2/22/2026

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe kjo bote vazhdon te egzistoj! Eshte kjo kategori qe ne esence edhe i jep kuptum njerzillekut!

Nuk do te kisha pas guximin te insistoj qe kategoria e njerezve qe nuk jane edhe aq gjymert apo dordhone, qe nuk jane njerez te mire, ama, si ata qe ndihmojne, nuk jane definitivisht!

Ka njerez qe japin nga pasuria, japin nga koha, ka njerez qe ndihmojne me pune, ka nga ata qe qendroj aty ku duhet me shume durim! Ka bujar qe e ndane kafshaten e gojes, e ndane vatanin, te pret e te percjell me shume fisnikri!

Kjo kategori meritoni respekt, meriton mirenjohje! Keta jane heronjet e kohes sone! Ata i dalin me ndihme ati qe eshte i ngushtyar, atij qe eshte ne halle! Epo hallall u qofte! U befshim si ju! Allahu ua shperbleft inshaAllah!

2/21/2026

Njerez te guximshem

Nje dukuri e re (me se paku per mua) keto muajit e fundit qe me bie ne sy shume ne internet eshte, dukshem rritja dhe ngritja e vetedijes tek disa gazetar amerikan, sot influencera, te cilet manifestojn shume hapur nje kritik e ashper ndaj Israelit apo me konkretisht ndaj cionizmit.

Disa prej tyre vite me pare si te punsuar ne mediat amerikane kane qene si shumica mbeshtetes te hapur te politikave amerikan pro Israelite, ama sot ata e pranojne shume transparent se kane qene viktim e indoktrinomit edhe e keq informimit!

Ata sot deklarohen si krishter te devotshem ku ne te njejtin kohe reflektojne se vepritaria politiko-ushtarake e Israelit eshte anti krishtere, anti muslimane, anti njerzore, gjenocidiale etj.

Ne internet sot ne platformat sociale ka shume individ te ketille, me miliona ndjekes ne Instagram, Facebook dhe YouTube! Konkretisht ne YouTube mund te ndiqni gazetarin Tucker Carlson, gazetaren Megan Kelly, influenceren Candace Owens, edhe shume tetjere.

Eshte interesant ndjenja kur i degjon keta individ me cfar elukuence, bindje dhe informacioni po i trajtojne temat qe per pjesen derrmuese te botes "jane tabu"! E pranoj, kur i degjon i admiroj per guximin dhe profesionalizmin. Njerez te guximshem, qe e flasin te verteten! Ne koncept, si musliman te vertet! Pa çka se vetequhen te krishter!

2/20/2026

Vetes ia bejme

Korupcionit nuk vjen nga qielli, ate shkaktojne njerezit ketu ne toke! Ketu njeriu e mashtron njeriun, ketu njeriu e mashtron veten! Ketu ne toke neve joshemi edhe per interes i joshim tjetrit qe ti manipulojme!

Luftrat ndodhin ne toke sepse njerezit lakmohen, mashtrohen, lastohen, behen mendemedhenje! Mendojme se jemi me te mire se njeri tjetri, kerkojme me shume, e kur nuk e sigurojm me pune atehere e arsyetojm grabitjen me dhune, me lufte!

Vuajtjet i shkaktojm vete, padrejtesi i bejm njeri tjetrit, tadhetojme, shpifim, genjejme edhe arsyetohemi per ate çka e bejm ashtu sic nuk duhet! Mbeturinat i hudhim ne rruge, e hame mallin e huaj, krenohemi me harame!

Edhe pastaj ne funf, ankohemi, me sakt ankohemi disa, "pse Zoti i lejon keto dukuri te ndodhin", pse ndodhin vuajtjet, pse ndodhin luftrat, pse ka varferi, pse keshtu e pse ashtu!?

E moret vesh, edhe tregojuni edhe atyre qe i kane keto dilema, ...sepse neve vete ia bejm vetes! InshaAllah keto momente agjerimi ndikojn ne permirsimin tone. Amin!

2/19/2026

Ramazan 2mie1zete6

Kane kaluara per neve disa shume Ramazane, kemi shprehur shume urime, kemi bere shume durime, kemi bere shume lutje, jemi gezuar e jemi merzitur ndoshta, por prap vazhdojm, sepse jeta vazhdon, edhe inshaAllah vazhdojm fuqishem!

