teroriste qe sulmoj dhe cenoj sigurin e Kosoves te diellen e kaluar.

Bashkesia nderkombetare, Bashkimi Europjan dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet qarte ti kerkojne llogari Serbise dhe publikishte te njohin te drejten legjitime te Kosoves qe me cdo kushte te mbroj sovranitetin e saj.

Nga ana tjeter KFOR - i te bej punen e vete dhe te qendroj me qendrime objekrive karshi veprimeve qe do te duhet te ndermar policia e Kosoves, bile duhet ne kuader te misonit qe ka te informoj dhe mudesisht te paradaloj veprime apo infiltrime te reja diverzante nga grupe tjera  teroriste serbe.

Nje rrethane lehtesuese apo optimiste ne keto situat eshte fakti qe KFOR-i me mision ne veri te Kosoves perbehet nga askeri i Turkijes, qe realishte kam bindjen se do te vendoset neutral dhe potencialiaht ne anen e te drejtes.

Sepse menjeher kur mendojm per keto misione 'paqeruetse' qe duhet te jene nivel te detyres, ndremend vjen 'misioni i beretave blu' te OKB-se i perbere nga ushtaret holandes qe dorzuan boshnjaket ne Serbrenic ne durat e kasapir Mladiç.

Prandja leksioni besoj qe eshte mesuar, shteti i Kosoves eshte ndertuar mbi pervoja te hidhuara! Njihet diplomacia, njihet armiku, duhet te dihet se kush eshte miku, tr kerkohet llogari dhe te veprohet bindeshem dhe fuqishe.

AGIMI AFRIKAN

9/27/2023

INCOGNITO

Eshte e veshtire si laik qe me i kuptu skemat, planet dhe agjendat qe ndermiren dhe ndertohen qofte kur behet fjal per veprime kur sulmohet nje vend qoft kur ndermeret kunderveprim, ateher kur nje vend duhet te mbrohet nga ai sulme.

Kete pune, besoj thelle se nuk mund ta bej sekush! Prandaj themelohen organe qe njihen si zbulim - kunderzblum dhe pergaditen kuadro qe dine dhe veprojn ne kete veprimtari.

Rasti i fundit ne Kosove eshte shembull tipik shkollor, se si infiltrohet armiku me arsenal marramendes dhe vendose e me pastaj vepron, qe do te thot, se me sukses ka kry ndermarjen e planifikua, ...edhe pse rrjedhimisht deshton!

Nga ana tjeter deshmohet se si me sukses organet e sigurise te shtetit te Kosove, arrine te zbulojn, observojne, ndjekin, veprojn dhe me pas egzekutojn masa qe sjellin sukses per ate qe jane aty, ... ne kete raste e mbrojn Kosoven!

Prapaskenen vetem se mund ta imagjinojm neve! Per shembull, kush e voziti dronin, kush identifikoj caqet, kush dha urdhera, kush shkrepi snajperin, kush fotografoj, kush, kush dhe shume kusha tjera, qe nje individ laik mund te ia boj muhabetin vetem me hamendje, ndersa dikush expert i fushes konkretisht ka vepruar dhe ka goditur.

Prandja kete pune nuk jane per secilin! Keta ne fakte jane te vecante, te betuar e te zotuar qe gjithe jeten te jene askush! Keta nuk mund te lavdrohen me punen e vete, keta ne fakte suksesi me te medhe e kane qe suksesi i atyre kurre mose merret vesh e lere me qe te te marrin lavdata! Keta i sherbejn shtetit, edhe neve, duke e dite gjithe jeten qe askush nuk do ti falemenderoj kurre! Falemiderit!


WHATCH DOG

9/26/2023

STARE BUDALLE

E kam pá para do kohe nje serial serb per mbretin Petar I qe paraqiste proceset ne Serbi ne fillimin e shekullit 20! Koha kur Serbia tentonte te shtrin hegjemonin ne Ballkan, periudha kur Kryeminister ishte Nikolla Pashiç!

Pervec tjerave seriali ndiqte si naracion anesor aktivitetin e disa te rinjve, xheparosh, ushtarak e cka mos tjeter te cilet ne vazhdimesi komplotonin, pergaditeshin dhe synojin se si te luftonin ne Kosove!

Me vjen ndermend ashtu mjegull, se si keta tipat zakonisht takoheshin ne kafene, thuase vjedhurazi me kujdes, duke pi raki e duke çurat duhan e duke fol me nderhund, benin plane e thurnin intriga, vetem dhe vetem si te ndermernin "pohod za boj na Kosovu" (fushat per betej ne Kosove)!

Kjo i bie se neve sot e kemi lehte te parashikojm dhe ta marrim me mend se me cfar kemi te bejm nga ana e disa serbeve qe rriten me folklor nacionalist dhe ushqehen me legjenda dhe mite te thurura nga imagjinata e mendjeve te prishura.

Kesi soj kane qene edhe keta tipa qe erdhen ne Kosove para do diteve! Tipa te fantazuar, kokekrisur, avanturier te ngritur nepermjet krimit dhe veprimit banditeske! Tipa qe "enderr e kane pas te vdesin ne Kosove"!!!?

