12/02/2023

DJALLEZOR

Edhe nje rast tragjik qe tronditi trojet po terhoqi vemendjen e opinionit te gjere, duke ndjellur plot habi, neveri, zhgenjim, keqardhe e cka mos tjeter. I trishtueshem lajmi per nje plan-komplot i cili perfundojm me vrasje me paramendim.

Per aktualitetin, nenkuptohet se behet fjal per vrasjen e nje gruaje te re, nene e dy femijeve nga nje vrases me pages ne nje "tentim grabitje", doli te jete i inskenuar nga vete burri i saj i cili kishte paguar vrases me qellim eliminimin fizik te gruas te vete!

Raste makaber pa dyshim, raste qe ngriti shume pyetje dhe neveri te pa imagjinueshme se si, dhe cka krejt mund te kete çuar deri te motivi qe te inskenohet nje ngjarje e ketill mizore.

Sigurisht motivet dhe shkaqet mund te jene te shumta, por gjithsesi privat dhe te natyres qe aspak mund te mos i interesoj e aq me pak te arsyetohen nga opinioni publik i cili pastaj kyqet per pasoj dhe gjithe ngjarjen e bene ekstra tragjike duke i dhene dimesione perplot spekulime. Dhe si zakonisht publiku do ta perfundoj me ngushllime familjes e familjaret te merzitur.

Por ky rast per mos me qene makaber vetem per faktin tragjik, behet i neveritshem edhe i trisht qe "personi ne fjale", "burri" i viktimes, krimineli, vrasesi, doli se eshte tip si shume tipa tjere qe jane ligavec, intrigante, mashtrues, e cka mos tjeter, si dikush qe sorollatet rreth e rrotull ne mesin tone, si dikush i zakonshem, i afte, i zoti, djale i mire e i sukseshem, ...thjeshte doli se eshte tjeshte monster, kriminel.

Tipi u pa after i fotogafuar me personazhet me te rendesishem te skenes ne Kosove, u pa afer Bexhet Pacollit, afer Hashim Thaçit, afer Edi Rames, afer Albinit, ...thjesh nje dinaka qe mashtron edhe eshte vrases ndersa ne shoqeri ka "vlejte" i "sukseshem",  ... mos Allah. Djallezor!

No comments:

FIFA