12/09/2023

MONGOL

Mongolet, nje popull i lashte dhe i misterioz, kane lene nje ndikim te thelle ne historine dhe kulturen e Lindjes se Mesme. Per here te pare dalin ne skenen historike ne shekullin 13, nen udheheqjen e Xhengis Khanit. 

Me nje strategji ushtarake te jashtezakonshme, ata krijuan nje perandori te gjere qe shtrihej nga Kina deri ne europen Lindore. Kjo periudhe, njohur si Imperia Mongole, ka lene nje ndikim te jashtezakonshem ne rrjedhen e historise me pastaj.

Gjuha dhe kultura mongole reflektojne nje lidhje te ngushte me natyren dhe pershtatjen ndaj mjedisit te tyre te veshtire. Jeta nomade ishte nje pjese e jetes se tyre, duke i dhene atyre aftesine per te adaptuar shpejt ne kushte te ndryshme klimatike dhe gjeografike. Traditat e tyre, perfshire muziken, veshjen dhe kujdesin ndaj kuajve, dhe ne vecanti artit te luftes tregojne per nje identitet te forte karakteristik per mongolet.

Megjithese periudha e madhe e tyre sunduese ka kaluar, mongolet vazhdojne te jene nje komb i rendesishem ne skenen e interpretimit te historise sidomos per boten islame por edhe historise globale ne pergjithesi.

Ka disa anegdota (qe me gjase jane e fakte) qe transmetohen e qe me kane bere mua pershtypje qe tregojn nje rendesi te vecante per faktorin mongol! E para thenja e Xhengis Khanit: “...jam i derguar i Zotit si denim per ju (muslimanet)”, …si thenja e Hulagu Khanit pasi pushton Bagdadin kur e mbyten Halifen me arin e grumbullur duke i thene: “...ta kishe shfrytezuar arin (pasurine e shtetit) qe ke grumbulluar per te organizuar popullin dhe ushtrine neve nuk do te mund ti afroheshim Bagdadit, por ti e ke grumbulluar per lakmi, tani gulfatu ne ate!!!" … epo he, edhe mongoleve u erdhi radha edhe nga ata ka cka me mesuar.

No comments:

FIFA