Epo, teknikisht iu realizua endrra! Ginuli su za Kosovo (vdiqen per Kosove)! Duke mendu se sot ne Kosove kane te ben me Mic Sokola e Oso Kuka! Rakia ua ka marr mendje qe te mendojn se sot ne Kosove kane te bejn me Shtet ku Kryeminister eshte Albin Kurtit, Shtet i cili ka FSK, ka Snajperista edhe Drona! Krejt nivel tjeter, drugo vreme (kohe tjeter), samo ovi stare budalle!

NASIKOT

9/25/2023

KOSOVA DUHET

Duke mos e update-u veten sot here se cka tjeter ka ndodhur sonte naten ne Zvecan por duke dash vetem te reflektoj per ate qe e dime se ndodhi dje dhe mbrem do ta them me sa vijon.

Kosova dje u sulmua nga nje grup terorist, i uniformuar, i pergaditur sic dukej, i armatosur dhe i gatshem te luftoj institucionet dhe vete popullin e Kosoves.

Nga press konferenca e djeshme e Aleksandar Vucic u kuptua qarte se e gjitha kjo ka ndodhe ne sinkron me Beogradin zyrtar, sic e theksonte vazhdimisht Albin Kurti. U kuptua nje gje tjeter se tentimi ishte te ndodhe seknari i asaj qe e beni Adem Jashari, por kesaj radhe duhej ta bejn serbet "lokal"! Qe ne fakt ska asnje lidheshmri as logjike as praktike po as teorike, sepse e gjitha eshte ndryshe edhe konteksti edhe historia.

U kuptua qarte se shume gjera dihen paraprakisht ngase keto muhabet sic duket edhe bisedohen ne tavolina gjate bisedimeve, kjo per ata qe kane dioptri te mire e qe njohin gjeopolitiken mund ta kuptojn nga prononcimet e Albin Kurtit pas takimeve me Vucicin. Qe do te thot biseda aty brenda edhe ndoshta zhvillohet ne drejtim te asaj qe quhet kercnim: "...videçesh ti!!" (...do ta shihish), po edhe replika "...samo probaj" (...vetem ptovoje), " druga su vremena" (jane kohera tjera)!

Sigurisht kjo qe sapo e thash eshte hipotetike, por ama dje e pame se eshte teresisht praktike! U pa se ata (teroristet) deshin te tregojn dicka, edhe u pa qarte se nje tentim i till nuk mund te kaloj aqe lehte, sepse fale ATI Adem Jashari, koherat jane tjera.

Sot Kosova e deshmon se eshte Shtet, deshmohet avancimi dhe gadishmeria e Forcave te Sigurise te Kosoves! Kosova sot ka lidership i cile e nje mire Serbin, e nje mire te verteten e dó Kosoven!

FSK

9/24/2023

BEDUIN

Nje beduin i paisur me ushqim dhe uje, me deven e tije per motivet e veta ka udhetuar dhe eventualisht eshte dasht ta kaloj nje pjes te rruges neper shkretetire.

Rruges, papritmas degjon rrenkima, duke shtuar kujdesin heton nje dore e mbuluar me rrere se si me forcat e fundit levizen gishtat. Beduni e kupton situaten dhe me shpejtesi e nxjer trupin e nje njeriu nga nen rrere thuajse me frymen e fundit.

Me kujdesin maksimal, duke i legur buzet dhe duke i dhene nga pak uje per te pire, arrine qe te kthej ne jete njeriun qe shpetoj. Pas pak e kupton cka ka ndodhur nga vete njeriu i cili i tregon se "pasi qe ka humbur rrugen dhe ka ngelur pa uje, deveja i iken dhe ky e peson keq" duke perfunduar ne gjendjen qe e gjene beduini.

Pasi qe njeriu e merr veten, beduini ate e hypen mbi deve dhe vete per kerpeshi i prine deves. Njeriu mbi deve, duke pas hejbet afer, pak nga pak duke ngren nga buka dhe duke pi nga uji, mbledhe forcat tersisht! Ashtu mbi deve i rahatuar fillon dhe e goditen deven per ta nxituar! 

Beduni fillon ti kerkoj qe te kete kujdes, sepse ashtu nuk mund ti prin deves sic duhet. Por njeriu mbi deve nuk perfill kerkesen e bedunit duke vazhduar ta godit deven fort e me shpesh, aq sa pas pak deveja fillon dhe vrapon duke i shmangur kerpeshin beduinit nga dora edhe bashke me njeriun mbi te, largohen duke e lene beduinin mbrapa.

Beduni e kupton situat dhe dorzohet qe ti ndjek dhe eventualisht deveja me njeriun qe shpetoj nga vdekja humbin ne horizont dhe beduini ngelen i vetmuar ne shkretetire pa deven, pa ushqim dhe pa uje.

Pas disa ditesh bedunini bije ne agonin e shkatuar nga urija dhe etja dhe mbi te gjitha zhgenjimi. Ne castet e fundit te jetes duke ngritur duart larte, refehet duke thene: "Zot, e di se do vdes, nuk me vjen keq se do vdes, por me vjen keq se do vdes me dyshimin pse gjeta keqe duke bere mire!"!?

FIJE

9/23/2023

IKSVEJURG

Ka disa dite qe postoj shkrime qe mund ti quajm kot e kote, shkrime per Lenin, Stalinin, Maon, Marksin, Tarzanin etj, edhe pse duket se jane kot e kote (jasht kontekstit) por ne realitet jane nje shprehje kot e kote per te gjithe situaten kot qe na shoqeron kohe te fundit.

