4/05/2026

Hoka e Mahi

E pash videon ku nje deputete ia hoqi flamirin kombetar Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti deri sa ai mbante nje fjalim para deputeteve ne Kuvendin e Kosoves! Nuk e di çka fliste Albini, vec me beni pershtypje "vetebesimi" i deputetes! Ne komente e quanin sorr, ndoshta sepse ishte e veshur me te zeze!

Me erdhen ndermen pamjet ku deputetja Ganimete Musliu, ndoshta ishte ne te njejten seance, shkoj poashtu para Kryeministrit, ia hoqi mikrofonin deri sa ai mbante fjalim edhe ajo e qortonte me te sajen!

Poashtu nje deputete tjeter nga foltorja, duke iu kthyer per ta pà Kryemisitrin i drejtohej me fjalet, (parafrazoj) "...mos u tut Kryeminister, nese tutesh ta sjellim nje batanije!?"

Keto raste, dhe si keto raste Kuvendi i Kosoves njeh perplot! Momente qe bejne per te qeshur, momente qe te ngjallin ndonjehere neveri, situata perplot dyshim persa i perket seriozitetit te punes dhe nevojave reale qe shteti ka nevoj dhe shoqeria po pret nga institucioni i deputetit! Ama ne realitet keta bejn hoka e mahi e per Kosoven as qe duan me ní!

No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...