Ne kater ramazantet e fundi ketu ne piKpamje jam ndalur edhe kam reflektuar ne menyren sic e mendoja se duhet dhe mundet ne nje platforme si kjo!

Ne vitin 2022 kam evkuar kujtimet nga shkuarja ne haxh 2019! Nje seri shkrimesh per nje muaj rresht e nje udhepershkrimi me nje kronologji narrative dhe me nje qasje kreative! Keto tekste mund te lexohen ne kronologji sepse jane te etiketuara me hashtagun Ramazan '22 (KUJTIME HAXH'19!

Ne vitin 2023 jam ndalur per nje muaj edhe kam reflektuar per kumunikimi me fjalen e Allahut te Madherishem duke u munduar te kuptoj drejt permbajtje dhe duke reflektuar mbi te njejtet! Keto reflektime jane te eriketuar me hashtagun Ramazan '23 (REFLEKTIME)

Ne vitin 2024 kam shenuar lutjet qe shpirtnishte i kam ndier edhe besoj i ndiej akoma te bera per Ramazan kryesisht para iftarit por jo vetem, te cilat jane te etiketuara me hashtagun Ramazan '24 (LUTJE IFTARI)

Ne vitin 2025 ne vazhdimin e aktiviteteve Ramazanore ne tekst e perbere prej dy paragrafe kam shenuar perjetimin ditore autentike, sigurisht i ndikuar nga ambienti Ramazanore por edhe nga perditshmeria e zakonshme, keto mund ti lexoni te etiketuara me hashtagun Ramazan '25 (PERJETIME)

Kete RAMAZAN '26 vazdhojm me kombinimin e te gjithave nga pak, duke u munduar ta ruajm frymen dhe disponimin e Ramazanit por te perditesuar me rrethana e sodit! Agjerim te Lehte!

2/18/2026

Deklarime Historike

Sot ndoqa fjalet perfundimtare te kater te akuzuarve ne gjygjin special ne Hag! Gjykatesi me renditje te parin e thirri Hashim Thaçin e pastaj Kadri Veselin, te tretin e thirri Rexhep Selimin e ne fund Jakup Krasniqin!

Videon qe e shperndajta ne profilin ne fejsbuk e shoqerova me mbishkrimin "keto jane deklarata me peshe historike", per shume arsye, por une e bera per arsyen e vetme qe mendoj se eshte relevante shume! 

Ne kete proces te akuzuarit u ballafaquan me akuza, me te "verteten" e supozuar te atyre qe nuk i idealizojne keta individ, u ballafaquan me te verteten e tyre, u ballafaquan me prokuror e mbrojtes, u ballafaquan me te verteten e vepres se tyre qe ata vete e dine, presin te ballafaqohen edhe me vendimin e gjykates!

Na fjalimet e tyre ata mbajten qendrime burrerore, nuk u distancuan nga te bemat e veta, madje shume nga ato te bema pranuan se do ti kishin bere perseri po te ishte e nevojshme, qendruan tek e verteta e tyre edhe kerkuan drejtesi!

Sot, pavarsisht çka do te sjell e nesermja, keta burra nuk u lekunden edhe u shprehen krenar se kush jane! U shprehen krenar per veten, familjen, popullin edhe mbare Kosoven! Shqiptarine! Burra!

2/17/2026

Kosova Republik

Me rastin e kremtimit te Dites se Pavarsise te Republikes se Kosoves, jane organizuar disa evente apo ngjarje festive per ta shenuar kete dite te madhe historike.

Ne kontekste te rrethanave, sot u organizuan edhe protesta gjithe popullore kunder gjykimit te padrejte qe po zhvillohet ne Hagg, ku me akuza te ndryshme pervec qe gjykohen individ, aty po kompromitohet Lufta e Drejt e UÇK-es!

Kjo me ngjalli ironine e atyre ideve cinike (djallezore) sepse mu kujtua fakti se me cfar insistimi u angazhuan disa individ (politikan, jo me shume se nje qinde veta) per ta themeluar Gjykaten Speciale te ciles po ia shohin sherrin sot! 