Kush eshte ne rrejdha e di sa kot muhabete, gjykime dhe vlersime bohen per levizjet e ndryshme politike, iniciativat dhe kalkulimet. Kot, sepese ne realitet punet jane te vendosura si do ndodhin dhe pritet vetem epilogu!?

Skema e manovrave qarte eshte e dizajnuar dhe se pritet vetem aplikimi i skemes dhe realizimi i asaj qe eshte paramenduar! "Ai do kthehet, po ne burga ama!!!!?" ...thone! 

Po de, n'burg, ama do kthehet, ... ama qe ku eshte burgu, ...dilet pi burgu! Edhe vazhdon i lire pastaj! Po nesje, nuk do kisha dash ky te jete qellimi i shkrimit, sepse ne fakt une hiç nuk e kam problem te kthehet Gruevski, ...hiç!!!

Muhabetin e kam te ajo se sa kot muhabet bejm, sa kot kohe harxhojm, sa hiri ne sy i hudhim njeri tjetrit, sa mashtrime jemi te gatshem te bejm, sa hak' i ham' njeri tjetrit ne kete proces, ...aq sa seriozisht pyetem a mundet te japim llogari, kur te na kerkohet llogari!? Rujna Zot nese jemi projektuese te ketyre makiacioneve!

Mund ta them, a do ta them qe te jese, qe seriozisht koheve te fundit, rikonsideroj dhe konsideroj veten qe cilat duhet te jene hapat e ardheshme te mijat karshi dhe vete rolit ne shoqeri! Deri atehere mos me teper do mund te vazhdoj me shkrime ndoshta edhe per botanik, zdrukthtari edhe blegtori, ndoshta!

LINES

9/22/2023

TARZAN

Legjenda e Tarzanit eshte nje perralle e famshme qe ka lindur nga doreshkrimi i Edgar Rice Burroughs. Ai rrefen aventurat e nje djaloshi te rritur ne gjirin e pyjeve te Afrikes pasi prinderit e tij kane vdekur. Emri i tij eshte Tarzan, i cili zhvillon aftesi te jashtezakonshme per te perballuar jeten ne natyre.

Tarzani eshte nje personazh qe ka shpetuar nga njerezit e xhungles, eshte rritur nga majmunet dhe ka zhvilluar nje marredhenie te vecante me kafshet dhe mjedisin ku ka jetuar. Ai shfaq aftesi te jashtezakonshme fizike dhe intelektuale, duke bere prej tij nje lojtar kyc ne mbrojtjen e xhungles dhe luften kunder armiqve te tij.

Permes aventurave te tij, Tarzani njihet me nje grua te quajtur Jane dhe ata ndertojne nje jete bashke me njerezit, megjithese ai vazhdon te ndihet gjithnje me afer pyjeve dhe jetes se xhungles.

Legjenda e Tarzanit ka shperndare nje mesazh te rendesishem per respektin ndaj natyres dhe aftesite qe mund te zhvillojme ne mjediset me te egra. Ky personazh ka sherbyer si inspirim per shume tregime dhe filma dhe ka pasur nje ndikim te madh ne kulturen popullore.

RED & BLUE

9/21/2023

BUDD'HA

Budizmi eshte nje religjion dhe filozofi e lashte qe u themelua ne Indi ne shekullin e 6-te p.e.s. nga Sidharta Gautama, i njohur ndryshe si Buddha, ose "ai qe ka arritur zgjerimin". Keto jane disa pika kyçe per te kuptuar konceptin e Budizmit.

Budizmi shpall se jetes se tokes i perkasin nje lloj vuajtjeje e cila mund te vije nga lidhja me pasionet dhe deshirat e kesaj bote.

Budistet besojne ne reinkarnacionin, ose rilindjen e shpirtit pas vdekjes ne nje forme tjeter. Karma eshte ligji i veprave dhe pasojave, i cili ndikon ne fatin dhe rilindjen e shpirtit.

Nirvana eshte qellimi kryesor i Budizmit, nje gjendje e paqes dhe çlirimit nga vuajtja dhe cikli i reinkarnacionit. Per te arritur Nirvanen, duhet te shpetohet nga pasionet dhe iluzionet qe i lidhin njerezit me boten materiale.

Rruga qe Buddha ka rekomanduar per arritjen e zgjerimin. Ajo perfshin praktikat e meditimit, etikes, dhe mendimit te drejte, duke u perpjekur per te zhbere pasionet dhe deshirat e tepruara.

Budizmi eshte nje besim i gjere qe ka disa dege dhe shkolla te ndryshme, duke perfshire Budizmin Theravada, Budizmin Mahayana dhe Zen Budizmin. 

Per me teper kot muhabet tjera qe mund te te shuja kureshjtjen rreth Budizmit dhe koncepteve apo filozofise mudnte lexoni vete ku te doni.

BOTËLL

9/20/2023

KONG QIU

Konfucianizmi eshte nje filozofi dhe menyre jetese e themeluar nga Konfuciusi, nje mesues i lashte kinez i njohur gjate shekullit 5 para lindjes se Krishtit. Ky sistem filozofik ka pasur nje ndikim te thelle ne kulturen kineze dhe ne zhvillimin e shoqerise kineze per mijera vjet.

Ne esence, konfucianizmi promovon vlerat e rendit shoqeror dhe harmonise nepermjet nje kode etike te quajtur "Liu Yi" ose "Shtate Perparesi". Keto vlera perfshijne respektin per te moshuarit, bindjen ndaj autoritetit, perkushtimin ndaj familjes, dhe pergjegjesine shoqerore. Konfucianizmi gjithashtu thekson rendesine e edukimit dhe nxitjen e njekohesise se te mesuarit.

Nje prej qellimeve kryesore te konfucianizmit eshte krijimi i nje shoqerie te harmonizuar dhe te qendrueshme nepermjet ndjekjes se ketyre vlerave. Gjate historise, konfucianizmi ka qene nje force e rendesishme ne formimin e identitetit kinez dhe ne orientimin e politikes dhe administrates se vendit.

Si perfundim, konfucianizmi eshte nje filozofi qe thekson vlerat e tradites, harmonise shoqerore, dhe edukimit si mjet per permiresimin e individeve dhe shoqerise ne teresi. Ky sistem filozofik ka mbijetuar dhe ka qendruar i rendesishem ne kulturen kineze dhe pertej saj per shume shekuj.

LIPS

9/19/2023

TAO

Taoizmi eshte nje tradite filozofike dhe fetare kineze e cila ka origjinen ne shekullin e 6-te para lindjes se Krishtit. Me thelbesore eshte ideja e "Tao" ose "Dao," e cila perkufizohet si rruga, udha, ose ligji i natyres qe kontrollon dhe perfshin gjithçka. Disa elemente thelbesore te Taoizmit jane:

Tao (Dao): Kjo eshte ideja qendrore e Taoizmit. Tao eshte njesi e papercaktuar dhe e pashpjegueshme e natyres qe duhet te ndiqet dhe respektuar. Perpjekjet per te kuptuar plotesisht Tao perfshijne paradokse, pasi çdo pershkrim i tij eshte i kufizuar.

Wu Wei: Ky eshte nje koncept i rendesishem qe perkufizon mosveprimin ose veprimin e natyrshem. Taoizmi inkurajon njerezit te jetojne ne harmoni me Tao duke lejuar qe gjerat te zhvillohen natyrshem dhe pa perpjekje te teperta.

Yin dhe Yang: Taoizmi perdor simbolet e Yin (femeror) dhe Yang (mashkullor) per te perfaqesuar polaritetet dhe kontrastet ne natyre. Nje qellim i Taoizmit eshte ruajtja e harmonise midis ketyre polariteteve.

Ching: Ky eshte nje liber i "shenjte" i Taoisteve qe perdoret per ndritje dhe keshillim. Permes hedhjes se monedhave ose gureve, praktikantet perpiqen te kuptojne me mire rrjedhen e ngjarjeve ne jete tyre!

Tai Chi: eshte nje praktike trupore e njohur qe kombinon levizjet e buta, frymemarrjen dhe meditacionin per te promovuar shendetin dhe harmonine trupore dhe shpirterore.

Pra, Taoizmi eshte nje tradite e pasur dhe komplekse me influenca ne kulturen kineze dhe boten. Per ndejkesit i bie se ka nje qasje te veçante ndaj jetes, natyres dhe qellimit te ekzistences njerezore dhe permiresimin e individeve permes rrugeve te natyrshme dhe te harmonishme.

SKAUT

9/18/2023

MAO

E di se askend nuk e ka marre malli qe te lexoj per the rreth figurave te medha te Komunizmit, po nejse do ti shkruaj qe te gjinden, sot i erdhi rendi Mao-s.

Mao Zedong ishte nje politikan dhe udheheqes kinez i njohur per rolin e tij ne themelimin e Republikes Popullore te Kines me 1949, pas fitores se forcave komuniste ne Luften Civile Kineze. Ai u be udheheqes i Partise Komuniste Kineze dhe kryetar i Kines. Ai udhehoqi nje seri reformash te medha ekonomike dhe politike, siç ishte Revolucioni Kulturor dhe Levizja e Madhe perpara, qe synonin te ndryshonin shoqerine kineze.

Me gjithe sukseset e tij ne zhvillimin e Kines si nje fuqi boterore, udheheqja e Mao shpalli gjithashtu nje numer politikash qe sollen pasoja te renda, duke perfshire vdekjen e dhjetera miliona njerezve gjate periudhes prej vitit 1966 deri 1976 kur vdiq Mao-ja ne periudhen e njohur si Revolucioni Kulturor. 

Pas vdekjes se Mao-s ne vitin 1976, pasoi nje periudhe e ndryshimeve dhe liberalizmit ne Kine. Duke tentuar keshtu qe te rikthehet arenen nderkombetare si faktore kyq.

Sot, Mao Zedong mbetet nje figura kontroverse ne historine e Kines dhe botes, me vleresime te ndryshme te veprave dhe trashegimise se tij.

KIDO

9/17/2023

PERESTROIKA

Perestroika ishte nje politike reformuese ne Bashkimin Sovjetik qe u zbatua nga udheheqesi i asaj kohe, Mikhail Gorbachev, ne vitin 1985. Fjala "perestroika" perbehet nga dy fjale ruse, "perestroit" (restrukturim) dhe "stroika" (ndertim), dhe synonte te riformonte dhe riorganizonte sistemin ekonomik dhe politik te Bashkimit Sovjetik. 

Perestroika synonte te hapte ekonomine sovjetike ndaj elementeve te tregut dhe te reduktoje ndikimin e planifikimit qendror. Kjo lejoi krijimin e ndermarrjeve private dhe nje shperndarje me te lire te burimeve.

Gorbachev po ashtu u perpjek te sjelle disa ndryshime ne sistemin politik, duke lejuar nje menyre me te lire te diskutimit dhe debatit politik, duke shpresuar qe kjo do te sjelle me shume pergjegjshmeri dhe liri politike.

Perestroika u perpoq te perballej me problemet e korrupsionit dhe ngadalesimit te proceseve administrative qe pengonin zhvillimin ekonomik.

Gorbachev gjitheashtu dha nje sinjal per ndryshim ne udheheqjen e Partise Komuniste, duke synuar te rifreskonte kete institucion dhe te minizonte pushtetin e te vjetrave.

Megjithate, perestroika solli ndikime te papritura dhe te pakontrollueshme. Ajo coi ne prishjen e rendit social dhe politik te vjeter, duke hapur rrugen per shperberjen e Bashkimit Sovjetik dhe clirimin e vendeve te tjera te europes Qendrore nga dominimi sovjetik. Kjo periudhe e turbullt ndikon ndjeshem ne ngjarjet boterore dhe politiken globale me pastaj.

PRERI

9/16/2023

STALINIZMI

Stalinizmi eshte nje term i perdorur per te pershkruar periudhen e sundimit te Joseph Stalin ne Bashkimin Sovjetik, nga viti 1924 deri ne vdekjen e tij ne vitin 1953. Kjo periudhe karakterizohet nga nje sere veprimesh dhe politikash qe kane lene nje ndikim te thelle ne historine e botes. 

Stalin prezantoi idene e "Diktatures se Proletariatit" si nje justifikim per kontrollin total te shtetit dhe ekonomise. Ky sistem kufizonte lirine e opinionit dhe promovonte autoritarizmin.

Stalin ndertoi nje makine te fuqishme te sigurise shteterore per te ndjekur, arrestuar dhe denuar opozitaret politike dhe "armiqte e popullit." Perdorimi i terrorit dhe kampeve te punes, si GULAG-u, u be nje karakteristike e rendesishme e kesaj periudhe.


Ai implementoi plane te pergjithshme te planifikimit te ekonomise, duke kufizuar lirine e tregut dhe promovuar kontrollin qendrore te ekonomise shteterore. Kjo solli industrializimin e shpejte dhe forcimin e Bashkimit Sovjetik si nje fuqi boterore.

Stalin u perdor si figura qendrore dhe u idealizua si nje lider heroik. Krijimi i nje kulture kulte te personalitetit te tij u be nje pjese e rendesishme e propagandes sovjetike.

Stalin ka perdorur ndeshkimin e vdekjes dhe represionin per te eliminuar rivalet e tij politike dhe per te forcuar kontrollin e tij mbi pushtet.

Stalinizmi solli modernizimin e Bashkimit Sovjetik atehere, por edhe vuajtjet e shumta dhe humbjen e lirise individuale. Pas vdekjes se Stalinit ne vitin 1953, Bashkimi Sovjetik pesoi ndryshime dhe zhvillime te tjera ne udheheqjen dhe politiken e tij por edhe sic duket là nje stil te ushtrimit te pushtetit qe zbatohet sot e kesaj dite gjithandej ne bote nga plot pushtetar beter Stalinit.

KOSHARK

9/15/2023

LENINIZMI

Leninizmi ishte nje ideologji politike dhe nje shkolle e mendimit qe u zhvillua nga veprat dhe teorite e Vladimir Leninit, udheheqesit kryesor i Revolucionit te Tetorit te Rusise dhe themelues i Bashkimit Sovjetik. Ketu eshte nje rezumat i Leninizmit:

Leninizmi perkrahi idene e diktatures se proletariatit, e cila do te thote qeverisja e klases punetore per te sunduar mbi klasen kapitaliste pas nje revolucioni socialist.

Lenini perkrahi krijimin e nje partie te forte komuniste e cila do te udhehoqte revolucionin dhe do te ruante pushtetin e proletariatit. Kjo parti duhet te ishte e disiplinuar dhe e pergatitur per te vepruar ne emer te proletareve.

Leni argumentoi se imperializmi ishte nje faze e kapitalizmit, ku shtetet kapitaliste kerkonin shperndarjen e resurseve dhe zonave te tyre te interesit ne vendet e tjera, duke çuar ne konflikte dhe luftera.

Leninizmi inkurajoj mbeshtetjen per levizjet anti-imperialiste dhe anti-kolonialiste ne vendet e treta, duke i pare ato si aleate te mundshem ne luften kunder imperializmit.

Lenin argumentoi gjithashtu se nje revolucion socialist mund te ndodhte edhe ne nje vend te vetem, ndryshe nga teorite me te vjetra qe thoshin se nje revolucion socialist kerkonte nje levizje nderkombetare.

