4/09/2026

E gerdiçme

E neveritshme, e gerditçme, gjithe ky debat qe po e mbane gjalle qeveria, gjykata kishtetuese, shtetit ne lidhje me faktin e zyrtarizimit edhe formal te plote te ligjit per gjuhet, me ate edhe implementimin formalo juridik te gjuhes shqipe.

Po shihet sa te gerdiçem jane ata deputete te pales e cila insiston qe ky ligji te mos implementohet apo me mire thene te perdoret praktikishte ne komunikimin qe ka te bej me rrethanat ku eshte e nevojshme!

E shikoj dje suratin e deputetese, nese nuk gaboj nenkeyetare e Komisionit ku deputetja shqiptare Ilire Dauti e kerkonte te drejten e vete qe matrialet ti kete ne gjuhen shqipe, ne vecanti ironike ishte fakti qe "tema" per te cilen ishte mbledhue komisionit, sepse aty ishin mbledhur qe te diskutojne "diskriminimin" i cili per ironi at-hoc, aty per aty i behej Ilires te ciles i mohohej nje e drejte elementare, qe matrialet ti kete ne gjuhen amtare!

Ia shikoja ftyren, ishte nxi, ish mavi, vunte nga mankthi, veneri, inati, ishte çoroditur, çartej! Ishte e pa informuar, ishte ne panik, gulfatej ne urrejtje, s'ishte n'vete, por ishte vetja! Ishte mllefi ne formen e njeriut, turpi vete! E gerdiçme!


No comments:

Diplomaci

Diplomacia eshte nje nga mjetet me te vjetra te komunikimit dhe bashkepunimit mes shteteve dhe popujve. Qe nga kohet e lashta, p...