Edhe mu kujtua thenja "nje budalla e hudhen nje gure ne bunar, e njeqind te mençur nuk mund ta nxjerin" e sot fatkeqesisht po merr kontekstin tjeter "njeqind njerez e bejne nje budallaki qe as nje popull i tere nuk mund ta zhbejne"!

Por, mu rregull dita kur e pash nje forografi ku Albin Kurti rrinte ulur mes dy burrave te medhenje gjate nje ceremonie, Albini rrinte ne mes Rifat Jasharit edhe Fatmir Sejdiut te cilet dukshem dukeshin te mishruar ne ate qe quhet histori e gjalle, sakrific, dije, guxim, Kosova vete!

2/16/2026

Bashkimi

Dikush me ndonje pervoja nga after dikush ndoshta mund ta kete me te degjume, ama me siguri shumica e dine se njerezit me shume kane prirje te bashkohen kur eshte ne pyetjet interesi dhe perfitimet personale sesa kur kemi te bejne ne ndonje situat tjeter!

Eshte boterishte e ditur qe rasti kur dikush ka vullnetin edhe gadishmerine te kontriboj dicka, me dashamiresi ne bamiresi, rekomandon dhe preferon qe mos behet e madhe, duan te ngelin anonim, qe i bije, edhe ne rastin kur shume individ i bashkone nje qellim i mire, ata teknikisht nuk jane te bashkuar, por jane shume individ te mire qe nuk dihen kush jane ne mes veti!

Por kur bashkohen per interes, atehere bejn namin duke u shitur si te bashkuar, duke mohuar çdo nje vlere tjeter e shoqerise ne emer te bashkimit te tyre per interes!

Por ama nga ky "bashkim" tinzar lere qe shoqeria nuk ka dobi, dobi nuk kane as ata vete!! Nese jane ne hile te bashkuar, sherrin kane per te ia pa çdo nje veprimin qe bejn! Ne keto situata ndoshta shoqerise do ti mungoj lavdi ama mallkimit nuk i shamgen dote ata qe bejn kurthe tinzare!

2/15/2026

T'fala!

Me doli nje video kur shfaqet nje aheng privat si duket, ku kendohet hareshem me çifteli, ku hahet meze e pihet raki. Te hareshem mysafiret bashkekendoj kengen qe jehon zeshem: "...t'fala Parizit e t'fala Brukselit, ...jem ushtar te Kadri Veselit! ...t'fala Parizit e t'fala Brukselit, ...jem ushtar te Ka dri Ve seeee lit!"

Edhe, kamera e kapen njerin se si me pirun ia ngul mezes perpara! Tjerti bon dolli me got, e shumica me duart larte e vete te çuar peshe, kendojn gjithe zemer: "...jem ushtar te Ka dri Ve seeeeeeeeeeeeeee lit!''

Eh! Tash per momentin Kadri Veseli gjindet ne paraburgim ne Hagg, se bashku me shok! Sigurisht te shqetsuar e te merzitur boll para pritjes se vendimit final te keti procesi gjysore! Ne nje kohe kur te vetedishem se si jeta kalon e ata po dergjen ne pasigurin qe i pret, ndersa kendej pari ne Kosove po jehon kenga!

Dikush mund edhe ta arsyetoj me ate thenjen "vaji i burrit eshte kenga", ama une nuk e besoj mo! Per mua kjo eshte demonstrim i egoizmit te tmershem aq shume te kultivuar viteve te fundit ne stilin, "une te jem mire pa tjetra kalon", sa qe ka me dhjetra fakte qe e vertetoj perdite kete! Inporizim ne tragjedi e origjinalitet ne budallaki! T'fala!

2/14/2026

Aktivisti

Aktivisti, Aktivizmi eshte pune e madhe, ne vecati kur behet mbi baza vullnetare, per qelline fisnik dhe per interes publik. Aktivizmi eshte i dobishem edhe kur behet per qellime personale, per shembull, per ta mbajtur veten aktiv fizikish po edhe intelektualisht.

