Hajde prape! Do te kisha dashur ta shuaja kureshtjen time nese, per keto dy a tri dekadat e fundit, ka ekzistuar nje individ i cili ka pranuar te ushtroje nje funksion publik me qellimin e vetem per ta avancuar nje ceshtje qe eshte ne interesin tone kombetar ne Maqedoni.
Nuk do te kisha guximin te insistoj se nuk ka pasur, por, ne horizontin qe kam une, asnje nuk me vjen nder mend. Prandaj, do te ishte nje mision fisnik qe, nese njihet ndonje i tille, ta dime te gjithe dhe, si te tille, ta nderojme dhe t’i jemi falenderues per sherbimin e tij.
Sepse, ne te kunderten, do te mbetet pershtypja se fare, fare nuk kemi qene aty per ndonje ceshtje serioze dhe te arsyeshme, por thjesht kemi pasur kukulla, aq shume te perfolura dhe te kritikuara me lloj-lloj epitetesh fyese nga neve vete dhe nga te tjeret.
Hajde, bashkerisht, ta konstatojme njehere e mire, ta pranojme faktin se ku jane dobesite tona, te bejme vetekritike, te kerkojme falje dhe ta mbeshtesim me gjithcka gjeneraten e politikaneve qe do te na kthejne dinjitetin, te zhveshur nga skemat, epshi dhe ambiciet e shthurura qe na moren ne qafe! Hajde prape… prej fillimit
No comments:
Post a Comment