Leninizmi kerkoj kontrollin qeveritar te sektorit te madh te ekonomise dhe nacionalizimin e burimeve natyrore dhe prodhimit industrial.

Leninizmi promovoj solidaritetin dhe bashkepunimin midis klasave punetore te te gjitha vendeve, nepermjet ndihmes dhe mbeshtetjes ndaj levizjeve te tjera komuniste dhe socialiste ne bote.

GUN

9/14/2023

KAPITAL

"Kapitali" i Karl Marx eshte nje veper kryesore e filozofise dhe ekonomise, e shkruar nga Marx midis vitit 1867 dhe 1883. Ky tekst monumental eshte nje analize thelbesore e kapitalizmit dhe nje perpjekje per te kuptuar dinamiken dhe kontradiktat themelore te ketij sistemi ekonomik.

Vepra eshte ndare ne tre toma te ndryshem, te cilet trajtojne temat e vleres, kapitalit dhe sistemit te kapitalizmit. Marx perdor nje qasje dialektike per te shpjeguar si funksionon kapitalizmi, duke analizuar proceset e prodhimit, shkembimit dhe fitimit te kapitalit. Ai thekson se ne kete sistemi, kapitalistet perfitojne nga puna e proletareve, duke krijuar klasen e pasur dhe ate te varfer.

Kapitali gjithashtu shqyrton teorine e shtypjes se proletareve dhe thekson se konflikti i klasave eshte i pashmangshem ne kapitalizem. Marx synon te ndergjegjesoje proletaret per rrugen drejt emancipimit te tyre dhe per krijimin e nje shoqerie komuniste ku pronesia private mbi produktet e prodhuara do te zhdukej.

Ne pergjithesi, "Kapitali" eshte nje tekst thelbesor per kuptimin e teorise marksiste dhe ndikimin e saj ne shkenca sociale dhe politike te shekullit te 20-te.

AGIM

9/13/2023

FASHISTA

Ideologjia fashiste eshte nje ideologji politike dhe sociale e cila u perhap ne shume vende gjate shekullit te 20-te, veçanerisht ne Itali nen udheheqjen e Benito Mussolinit. Fashistet besonin ne nje qeverisje te forte dhe autoritare, ku nje lider i fuqishem konsiderohej si figura udheheqese e perbashket.
Fashistet kultivonin nje ndjenje te theksuar te nacionalizmit, duke promovuar interesat dhe identitetin kombetar mbi çdo gje tjeter. Ata urrenin dhe luftonin komunizmin, dhe shpesh konfrontonin dhe persekutonin komunistet dhe socialistet.

Ideologjia fashiste shpesh kishte elemente racore, duke promovuar supremacine e nje race mbi te tjerat dhe shperndarjen e idese se "races se paster." Fashistet perfshine ndermarrjen e ekspansionit territorial dhe imperializmin ne politiken e tyre te jashtme.

Fashistet kultivonin nje kulture te forte ushtarake dhe e orientonin shtetin drejt pergatitjes se luftes. Fashistet perdornin represion te forta kunder opozites politike dhe censuronin lirine e shprehjes.

Fashistet kishin nje kult te thelle per liderin e tyre dhe e shihnin ate si personifikim te shtetit dhe kombit. Per ata e perdorimi i propagandes dhe manipulimi i masave ishin te rendesishem per te kontrolluar opinionin publik dhe mbeshtetjen ndaj regjimit fashist.

edhe sot e kesaj dite edhe pse ne distance kohore edhe pse ideologjia eshte e ndaluar shumemnga metodat edhe idete fashiste perdoren ne praktike nga subjekte te ndryshme politike, ne vecanti kur perpiqen ta mbajn pushtetin!

MALTESE

9/12/2023

FÁR RAJT

Koncepti politik i te djathtes ekstreme ne europe eshte nje spektrum i gjere i qendrimeve dhe vleresimeve politike qe shpesh karakterizohen nga nacionalizmi i shperbere, kundershtimi i fuqive te medha dhe organizatat nderkombetare, si dhe kembengulja ne identitetin kulturor dhe vlerat tradicionale. Disa nga karakteristikat kryesore te te djathtes ekstreme ne europe jane:

Nacionalizmi ekstrem, ku grupimet e te djathtes ekstreme shpesh shpallin superioritetin e kombit te tyre dhe kundershtojne nderveprimin dhe bashkepunimin nderkombetar. Ata ndonjehere perdorin retorike te urrejtjes ndaj te huajve dhe imigranteve.

Kembengulja ne identitetin kulturor, ku te djathtet ekstrem perpjekin te ruajne dhe te promovojne vlerat dhe traditat e tyre kulturore te konsideruara tradicionale. Ata mund te jene kunder globalizmit dhe modernizmit kulturor.

Shpesh ata jane skeptike ndaj Bashkimit evropian dhe shpallin kundershtimin ndaj cenimit te perbashket te sovranitetit kombetar ne favor te organizatave nderkombetare.

Ne raste ekstreme, disa grupime te te djathtes ekstreme mund te perdorin dhunen ose te promovojne diskriminim ndaj minoriteteve dhe grupeve te tjera.

Gjithashtu duhet te theksohet se ky eshte nje spektrum i ndryshem dhe qe grupimet dhe partite e ndryshme te kesaj natyre kane qendrime dhe strategji te ndryshme ne politiken konkrete.

TOPK

9/11/2023

ÇUNAT

Po verevet nje send se si kto disa pilimuçka si e mbajn gojen mbullet, bile as Fitorja e Kombetares nuk i gezon vetem dhe vetem pse ai qe jep goll quhet Jasir Asani apo Nedi Bajrami etj.

A i dini ata qe mbahen intelektual kur defilojn me paraqitjet e tyre ne media edhe me plot perbuzje argument kryesor ne teme e kane fjalen "emra arab", "islamik" e te ngjajshme!?

Jam i sigurt se ky soj mbreme e ka urryer fitoren dhe momentin e mbremshem vetem pse golin spektakolar ne ndeshjen kunder Polonise e dhà djali nga Shkupi, Jasiiiiiiir Asaniiii!!!!!!!

Te njejtit ne fakt pale a e kishin marre veten nga bomba e diteve me pare ne Çeki pas golit te barazimit kur shpertheu bomberi Nedim Bajramiiiii!

Ta dini, kur nuk mund te jene te njejt dikush qe e ka zemren zí dhe dikush qe jep zemren per Shqipteri! Keta te dytit jane keta dy djelmosha! Nejse ketu eshte edhe Enis Bardhi per Maqedonin!

RUN TO SCHOOL

9/10/2023

ODISEU

Odiseu ishte nje nga lideret greke qe luftoj ne Luften e Trojes. Pas luftes, ai perpiqet te kthehet ne shtepine e tij ne Itake per t'u bashkuar me gruan e tij, Penelopen, dhe te birin, Telemakun. Por rrugetimi i tij kthehet ne nje aventure te gjate dhe te veshtire.

Zeusi dhe te tjeret e Olimpit i ndihmojne Odiseun ne disa momente, por ai perballet me sfida te shumta nga zogjet e ferrit, sirenat, cyklopet, dhe figura mitologjike te tjera. Gjate rrugetimit, ai gjen miq dhe armiq te ndryshem.

Pas shume veshtiresive, Odiseu perfundimisht kthehet ne Itake. Pershka te voneses se tij, ai duhet te luftoje kunder pretendenteve qe jane duke kerkuar Penelopen per grua dhe te shpetoje shtepine e tij nga armiqte.

Ne fund, Odiseu arrin te ia dale dhe te bashkohet me familjen e tij. Kjo epope eshte nje histori e famshme e udhetimit te gjate dhe aventurave ne mjediset me te ndryshme te mitologjise greke. Per kete shkruajti Homeri ne eposin "ODISEA"

MOROCCO

9/09/2023

ILIADA

"Iliada" e Homerit eshte nje epope e lashte greke e shkruar rreth shekullit 8 para lindjes se Krishti. Kjo poem epike ka per qender te ngjarjeve Luften e Trojes dhe ngjarjet qe ndodhin rreth saj. 

Poema fillon me konfliktin midis Akilit, heroit grek, dhe Agamemnonit, komandantit suprem te grekeve, per nje rob. Akil vendos te mos marr pjese ne betejat kunder trojaneve.

Poema pasqyron disa beteja te ashpra midis grekeve dhe trojaneve, si dhe ndikimin e "zoteve greke", te till si Zeusi, Afrodita, dhe Apolloni, ne kete konflikt.

Nje moment kyce eshte vdekja e Hektorit, heroit trojan, i cili vritet nga Akil. Ky moment emocional paraqet nje kthim te rendesishem ne ngjarjet e poemes.

Poema mbyllet me kthimin e trupit te Hektorit tek prinderit e tij, Priami dhe Hekuba, pas ndjekjes se gjate te Akilt dhe ndihmes se zonjes greke, Thetis.

"Iliada" ka nje thelbi te theksuar mbi nderin, fatin e njeriut, dhe rolin e zoteve ne ngjarje. Kjo poem epike ka qene nje ndikim i madh ne letersine dhe kulturen e lashte greke dhe eshte nje pike reference ne studimin e antikitetit.

Per me shume lexonje librin edhe shikonje filmin TROY i cile praktikish vizualizon ne ekranin e madhe nje pjese te madhe te permbajtes nga Iliada e Homerit

FLUTURA

9/08/2023

SANTIAGO

Ne munges te vullnetit dhe deshires nga ana ime per te adresuar cdo budallallek dhe denagogjin qe manifestohet perdite, sot do tu sugjeroj qe vullnetin, vendoseshmerin dhe krenarine ta gjeni tek Romani "Plaku dhe Deti" i shkrimtarit amerikan Ernest Hemingway, qe eshte nje nga veprat me te njohura te letersise boterore.

"Plaku dhe Deti" ndjek historine e Santiago, nje peshkatar te moshuar qe jeton ne nje qytet te vogel bregdetar te Kubes. Santiago ka nje periudhe te gjate pa fat ne peshkim, dhe shume prej kolegeve te tij peshkatare e konsiderojne te mallkuar. Megjithate, ai eshte nje burre me karakter te forte dhe vendosmeri te pashoqe.

Nje dite, Santiago kap nje peshk te madh, te quajtur marin dorado, por kjo çon ne nje beteje te gjate dhe te lodhshme ne mes te tij dhe peshkut. Per tre dite dhe tre nete, ai lufton me kete peshk te madh.