Aktivizem eshte edhe kjo qe po e bej perdit! Perpjekje per te materializuar ne tekst te shkruar idete, qendrimet edhe synimet me qellimin baze, te qendruarit aktiv me veprime te ndrysheme!

Fatekeqesishte ky koncept ne praktik e ka humbur rendesin origjinale te aktivismit dhe te aktivitetit. Gjithe kjo sepse, sot kjo vlersohet veten ateher kur dikush ka ndonje interes konkret nga ti apo nga veprimtaria juaj, per ndryshe cka do qe te bejsh nuk ka rendesi!!!

Sot aktivistin e kerkojne veten qe te shkoj edhe te bej publik, te jep apllauze, te bej llajka ne rrjetet sociale, te bej sher' ne stori! E kerkojne qe ai te mos mendoj, te degjoj, te duroj, mos reagoj! Veten atehere eshte aktivist i mire, per ndryshe "do ta shofe ai"!?

2/13/2026

Dileme!?

Mbrem e shkrujta nje statuse ne facebook ne vazhden e qendrimeve apo interpretimeve politike, ne kontekste te ndrysheme, ne kete rast ne lidhje me 'federalizimi ne maqedoni'!? Citoj statusin e plote:

"Federalizimi mund te ishte nje zgjedhje e avancuar per statusin e shqiptareve ne Maqedoni, por kete mund ta inicioje vetem nje subjekt qe do ta kete si platforme transparente publike dhe programore kete qendrim, dhe vetem atehere kur per kete ne zgjedhje do te fitoje mbeshtetje serioze popullore me vote demokratike!

Per kete do te duhet elite e re politike qe ne esence e kupton vete konceptin e federalizimit dhe me pas, me ligjerim te drejte politik per zbatim, do te kerkoje dhe do te marre mbeshtetje! Kjo nuk eshte shaka dhe kete nuk mund ta bejne avanturieret ne politike!"

Pasi qe e shkrujta mu desht te reflektoj me thell, sa e sa te tjere para meje e kane deklaruar apo e kane sugjeruar kete zgjedhje!? Kur e mendoj, shume nga ata kane qene edhe me te ditur edhe me te pergaditur, por prape se prape ceshtja ka rrjedhe si ka rrjedhe!

Edhe kur e sugjeroj, "Per kete do te duhet elite e re politike qe ne esence e kupton vete konceptin e federalizimit"! Me trishton dilema qe valle a nuk eshte kuptuar drejt apo nuk eshte dashur te arrihet!? Do kisha dash ta di!

2/12/2026

Tallje

Don s'don, politika ditore brutalisht na ben me dije se eshte e dobet, e trishte dhe me pasoja! Ne minimum, na mban vazhdimisht gjalle ankthin e zhgenjimit dhe trishtimin nga pasiguria!

E qarte, pushteti aktual, VMRO si subjekt qe ka mandat te menaxhoje shtetin, e ka te ditur boterisht se ka politika antishqiptare dhe po i implementon demonstrativisht, pak per ego individesh e shume, sipas tyre, per interes nacional.

E paqarte eshte se si ka mundesi qe keta eksponentet tane, te gjithe me radhe, po bien pre e kesaj loje. Besoj jo se nuk e kuptojne, por si ka mundesi qe me kaq neglizhence ndaj politikes ditore te tolerojne shkeljen me dy kembe te cdo gjeje qe ka dinjitet dhe identifikohet si shqiptare.

Protestoj! Protestoj dhe nuk dua te identifikohemi me kesisoj politike, aq me pak me mercenare politike qe po sabotojne thelle edhe ate pak shprese se ndoshta ia vlen te luftohet per nje te ardhme me te mire, se paku per gjeneratat qe vijne! Trishtuese eshte se si tallen me neve.

2/11/2026

Evoluim

Si kalon koha, ashtu sic akumulohen pervojat, ndodhen qe edhe ndryshojne edhe qendrimet qe mund ti kemi pasur ne nje peridhe te caktuar ne kontekstin e kohes!

Kjo besoj duhet te jete edhe normale sepse njeriu eshte qene e gjalle, evuluon edhe per rrjedhoj edhe ndryshon! 

Ai ndryshim me shume gjase eshte i arsyeshem sepse adaptimi edhe instikti per mbijetese eshte i fuqishem! Kjo nenkupton vlersim objektiv i rrethanave edhe ndermarjen e masave konkrete per verprim te metutjeshem dhe mosdorezim.

Prandaj eshte me se normale qe te behet shkeputje apo terheqje nga disa ide apo qendrime te meparshme dhe kapercim i situatave me masa konkrete per te avancuar apo per tu ngrirur ne nivelet qe koha ti kerkon! Te ecet perpara qufishem.

2/10/2026

Betejat vazhdojne

Kjo ceshtja e gjykimit ne Hag te krereve te UCK-se tani me eshte bere nje ceshtje problematike, e cila u zgjat shume. Ne proces u nderruan akuzat, u ngushtuan dhe u tepruan, me pasoja te privimit te padrejte nga liria e te akuzuarve per vite me rradhe.

Mendimi im personal eshte se akuzat jane te pabaza dhe te akuzuarit jane padrejtesisht te mbajtur ne paraburgim. Kosova dhe lufta per LIRI e UCK-se po njollosen me tendence, ndersa drejtesia mungon.

Betejat qe po zhvillohen per te ndalur kete cmenduri dukshem jane te veshtira, por ama shpresa se e drejta me ne fund do te ngadhnjeje nuk po humbet dhe se ne fund ajo do te triumfoje.

Kosova, institucionet e Republikes se Kosoves dhe bartesit e drejtimit te ketyre institucioneve nuk duhet asesi te ndalin mbeshtetjen, qe kjo beteje ne fund te jete e lavdishme, ashtu sic eshte e lavdishme e gjithe qendresa dhe sakrifica.

Por nuk ka dyshim se mesimi duhet marre nga te gjithe, kjo beteje shekullore per krijimit e  shtetit te Kosoves u deshmua se eshte e rende, por ama ndertimi shteteror eshte edhe me i rende. Armiku nuk fle, neglizhimi eshte haram. Durimi eshte i pashmangshem!

2/09/2026

Krahasime

Ironia eshte jashtzakonisht e madhe kur lexoj keto dite qendrimet politike, ashtu sic jane perceptuar para njeqind viteve, te ndertuara ne nje shoqeri te ndryshme nga e jona, ne nje kohe nga e cila sot e gjithe bota distancohet, dhe megjithate sa te ngjashme dhe brutalisht te verteta duken ende sot.

Per shembull, ne nje liber te shkruar njeqind vite me pare thuhet, po e parafrazoj: “Politikanet pa ideal per te ardhmen zakonisht zgjedhin te mos merren me problemet e medha me interes te larte per gjeneratat qe vijne, sepse keshtu realizojne qellimet e menjehershme, por rrezikojne te mos mbahen mend per mire.

E kunderta e kesaj parashikon se politikani filozof dhe vizionar, po e parafrazoj, “... edhe pse ne kohen kur vepron nuk admirohet, perkundrazi perbuzet dhe humbet, nese ideja dhe qellimi i tij realizohet, gjeneratat qe vijne pas dhe qe do te shijojne benefitet e vizionit te tij, do ta kujtojne ate si hero.

Keto dy parafrazime, qe ne thelb perfaqesojne konceptin qe autori synon t’i percjelle lexuesit te asaj kohe, shikuar sot nga distanca kohore, per mua ne botekuptimin modern, por edhe duke njohur historine qe pason me vone, duken shume prane realitetit te sotem, dhe jo vetem.

Shume interesant jane librat e para nje qind viteve, ...te lóne me gojen hapur disa here! Sigurisht nese lexon me qasje kritike, nese nuk lexon fare, gjasat jane shume te medha kur ndodhin ngjarjet ne kohen tone te ngelish me gishtat n'goje!

2/08/2026

Hajde prap

Hajde prape! Do te kisha dashur ta shuaja kureshtjen time nese, per keto dy a tri dekadat e fundit, ka ekzistuar nje individ i cili ka pranuar te ushtroje nje funksion publik me qellimin e vetem per ta avancuar nje ceshtje qe eshte ne interesin tone kombetar ne Maqedoni.

Nuk do te kisha guximin te insistoj se nuk ka pasur, por, ne horizontin qe kam une, asnje nuk me vjen nder mend. Prandaj, do te ishte nje mision fisnik qe, nese njihet ndonje i tille, ta dime te gjithe dhe, si te tille, ta nderojme dhe t’i jemi falenderues per sherbimin e tij.

Sepse, ne te kunderten, do te mbetet pershtypja se fare, fare nuk kemi qene aty per ndonje ceshtje serioze dhe te arsyeshme, por thjesht kemi pasur kukulla, aq shume te perfolura dhe te kritikuara me lloj-lloj epitetesh fyese nga neve vete dhe nga te tjeret.

Hajde, bashkerisht, ta konstatojme njehere e mire, ta pranojme faktin se ku jane dobesite tona, te bejme vetekritike, te kerkojme falje dhe ta mbeshtesim me gjithcka gjeneraten e politikaneve qe do te na kthejne dinjitetin, te zhveshur nga skemat, epshi dhe ambiciet e shthurura qe na moren ne qafe! Hajde prape… prej fillimit

2/07/2026

Mendo shqip or tej!

Perdorimi i gjuhes shqipe ne nivel zyrtare ne institucionet ne Maqedoni qe njezet vjet e teper eshte bere nje histori e perseritur, aq shume sa qe e ka humbur seriozitetin e nevojshem kur eshte trajtur po edhe kur trajtohet sot e kesaj dite akoma!

Nje dilem serioze e kam, si qytetar shqiptar, sa seriozisht neve kete çeshtje e kemi pasur (e kemi) prioritet!? Pervec anes shume te nevojshme praktike, a e kuptojm mire ane tjeter edhe me te nevojshme ideologjike dhe patriotike!?

A e kuptojm qe rendesia e kesaj çeshtje, çeshtjes se zyrtarizimit praktik te gjuhes shqipe, te shkruar dhe te aplikuar ne nivel zyrtare do te nenkuptonte avancim serioz i kapaciteteve shteteformuese tonat dhe me ate partner serioz i shqiptareve ne relevencen e shtetit te Maqedonise se Veriut.

Kjo do te nenkuptonte, vizion, synim dhe realizim te objektivave shekullore te shqiptareve ketu dhe kudo qe jane! Ama kjo nenkupton qe, nese nuk jemi ne kete nivel te definuar me larte edhe nese jemi ne nivelin e sodit ku ankohemi qe kjo çeshtje ka ngecue, atehere nenkuptohet se nuk jemi aty ku duhet te jemi, kemi ngecue seriozisht, prandaj mendo shqip or tej! Pastej seriozisht vepro!

2/06/2026

Perkujtim

Sot e xhumá, dite prej diteve qe konsiderohet festa e javes! Nuk e di nese çdokush e ndjen si te tille, por gjithe ata qe vendosin te shkojne ne xhami sigurisht e ndjejne si dicka qe duhet ti jepet vemendje, edhe vine ne xhami!

Ka nga ata qe nuk vine edhe me siguri mbajn qendrime  me te cilin e arsyetojne veten per mos ardhje! Edhe pse te njejtet e pranojne publikisht, besoj edhe e deshmojne se jane musliman! Eshte interesant kjo dukuri!

Nuk do kisha dash aspak te bej krahasimi mes asnje pale, pavarsisht si ndjehen, cfar qenrimesh mbanje apo edhe çka ne fakt jane! Jane ose nuk jane musliman!?

Shkurt, do te doja vetem te vecoj faktin, qe sot, ne nje moment e ndjejta edhe e kisha arsyen reale se perse ia vlen te shkohet ne xhami per "ta degjuar hoxhen"! Edhe une ndoshta si shume te tjere, me sherrin qe kam, ndodhen qe shpesh manifestoj verejtje, paragjykoj edhe reagoj, por sot, edhe pse temat zakonisht per neve qe kemi hyre ne nje moshe duken te perseritura, apo i konsiderojm te njohura, prap se prap, ne nje moment, ne nje kontekst, ai perkujtimi qe behet gjate ligjerimit, te bene te mendojsh, te bene te ndjeshm momentin edhe ne fund te bene te thuash AMIN kur thuhet lutja edhe te FALEMENDEROJSH kur perkujtohen miresit!! Elhamdulilah!

2/05/2026

Kermilli

Po ky fenomeni i neveritshen, kur ti bisedon me dikend ne kater sy, ne nje bised private, ne besim, apo konfidenc qe thuhet! Nje bisede ne mes dy personash, duke u dakorduar apo jo, per cfar do qellimin, ndahesh prej aty, edhe kur del jashte, ai tjetri fillon e shperfaqe biseden tende, e bene publike!

E bene publike, ne emer te konfidences, duke thene "mos permendim emra" e shperfaqe ate, e zbulon, aludon qarte se per biseden me ty e ka! Bene mizivirllek, ashiqare e shtremberon biseden, ty te zhgenjen, a publiku nuk ka dobi fare.

Nuk e dine pse e ben!? Dukshem te tradheton, distancohet nga ty, publikisht e bene me dije se nuk te don, nuk pajtohet me ty edhe te perqeshesh!

I njeti pastaj kur te takon ne privat prap, shtiret se ne nderkohe nuk ka ndodhen asgje, asgje as nga plani qe keni bere, as nga biseda qe keni zhvilluar edhe zero nga konfidenca! Vjen edhe te qeshen ne fytyre, te perqeshen pas shpine te degradon publikisht! Vazhdon kermill, ligushi jeton fuqishem, ...pih!

2/04/2026

Rishikim

Ajo çka ndodhen ne Amerik me publikimin e matrialeve kompromitiese te Epstejnit per gjeneraten tone por edhe ne histori ne pergjithsi eshte e pa pare, nuk do te kisha thene e pa ditur, ama e papare deri me tani, po!

Shfaqja e vazhdueshme ne internet e ketyre pamjeve ne video, forografive edhe shume dokumneteve tjera, fakti qe jane publike dhe lehte te gjurmueshne ne faqen e Departamentit te Drejtesise, e bene edhe me te pabesueshme situaten! Sepse sekush mund te gjermoj ne kahjen qe deshiron edhe informacionit ti jep kontekstin qe ka interes!

Gjithe kjo behet e tmerrshme sepse ngjallen dyshimin se ky lloj skenari eshte perhapur gjithandej! Ne çdo vend i bije se ka patur nga nje Epstein, ne çdo vend ka patur monstra, shantazhuese edhe te shantazhuar! Edhe per kete dí dhe folen sekush, çdokund!

Te gjithe tmerrohen, sigurisht me se shumti viktimat! Neverija dhe mosebesimi rritet çdo dite e me shume! Kur mendohet se shume nga keta aktore kane qene dhe jane ne majen e pushtetmbajtes, kjo ngren dyshimin se do te mund te mungoj drejtesia, do te humb kuptimin njerzia, etj.

Rezluton qe gjithecka duhet te rishikohet, rimendohet edhe te riorganizohet! Duhen te ridefinohen parimet, konceptet, termet, se cka eshte suksese, cka eshte pasuri, cka eshte pushtet, cka eshte etik, ... etj etj!? Nuk eshte shaka!

2/03/2026

Shpansko sello

Dje te bankomati ku terhiqen pará aty pran ishte duke prit nje njeri! Sa mora te afrohem, mu afrua edhe ai mua, edhe me nje maqedonishte gjysmake mu drejtua: "...a mozhesh da mi pomognesh, za mene shpansko sello ova!" E kuptova qe ishte shqiptar, nuk fola, kreva pune, u afrua edhe ai, ma dha kartelen, i thash: "bene PIN-n", ...btw 1122 e kishte! E mori penzijen 11500 den, deshti te me jep 100 den, i thash "leje kete pune, a te duhen hala"! Qeshi, u qeshem, shkoj!

Sa u ndajta kur mora te hy ne vetur, mu kujtua se nje dite tjeter te ne nje market, nje shitse, nje vajz e re me foli maqedonisht, aty per aty mu kujtua nje rast tjeter po ashtu ne nje market kur nje zonje shiptare me foli maqedonisht! Me vete thash "a çaç dukem!?"

Leje, mu kujtua kur shkonte Zaevi ne kampanje aso kohe kur e pritnin ne katundet shqiptare, ashtu rresht, burra t'mdhej, si petkagji, kur ia shktrongonin doren me dy dore edhe ashtu me ngrusje shpine e ulje koke ne shenje respekti po e nderonin, sigurisht i folnin maqedonisht!

Me kaploj zemerimi kot, jo se nuk e di, gjithe keshtu e kemi çu ne kete vend, inferior, te margjinalizur, pa mundesi, pa dinjitet, sepse dinjitetin na shiten puthadoret, servilat, e mediokret! ... ah be gospodine!? ... taka na taka!

2/02/2026

Fajllet e Epstejnit

Kush e din e dine, se keto dite ne Amerik behen te qaseshme per publikun matrialet te cilat ishin grumbulluar dhe ishin konfiskuar si deshmi kunder Xhefri Epstain, i akuzuar edhe i denuar per abuzim seksual edhe pedofili! Zyrtarisht mendohet se ai "vdiq" ne vitin 2019!

Histori ne vete eshte procesi i gjykimit dhe fati i tij personal, ajo qe keto dite bene buj eshte perbajta e dosjes, gjegjesisht matrialet qe gjinden aty mbrenda, forografi, dokumente, video, korespondenca me e-mail etj. Gjitha keto te njohura me nje emer "Epstain file's"!

Aty mbrenda ska çka ska, pamje ekslicite, abuzive, kompromitiese, torturuese, shantazhuese, kercnuese etj! Ká pedofili te hapur, abuzime seksuale etj! Te gjithe keto hapin çeshtjene qe trishton Amerika, hapin çeshtjen e trafikimit me femija te mitur, mashtrime dhe shantazhimin e figurave te njohura publikë te cilet kane qene pashkepjesmares ne aktivitetet e dyshimta te Epstain-it!

Njohesit e rrethanave, qarte e bejne me dije se gjithe kjo ne kohen e vet ka qene nje rrjet i persosur qe ka funksionuar si kurth per figura e njohura ne vecanti te atyre me rol ne politik, deri te presidenti i SHBA-ve por edhe shume figurave te tjera te njohura!

Ajo qe nxiten reagime eshte fakti se raliteti ka qene trishtues, deshmon qe te gjithe keta njerez kane qene realizator dhe bashkepjesmares ne keto aktivitete skanadaloze dhe se e verteton sa sa e kompromituar ka qene skenar politike ne Amerik dhe se gjithe kjo ka qene e reflektuar direkte aty ku keta njerez kane patur ndikim! I bije, pa perjashtuar edhe Ballkanin!

2/01/2026

Propagandista

Ne manualet e atyre qe parashikojne fuqin e propagandes, e ne vecanti te atyre qe jane me mendesi diktatoriale, ne bindjen e tyre masat (populli) qe jane targeti kryesor per ta bindur, apo me sakte per ta manipular, sipas tyre populli eshte "i trash", "nuk mendon", "nuk kupton" etj.

Ata sugjerojne qe "mjafton popullit ti thuhet nje çeshtje, edhe nese ia perseriten disa here, vazhdueshem, ai (populli) bindet kollaj, ne fillimi dyshon, por pastaj e beson, ...sepse nuk mendon!"

Fatkeqesish egzistojne raste ku kjo konkluze e tyre, ky rekomandim i eksperteve edhe mund te vertetohet se ka funksionuar! Zakonisht ka funksionuar tek shtetet diktatoriale, ku ideologjia perkatese ne ate shtet si energji kryesore i ka pas veglat e propagandes! 

Kjo paralele edhe sot e kesaj dite katekeqesisht syhohet dhe perdoret edhe atehere kur genjeshtra edhe mashtrimi, hilja edhe tradhetia jane aqe te dukshme sa vaji mbi uje! Edhe sot ka nga ata qe mendojm se populli nuk kupton, se populli lehte mashtrohet, se turma udhehiqet nga emocionet dhe nga arsyja! ...edhe vazhdojn te besojne edhe me tutje!

Hallall u qofte!

Njerezit qe ndihmojne ata qe jane ne nevoj, ata  jane njerezit me te mire! Kjo kategori e njerezve besoj se jane shkaku pse edhe...