12/20/2023

POTEMKIN

Ne politike dhe ekonomi, perdoret shpesh termi fshati i Potemkinit! Behet fjale per nje ”FSHATE” figurativ qellimi i te cilit eshte apo ka qene te siguroje nje fasade te jashtme per “nje situate”, per t'i bere njerezit te besojne se  gjendja eshte me e mire se ajo qe eshte.

Termi vjen nga tregimet e nje fshati “mobil” te rreme te ndertuar nga Grigory Potemkin, ish-dashnori i perandoreshes Katerina II, i cili jepte urdhra qe te ndertohet nje fshate i improvizuar vetem per t'i bere pershtypje Perandoreshes per, gjoja nivelin e larte te mireqenjes qe “egziston ne popull” gjate udhetimit te saj ne Krime ne vitin 1787. Historianet moderne pajtohen se rrefimet per kete fshat “mobil” jane te ekzagjeruara deri ne nje far mase ne kontekste te ndryshme. 

Historia origjinale ishte se Potemkin ngriti vendbanime te rreme te imptovizuar pergjate brigjeve te lumit Dnieper per ti bere pershtypje perandoreshen ruse dhe mysafireve te huaj. Strukturat e fshatit do te çmontoheshin pasi te kalonte ekspedita e vizitoreve qe me pastaj “fshati” te ri-montohej me tej pergjate rruges per t'u pare dhe admiruar perseri.

Grigory Potemkin ishte nje minister dhe dashnor i perandoreshes ruse Katerina II.Pas aneksimit rus te Krimese ne 1783 nga Perandoria Osmane dhe likuidimit te Kozakeve, filloj “periudha Rusia e Re”, Potemkin u be guvernator i rajonit. 

Detyrat kryesore te Potemkinit ishin te qetesonte dhe rindertonte vendin duke sjelle kolone ruse. Ne vitin 1787 nje lufte e re do te shperthente midis Rusise dhe Perandorise Osmane, Katerina II, me oborrin e saj dhe disa ambasadore, beri nje udhetim te paprecedente gjashtemujor ne "Rusine e Re". Qellimi i ketij udhetimi ishte te bente pershtypje tek aleatet e Rusise para luftes per te sensibilizuar opinion nderkombetare. Per te ndihmuar ne realizimin e kesaj idej dinake, thuhej se Potemkini kishte ngritur "fshatra te levizshem" qe ngelen si sinonim i njohur fshatrat e Potemkinit.


No comments:

FIFA