Romanin karakterizon tema te tilla si krenaria, vullneti, marredheniet ndermjet njerezve dhe natyres, dhe beteja e pakujdesshme per te fituar. Ky roman i ngjarjeve te ndodhura ne det eshte nje permendje e fuqishme e vullnetit dhe krenarise njerezore ne ballafaqim me sfidat e jetes dhe natyres.

"Plaku dhe Deti" eshte nje roman i njohur per stilen e thjeshte dhe per thellesine e temave te tij, dhe eshte vleresuar si nje nga veprat me te rendesishme te ernest Hemingway.

HEART'$

9/07/2023

AUTOCHTHONOUS

E lexoj: "...eshte gjetur personi i cili ka valvit flamurin me mbishkrimin AUTOCHTHONOUS ne tubimin ne Tetove gjate vizites te Albin Kurtit kohe me pare"!!! Kjo si pasoj e ngritjes aktakuz nga organet e shtetit konform nenit 319 te Kodit Penal te Maqedonise!

Historin e keti flamuri besoj cdo kush e dine se si filloj, kur vite me pare gjate nje ndeshje futbolli per kualifikim ne boteror, diku ne mes te lojes me dron ne qiell mbi stadium ne Beograd u valvit flamuri tek i cili ishin dy figura eminente kombetare, Ismail Qemali dhe Isa Bolerini ne sfond konturat e kufive te trojeve etnike shqiptare dhe mbishkrimi AUTOCHTHONOUS!

Dihet, kjo asokohe solli deri tek shume veprime kontraverse, gjukime, paragjykime, denime e ndeshkime edhe si duket disa gjera u harruan dhe perfunduan vetem me sensacion e disa gjera vazhduan te sherbejn edhe me tej si motive per ty shty perpar disa ideale e disa inate.

Fakti qe per kete, keto dite u be buje ne Maqedoni dhe u ngriten akuza, u shpallen ne kerkim individ, u bo dhe behet politik ditore per cdo dite, fakti qe si duket çeshtjes i jepet karakter serioz sepse dikush e ka ekspozu kete flamur, seriozisht me bene te mendoj, se sa jo serioz qe jemi qoft si shoqeri qoft si shtet, edhe pse seriosisht e di qe ju seriozisht e dini kete fakt tani me!

Seriozisht pyetem, a e kuptojm sakte cka eshte liri e shprehjes, a e dime sakte se kur dhe si (duhet te) behet provokimi apo propaganda! A e dime me te vertet se cka duhet te jete frymezimi, e cka eshte ideali, ne fakt, a kemi ideal!? A e bejm dallimin me mes realitetit dhe fantazise, siç sugjeroj Albini vete ne repliken me Bernabiçi ne Slloveni!?

Per fund, me kujtoht sa e sa viktima prej te rinjeve na kane ra ne burg te dushmanit vetem sepse nuk kane qene shume te vetedishem per veprimin qe bejn dhe me pastaj kur jane ballafqu me sistemin represiv dhe pasojat padretesisht ta zbatuara, jane thyer ne moral por dhe fizikisht dhe per pasoj i kane shkell me dy kembe idealet dhe kane p'shty mbi veprat e veta duke jetuar gjithe jeten me pasojat e aktit te vetmuar burgjeve ose koridoreve te institucioneve sepse liderat i kane lene ne harres! Nuk do shume mend kjo pune, kujdes!!!

REVERSE

9/06/2023

PERSHTYPJE

Ka disa dite qe nuk e ndjek me seriozitet situaten aktuale politike ne vend! Por ne menyre pasive degjoj (lexoj) tek-tyk informata qe liferohen per aktivitete te ndryshme.

Nje gje verehet plotesishte,  shumica e aktereve ne skene prioritet 100% e kane te duken bukur apo te perceptohen mire pa cka se punute nuk i kane konform promovimi vizuel.

Jemi deshmitare te prezences te ngatrresave te medha persa i perket ndryshimeve kushtetuese, degjoj per shfaqejen e problemit "te vazhdueshem" te mohimit te te drejtes per mesim ne gjuhen shqipe dhe shpetimtareve qe e zgjedhin kete çeshtje, e sa e sa "$kandale" tjera per çdo dite te lume!

Me krijohet pershtypja, sa vjen e me forte, qe "shumica" e skandaleve ne minimum po lejohet qe te ndodhin qe eventualisht te dalin "shpetimtaret", heronjte qe do te zgjedhin keto ngatresa!!!!

Po ashtu me krijohet pershtypja qe problemin me shkollen ne gjuhen shqipe nje pjese e mire e popullit e ka zgjedh tash e disa vjet nje here e mire, thjesht, nuk mendon per shkollimin mó!!!!? Ose ka vendos ta kapercej kete sfide edhe eshte dhene pas parase, ose eshte ftoh nga fakti qe si i tille, shkollimi, nuk i garanton te ardhme te ndritur dhe  me kohe hjek dore "deri sa nuk eshte vone"!!!?

Te gjitha nga pak mund te jene, sigurisht qe jane me teper gabim edhe pershtypje subjektive, edhe qashtu qofshin, ... çisht'tu thom! Ama si pershtypje aty jane, thuajse perdite edhe kunder vullnetit tone me to ballafaqohemi, ama aty jane!

KAREN

FLAMURI