2/17/2026

Kosova Republik

Me rastin e kremtimit te Dites se Pavarsise te Republikes se Kosoves, jane organizuar disa evente apo ngjarje festive per ta shenuar kete dite te madhe historike.

Ne kontekste te rrethanave, sot u organizuan edhe protesta gjithe popullore kunder gjykimit te padrejte qe po zhvillohet ne Hagg, ku me akuza te ndryshme pervec qe gjykohen individ, aty po kompromitohet Lufta e Drejt e UÇK-es!

Kjo me ngjalli ironine e atyre ideve cinike (djallezore) sepse mu kujtua fakti se me cfar insistimi u angazhuan disa individ (politikan, jo me shume se nje qinde veta) per ta themeluar Gjykaten Speciale te ciles po ia shohin sherrin sot! 

Edhe mu kujtua thenja "nje budalla e hudhen nje gure ne bunar, e njeqind te mençur nuk mund ta nxjerin" e sot fatkeqesisht po merr kontekstin tjeter "njeqind njerez e bejne nje budallaki qe as nje popull i tere nuk mund ta zhbejne"!

Por, mu rregull dita kur e pash nje forografi ku Albin Kurti rrinte ulur mes dy burrave te medhenje gjate nje ceremonie, Albini rrinte ne mes Rifat Jasharit edhe Fatmir Sejdiut te cilet dukshem dukeshin te mishruar ne ate qe quhet histori e gjalle, sakrific, dije, guxim, Kosova vete!

No comments:

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe...