Per shembull, ne nje liber te shkruar njeqind vite me pare thuhet, po e parafrazoj: “Politikanet pa ideal per te ardhmen zakonisht zgjedhin te mos merren me problemet e medha me interes te larte per gjeneratat qe vijne, sepse keshtu realizojne qellimet e menjehershme, por rrezikojne te mos mbahen mend per mire.”
E kunderta e kesaj parashikon se politikani filozof dhe vizionar, po e parafrazoj, “... edhe pse ne kohen kur vepron nuk admirohet, perkundrazi perbuzet dhe humbet, nese ideja dhe qellimi i tij realizohet, gjeneratat qe vijne pas dhe qe do te shijojne benefitet e vizionit te tij, do ta kujtojne ate si hero.”
Keto dy parafrazime, qe ne thelb perfaqesojne konceptin qe autori synon t’i percjelle lexuesit te asaj kohe, shikuar sot nga distanca kohore, per mua ne botekuptimin modern, por edhe duke njohur historine qe pason me vone, duken shume prane realitetit te sotem, dhe jo vetem.
Shume interesant jane librat e para nje qind viteve, ...te lóne me gojen hapur disa here! Sigurisht nese lexon me qasje kritike, nese nuk lexon fare, gjasat jane shume te medha kur ndodhin ngjarjet ne kohen tone te ngelish me gishtat n'goje!
No comments:
Post a Comment