2/12/2026

Tallje

Don s'don, politika ditore brutalisht na ben me dije se eshte e dobet, e trishte dhe me pasoja! Ne minimum, na mban vazhdimisht gjalle ankthin e zhgenjimit dhe trishtimin nga pasiguria!

E qarte, pushteti aktual, VMRO si subjekt qe ka mandat te menaxhoje shtetin, e ka te ditur boterisht se ka politika antishqiptare dhe po i implementon demonstrativisht, pak per ego individesh e shume, sipas tyre, per interes nacional.

E paqarte eshte se si ka mundesi qe keta eksponentet tane, te gjithe me radhe, po bien pre e kesaj loje. Besoj jo se nuk e kuptojne, por si ka mundesi qe me kaq neglizhence ndaj politikes ditore te tolerojne shkeljen me dy kembe te cdo gjeje qe ka dinjitet dhe identifikohet si shqiptare.

Protestoj! Protestoj dhe nuk dua te identifikohemi me kesisoj politike, aq me pak me mercenare politike qe po sabotojne thelle edhe ate pak shprese se ndoshta ia vlen te luftohet per nje te ardhme me te mire, se paku per gjeneratat qe vijne! Trishtuese eshte se si tallen me neve.

No comments:

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe...