"Federalizimi mund te ishte nje zgjedhje e avancuar per statusin e shqiptareve ne Maqedoni, por kete mund ta inicioje vetem nje subjekt qe do ta kete si platforme transparente publike dhe programore kete qendrim, dhe vetem atehere kur per kete ne zgjedhje do te fitoje mbeshtetje serioze popullore me vote demokratike!
Per kete do te duhet elite e re politike qe ne esence e kupton vete konceptin e federalizimit dhe me pas, me ligjerim te drejte politik per zbatim, do te kerkoje dhe do te marre mbeshtetje! Kjo nuk eshte shaka dhe kete nuk mund ta bejne avanturieret ne politike!"
Pasi qe e shkrujta mu desht te reflektoj me thell, sa e sa te tjere para meje e kane deklaruar apo e kane sugjeruar kete zgjedhje!? Kur e mendoj, shume nga ata kane qene edhe me te ditur edhe me te pergaditur, por prape se prape ceshtja ka rrjedhe si ka rrjedhe!
Edhe kur e sugjeroj, "Per kete do te duhet elite e re politike qe ne esence e kupton vete konceptin e federalizimit"! Me trishton dilema qe valle a nuk eshte kuptuar drejt apo nuk eshte dashur te arrihet!? Do kisha dash ta di!
No comments:
Post a Comment