12/31/2023

FUND I VITIT

Me kete post do ta permbyllim formalisht vitin kalendarik 2023 edhe ketu tek blogu piKpamje, pas nje viti te tere me shkrime te perditeshme (blog post) me vizatime (instantArt) si dhe ne muajin e fundit dhjetor me stripa (instantStrip)!

Ishte nje vite i fryteshem per nga kreativiteti dhe veprimtaria (krijimtaria), qe shume lehte eshte e navigueshme dhe ne dispozicion te gjithesecilit qe do te kete rastin ti rikthehet kurdohere ketu tek blogu piKpamje!

Tani me dy vite radhasi 2022-2023 per cdo dite eshte mbajtur nje ritem ku kemi publikuar piKpamje personale per cfardo lloj teme apo motivi! Gjithmon, sic e kam permendur edhe ne raste tjera jam mundur te jem korekt pse jo edhe i dobishme maksimum.

Pa dasht qe extra kete post ta shendroj ne nje ngarkese shtese per diken qe do ta lexoj edhe kete shkrim, me duhet ta theksoj qe aktiviteti me shkrimet dhe instantArtet do te reduktohet dukshem, me shpres qe nuk do te hiqen plotesishte sepse shpresoj se kemi akoma per te thene!

Projekti me i ri instantStrip shpresoj te vashdoj me nje ritem te paramenduar, perdite nga nje strip, ndoshta edhe me shume se nje, por kesaj radhe vetem per aq kohe sa do ta vlersojm te arsyeshme, duke mos vedosur ndonje qellim apo afat paraprak.

Shihemi ne vitin 2024 ... inshaAllah!


No comments:

FIFA